Teoria e brezave në shoqëri! Si lindën termat e sotëm, nga Brezi i Humbur tek Brezi Beta - Business Magazine Albania

Teoria e brezave në shoqëri! Si lindën termat e sotëm, nga Brezi i Humbur tek Brezi Beta

Nga Geron Kamberi*  -Secili ka nga ne ka patur një moment në jetën e tij që ka shqiptuar frazën  “ brezi ynë ishte ndryshe nga ky brezi i sotëm ,, apo si brezi i prindërve tanë nuk vjen më !“  . Këto fraza që shqiptohen shpesh në mënyrë krenarie apo ankese përkundrejt krahasimit me brezat e sotëm apo me një llloj dyshimi për brezat që do të vijnë,  i ka shtyrë njerëzit drejt një diskutimi herë  akademik dhe herë  social . A mund të përkufizohet e karakterizohet me disa cilësi një brez që i përket një periudhe të caktuar kur ka lindur  ka krijuar identitetin e tillë nga lindja deri në moshën e pjekurisë , për të vazhduar më pas rrjedhën e jetës ….Emërtimi të tilla si Brezi X , Brezi Y,  apo edhe Brezi i Humbur janë bërë tashmë pjesë e ligjërimit publiK dhe tregojnë për një lloj karakterizimi. Në fakt nuk është e lehtë të përkufizosh një brez, por gjithsesi rrethanat historike,  ekonomike e politike e të zhvillimit të teknologjisë e përcakton deri diku  identitetin e një brezi.

Teksa jam përpjekur të jap një histori të shkurtër të ketë emërtime, ajo që na mbetet të kuptojmë nga historia  është se  brezat trashëgojnë dicka nga brezat e mëparshëm,  por në thelb është ndryshimi që i dallon ato , i prodhuar nga rrethanat që janë pjesë e jetës….

TEORIA E BREZAVE NË SHOQĒRI E WILLIAM STRAUSS DHE NEIL HOWE

Teoria e brezave Strauss-Howe, e krijuar nga dramaturgu e lektori amerikan William Strauss( 05.12.1947-08.12.2007) dhe Neil Howe(21.10.1951), përshkruan një cikël brezash të përsëritur të teorizuar në historinë amerikane dhe perëndimore. Sipas teorisë, ngjarjet historike shoqërohen me persona  që u përkasin brezave (arketipe). Çdo personazh i një brezi të caktuar  përjeton një epokë të re , të quajtur  kthesë,  e cila  zgjat rreth 21 vjet, ku zhvillohet një mjedis i ri social, politik dhe ekonomik. Këto zhvillime ndodhin  dhe janë  pjesë e një “saeculum” më të madh ciklik, pra një jetë e gjatë njerëzore, e cila zakonisht zgjat mesatarisht rreth 85 vjet Teoria thotë se një krizë përsëritet në historinë amerikane pas çdo saekulumi, e cila pasohet nga një rimëkëmbje ku institucionet dhe vlerat komunitare janë të forta.

Në fund të fundit, arketipet e cdo brezi pasardhës sulmojnë dhe dobësojnë institucionet në emër të autonomisë dhe individualizmit të brezit, gjë që përfundimisht krijon një mjedis politik të trazuar që krijon kushtet për një krizë tjetër. Studiuesit amerikanë William Strauss( 05.12.1947-08.12.2007) dhe Neil Howe(21.10.1951) hodhën bazat për teorinë e tyre të brezave me botimin  në vitin 1991 të  librit të  tyre Brezat: Historia e të  Ardhmes Amerikane , nga 1584 deri në 2069 ( Generations: The History of America’s Future, 1584 to 2069 (1991), . Në këtë libër ata trajtojnë historinë e Shteteve të Bashkuara si një seri biografish brezash që nisin që nga viti 1584.

Lexo edhe: Editorial: Shqipëria… e brezit që po vjen!

Në librin e tyre Kthimi i Katërt ( Fourth Return 1997), autorët e zgjeruan teorinë për t’u përqëndruar në një cikël të katërfishtë të llojeve të brezave e mjedisit ku ata jetojnë, në mënyrë që të përshkruajnë historinë e SHBA.Megjithatë këta autorë kanë analizuar prirjet e brezave  gjetkë në botë dhe kanë përshkruar cikle të ngjashme në disa vende të zhvilluara.Megjithatë, teoria e tyre është ndeshur me kritika lidhur me mungesën e provave rigoroze empirike për hipotezat  e tyre, si dhe në pikëpamjen e autorëve se grupimet e brezav janë më të fuqishmr se grupimet e tjera shoqërore, si klasa ekonomike, raca, seksi, feja dhe partitë politike. Megjithatë, Strauss dhe Hoëe  kanë theksuar  se nuk ka kufij të saktë brezash  por ato janë përpjekur të bëjnë një klasifikim por shpejtësia e zhvillimit të cdo brezi nuk mund të parashikohet. Autorët i kanë krahasuar gjithashtu ciklet e ndryshimit të brezave me stinët, të cilat  vijnë herët a vonë.

1.BREZI I HUMBUR –LOST GENERATION(TË LINDURIT MES VITEVE 1880-1900)

Brezi i Humbur ( Lost Generatio)nishte grupi demografik që arriti moshën madhore të hershme gjatë Luftës së Parë Botërore . Brezi social përgjithësisht përkufizohet si njerëz të lindur nga 1880 deri në 1900, të rritur në vitet 1900 ose 1914 dhe ishin brezi i parë që arriti pjekurinë e moshës në shekullin e 20-të. Termi përdoret gjithashtu veçanërisht për t’iu referuar një grupi shkrimtarësh emigrantë amerikanë që jetonjn në Paris gjatë viteve 1920.  Shkrimtarja amerikane Gertrude Stein (03.02.1874-27.07.1946) besohet se ka shpikur këtë term  që më pas u popullarizua nga Ernest Hemingway(21.07.1899-02.07.1961), i cili e përdori atë në epigraf për romanin e tij të vitit 1926  Edhe Dielli Lind(The Sun also Rises).

Në vazhdën e Revolucionit Industrial, pjesëtarët e Brezit ë Humbur ( Lost Generation) u rritën në shoqëri që ishin më të shkolluara, konsumatore me shumë gazeta, por të cilat gjithashtu prireshin të ruanin vlera shoqërore rreptësisht konservatore. Të rinjtë e këtij brezi u mobilizuan në masë për Luftën e Parë Botërore, një konflikt që shpesh shihet si momenti përcaktues i jetëgjatësisë së grupmoshës së tyre. Gratë e kwtoj brezi gjithashtu kontribuan dhe u prekën nga lufta, dhe pas saj fituan liri më të mëdha politikisht dhe në fusha të tjera të jetës. Brezi i Humbur ishte gjithashtu shumë i ndjeshwm ndaj pandemisë së gripit spanjoll( 1915) dhe u bë forca shtytëse pas shumë ndryshimeve kulturore, veçanërisht në qytetet e mëdha gjatë asaj që u njoh si Të Zhurmshit e viteve 1920 ( Roaring Twenties).Më vonë në mes të jetës së tyre, ata përjetuan efektet ekonomike të Depresionit të Madh dhe shpesh panë  fëmijët  tu largoheshin për në fushëbetejën e Luftës së Dytë Botërore. Në botën e zhvilluar, ata prireshin të arrinin pensionin dhe jetëgjatësinë mesatare gjatë dekadave pas konfliktit, por disa  mbijetuan përtej këtyre vitevre . Termi”Brezi i Humbur” përdoret për të rinjtë që u rritën rreth kohës së Luftës së Parë Botërore.

Në Europë, ata njihen kryesisht si “Brezi i 1914″, për vitin që filloi Lufta e Parë Botërore. Në Francë, ata quheshin ndonjëherë Brezi i Zjarrit (  Génération du Feu,)”. Në Mbretërinë e Bashkuar, termi u përdor fillimisht për ata që vdiqën në luftë, dhe shpesh i referohej në mënyrë  viktimave të klasës së lartë që perceptoheshin se kishin vdekur në mënyrë te shperpjestuar, duke i grabitur vendit  eliten e ardhshme.Shumë menduan se lulja e rinisë dhe njerëzit më të vyer kishin humbur jetën në këtë luftë duke përmendur , për shembull, viktima të tilla si poetët angleze Isaac Rosenberg(25.11.1890-01.04.1918), Rupert Brooke(03.08.1887-23.04.1915), Edward Thomas(03.03.1878-09.04.1917) dhe Wilfred Owen(18.03.1893-04.11.1918), kompozitori George Butterworth(12.07.1885-05.08.1916) dhe fizikani Henry Moseley.(23.11.1887-10.08.1915)

2.BREZI MË I MADH –GREATEST GENERATION (TË LINDURIT MES VITEVE 1901-1927)

Brezi më i madh, i njohur gjithashtu si G.I. Brezi dhe brezi i Luftës së Dytë Botërore, është përgjithësisht përkufizon njerëzit e  lindur nga viti 1901 deri në 1927. Ata u formuan nga Depresioni i Madh dhe ishin gjenerata kryesore që kompozoi forcat e renditura në Luftën e Dytë Botërore. Termi  Brezi më i Madh( Greatest Generation)  u përdor  në vitin 1953 nga gjenerali i ushtrisë amerikane James Van Fleet(19.03.1892-23.09.1992),   kishte dalë në pension pas shërbimit të tij në Luftën e Dytë Botërore dhe drejtoi trupat amerikane  në Luftën e  Koresë., të cilat i karakterizoi në Kongresin Amerikan se brezi më i madh i amerikanëve që kemi prodhuar ndonjëherë.Termi  u popullarizua nga libri Greatest Generation  gazetarit amerikan Tom Brokaw(06/02.1940) që përshkruan  amerikanë të këtij brezi që u rritën gjatë Depresionit të Madh dhe vazhduan të luftonin në Luftën e Dytë Botërore, si dhe ata që kontribuan në  SHBA për luftën,Brokaw shkroi se këta burra dhe gra nuk luftuan për famë apo njohje, por sepse ishte Ky grup quhet edhe “Gjenerata G.I.( G.I Generation)  dhe “Brezi i Luftës së Dytë Botërore”. ( Second World War Generation) .Ata gjithashtu përjetuan pjesën më të madhe të rinisë së tyre me inovacion të shpejtë teknologjik ku u shpik radio, telefoni, makina ashtu si edhe nivele në rritje të pabarazisë në të ardhurat në mbarë botën dhe një ekonomie në  zhvillim.Pasi tregu i aksioneve u rrëzua në vitet 1930, ky brez përjetoi trazira të thella ekonomike dhe sociale. Pavarësisht vështirësive letërsia, artet, muzika dhe kinemaja në periudhën e këtij brezi  lulëzuan. Ai përjetoi  atë që gjithashtu  quhet  si “Epoka e Artë e Hollivudit” ku një numër zhanresh të njohura të filmit, tërhoqën audiencë masive. Depresioni i Madh në vitet 30 gjithashtu ndikoi shumë në letërsi, Nga ana tjetër në muzikë lindën rryma të reja si xhazi, bluzi . Vecanërisht rryma swing jazz në SHBA u bë jashtëzakonisht popullore për  pjesëtarët e këtij brezi. Termi  Brezi që Lëkundet ( “Swing Generation”) u përdorur gjithashtu për të përshkruar këtë brez për shkak të popullaritetit të kësaj muzike në epokën e këtij brezi bashkë me popullaritetin e  radios.

3. BREZI I HESHTUR/TRADIONALIST – SILENT/TRADIONALIST GENERATION- 1928-1945)

Brezi i Heshtu( Silent Generation), i njohur gjithashtu si  Brezi Tradicionalist ( Traditinalist Generatiomn) përfshian ata njerëz të lindur nga 1928 deri në 1945. . Revista Time përdori për herë të parë termin “Brezi i Heshtur”( Silent Generation)  në një artikull të 5 Nëntorit 1951 të titulluar “Brezi i ri”,( Younger Generation)  “.Në Shtetet e Bashkuara, Depresioni i Madh i viteve 1930 dhe Lufta e Dytë Botërore në fillim deri në mes të viteve 1940 shkaktuan që njerëzit të kishin më pak fëmijë dhe si rezultat, brezi është relativisht i vogël.Në këtë brez  përfshihet shumica e  atyre të rinjve amerikanë që luftuan gjatë Luftës së Koresë(25.06.1950-27.07.1953).

Me ardhjen e  epokës e pasluftës,  Brezi i Heshtur apo Silentët nganjëherë karakterizoheshin si të tillë për shkak të prirjes drejt konformitetit dhe tradicionalizmit, si dhe përbënin “shumicën e heshtur” Megjithatë, është vërejtur se individë nga ky brez përbënin formimin e udhëheqjes së lëvizjes për të drejtat civile dhe  asaj që njihet si kundërkulturë( Underground culture)  së viteve 1960, dhe ata që krijuan  muzikën  rock and roll të viteve 1950 dhe 1960.Në Mbretërinë e Bashkuar, Brezi i Heshtur( Silent Generation)  jetuan kohë begati individuale si të rinj, trazira ekonomike në moshën e mesme dhe qetësi relative në jetën e mëvonshme. Sixtiers është një grupmoshë e ngjashme në Bashkimin Sovjetik, edukimi i të cilëve ishte gjithashtu i ndikuar shumë nga problemet e mesit të shekullit të 20-të. Për këtë brez në Australi u përdor termi “Ndërtuesit”( Builders). Brezi i Heshtur”(Silent Generation) përdoret gjithashtu për të përshkruar një grupmoshë të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar, por ndonjëherë është përshkruar si një referencë ndaj disiplinës së rreptë të fëmijërisë, e cila i mësonte fëmijët të shikonin por të mos dëgjonin

Lexo edhe: Çfarë do të thotë nisma “Dyfisho ndërmarrjen tënde” për bizneset e vogla dhe të mesme

4.BREZI I BUMIT TE LINDJEVE-BABY BOOMERS GENERATION( TË LINDURIT MES VITEVE1946-1964)

Brezi i Bumit të Lindjeve ( Baby Boomers Generation) apo sic njihet shkurtimisht si  boomers, janë  individët e atij brezi që lindën nga viti 1946 deri në 1964 gjatë bumit të bebeve në mes të shekullit të 20-të. Rritja e popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore u përshkrua si një “bum” nga gazetarë të ndryshëm , duke përfshirë Sylvia F. Porter në një edicionin e 4 Majit 1951 të New York Post, bazuar në rritjen me 2,357,000 të popullsisë së SHBA nga 1940 deri në 1950. Përdorimi i parë i regjistruar i termit “baby boomer” është në një artikull të Janarit 1963 të Daily Press nga Leslie J. Nason që përshkruan një rritje masive të regjistrimeve në universitet ndërkohë që individët që kishin lindur në fillim të lësaj periudhe kishin mbuishur moshën të hynën në shkollë të lartë.  Ndërkohë  kuptimi modern i termit është  një artikull të 23 Janarit 1970 në The Washington Post.

Datat, kontektsi demografik dhe elementey kulturorë mund të ndryshojnë sipas vendit. Në Perëndim, fëmijët e këtij brezi në vitey 1950 dhe 1960 përjetuan  reforma të rëndësishme në arsim dhe u përballën me konfrontimin ideologjik që ishte Lufta e Ftohtë,  si një vazhdim i periudhës ndërmjet luftërave. Periudha  e tyre ishte një kohë begatie  ekonomike dhe përparimi të shpejtë teknologjik..Ndryshime  social ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore s patën një ndikim të rëndësishëm në perceptimet e bumerëve, si dhe tendencën gjithnjë e më të zakonshme të shoqërisë për të përcaktuar botën në terma brezash, që ishte një fenomen relativisht i ri. Në Europë dhe Amerikën e Veriut, shumë individë të këtij brezi u rritën një kohë të pasurisë  dhe subvencioneve të përhapura qeveritare për strehimin dhe arsimin në periudhën e  pasluftës dhe u rritën me  idenë duke pritur që bota të përmirësohej me kalimin e kohës.Ata me standarde më të larta jetese dhe nivele arsimore ishin shpesh më kërkuesit për përmirësim..Në Shtetet e Bashkuara, ata janë mosha e dytë më e madhe demografike.

5.BREZI X – GENERATION  X( TW LINDURIT MES VITEVE 1965-1980)

Brezi X ( Generation X)  përbëhet nga individë qv kanë lindur në mesin e viteve 1960 si fundin e viteve 70, Ata lindën në një  kohë të  ndryshimit të vlerave shoqërore dhe individët e asaj periudhe janë emërtuar edhe  si”Gjenerata me Cels në Qafë”(Latchkey Generation), një referencë për kthimin e tyre si fëmijë nga shkolla në një shtëpi ku nuk ishin prindërit dhe kishin me vete një celës për ta hapur derën . Kjo ishte e lidhur me faktin se në atë periudhë gratë kishin dalë nga statusi i grave shtëpiake e kishin filluar punë masivisht në uzina, fabrika , zyra e biznese ndërkohw ishte liberalizuar divorci dhe kishte filluar prindërimi i lirë duke qenë  se tashmë kishte mundësi të tjera për tu kujdesur për fëmijë si kopshtet, qendrat sociale , sistemi i babysisters etj.Si adoleshentë dhe të rinj në vitet 1980 dhe 1990, Termi Gjenerata X është përdorur në kohë të ndryshme për të përshkruar rininë e tjetërsuar. Në fillim të viteve 1950, fotografi hungarez Robert Capa (22.10.1913-25.05.1954)përdori për herë të parë Generation X si titull për një foto-ese mbi të rinjtë dhe të rejat që u rritën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Termi u shfaq për herë të parë në shtyp në një numër  të Dhjetorit 1952 të revistës Holiday duke njoftuar botimin e saj të ardhshëm të foto-esesë së Capa-s. Nga viti 1976 deri në 1981, muzikanti anglez Billy Idol(30.11.1955) e përdori termin si emër të grupit të tij punk rock.

Idol ia atribuoi emrin e grupit të tij librit të Jane Deverson dhe Charles Hamblett të vitit 1964 Generation X, rreth kulturës rinore popullore britanike një kopje të së cilës e kishte në pronësi nëna e tij. Këto përdorime të termit duket se nuk kanë asnjë lidhje me foto-esenë e Çapës.Termi fitoi një kuptim modern pas publikimit të romanit të autorit kanadez Douglas Coupland ( 30.12.1961) të vitit 1991 Brezi X : Përrallat për një Kulturë tw Pwrshpejtuar Generation X: Tales for a Accelerated Culture.Brezi X ështw quajtur edhe Brezi MTV (MTV Generation) një referencë për kanalin e videove muzikore shpesh janë karakterizuar si, cinikë dhe të pakënaqur.

Disa nga ndikimet e shumta kulturore në rininë e  Brezit X (Geneation X) përfshinin një përhapje të zhanreve muzikore me identitet të fortë social si rocku alternativ, hip hop, punk, post-punk, rave dhe heavy metal, Video lojërat, ishin gjithashtu një pjesë kryesore e argëtimit për të miturit për herë të parë. Politikisht, Brezi X ( Generation X) përjetoi ditët e fundit të komunizmit në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e Bllokut Lindor të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke dëshmuar kalimin drejt kapitalizmit Në pjesën më të madhe të botës perëndimore, kjo periudhë përcaktua nga një mbizotërim i konservatorizmit dhe ekonomisë së tregut të lirë.Në mes të jetës së tyre gjatë fillimit të shekullit të 21-të, Brezi X ( Generation X) përshkruhet si aktiv, të lumtur dhe që arrin një ekuilibër punë-jetë dhe përshkruhet gjerësisht si sipërmarrës dhe produktiv në vendin e punës.

6.BREZI I MIJËVJECARIT/Y– MILLIENIAL /Y GENERATION|(TË LINDURIT MES VITEVE 1981-1996)

Brezi i Mijëvjecvarit apo Brezi Y ( Generation Millinals , Geneartion Y ) apo Mijëvjeçarët, janë ata individë që kanë lindur  fillimin e viteve 1980 dhe mesin e viteve 1990 deri në fillim Ai ishte brezi i parë që u rrit me internetin, millennials janë përshkruar si brezi i parë global. Autorët William Strauss dhe Neil Howe, të njohur për krijimin e Teorisë së brezave Strauss-Hoëe, vlerësohen gjerësisht për  emërtimin e mijëvjeçarëve ë u dhanë individëve që kanë lindur në këtë periudhë . Ata krijuan termin në vitin 1987, rreth kohës kur fëmijët e lindur në 1982 po hynin në kopsht dhe media fillimisht po identifikonte lidhjen e tyre të ardhshme me mijëvjeçarin e ri të afërt si klasa e maturantëve të vitit 2000.

Ata shkruan për këtë brez në librat e tyre  Brezat : Historia e Amerikës 1584  në 2069 (Generations: The History of America’s Future, 1584 to 2069 1991)dhe  Mijëvjecarët po Trokasin: Brezi Tjetër i Madh  (Millennials Rising: The Next Great Generation ,2000).Brezi i Mijëvjecarit apo Brezi Y karakterizohet përgjithësisht nga përdorimi dhe familjariteti me internetin, pajisjet celulare, mediat sociale dhe teknologjinë në përgjithësi.Termi ” Të Lindur Digital”( Native Digital), i cili tani përdoret gjithashtu për  të karakterizuar brezat e njëpasnjëshëm që kanë lindur nga viti 2000 e këtej , fillimisht u krijua për të përshkruar këtë brez. Millennials, në SHBA, janë quajtur  Brezi më Pafat |(“Most Unlucky Generation”) pasi mijëvjeçari mesatar ka përjetuar rritje ekonomike më të ngadaltë dhe më shumë recesione që nga hyrja në fuqinë punëtore se çdo brez tjetër në histori.Ato gjithashtu janë rënduar nga borxhi i studentëve dhe kostot e kujdesit për fëmijët. Në të gjithë globin, mijëvjeçarët  karakterizohen nga martesat e vona ose bashkëjetesën në çift.

Mijëvjeçarët kanë lindur në një kohë të rënies së normave të lindshmërisë në mbarë botën dhe pasi janë martuar vazhdojnë të kenë më pak fëmijë se paraardhësit e tyre.Në vendet në zhvillim  individët e këtij brezi do të vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të rritjes së popullsisë globale. Mijëvjeçarët nganjëherë quhen Echo Boomers, për shkak se ata janë shpesh pasardhës të Baby Boomers, duke qenë se pati një  rritje të  ndjeshme të niveleve të lindjeve nga fillimi i viteve 1980 deri në mesin e viteve 1990, dhe shpesh  madhësia e të brezit të tyre në krahasim me atë të Boomers.

7.BREZI Z- GENERATION Z ( TË LINDURIT MES VITEVE 1997-2012)

Brezi Z ( Generation Z) është i njohur gjithashtu si Zoomers, dhe përfshin  njerëz të lindur nga 1997 deri në 2012 . Individët që i përkasin të lindurve në këtë periudhë  kanë qenë më të prirur drejt aftësive të reja në shkollë dhe ndryshimit të  perspektivave të  punës Sexting  apo shkëmbimi i mesazheve , fotove me mesazheve seksiste u bë popullor gjatë viteve të adoleshencës së Brezit Z(Generation Z). Individët e këtij brezi kanë prirje për të hyrë më herët në moshën e adaloshencës . Në këtë grupmoshë mbizotërojnë alergjitë në mesin adoeleshentëve dhe të rinjve Në shumë vende, të rinjtë e Brezit Z kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me aftësi të kufizuara intelektuale dhe çrregullime psikiatrike sesa  brezat e mëparshëm,.Individët e këtij brezi në vendet aziatike gjatë moshës së adoleshencës

8.BREZI  ALFA-  GENNERATION ALFA( TË LINDURIT MES VITEVE 2013-2025)

Brezi Alfa ( Generation Alfa) përbëhet nga individët që kanë lindur mes viteve 2013 e 2025 Individët e Brezit Alfa ( Generation Alfa) . kanë lindur në një kohë të rënies së normave të lindshmërisë në pjesën më të madhe të botës, dhe përjetoi efektet e pandemisë COVID-19.  Emri Brezi Alpha( Generation Alpha) e ka origjinën nga një sondazh i vitit 2008 i kryer nga agjencia australiane e konsulencës McCrindle Research, sipas themeluesit tw saj Mark McCrindle. McCrindle pohon se si ekipi i tij përzgjodhi këtë emër për të karakterizuar këtë brez  teksa në librin e tij ABC e XYZ: Kuptimi i brezave globalë ( ABC e XYZ  Understanding of global generation 2009) u bë e qartë se po shfaqej një brez i ri por që nuk kishte asnjë emër . Pasi bëri një sondazh (për të gjetur se si njerëzit mendojnë se duhet të quhet brezi pas Z dhe ndërsa u shfaqën shumë emra, termi Brezi A dhe  Brezi Alpha  ishin me te  përmendur.

Në këtë mënyrë ai e vendosi  atë si titull në  një nga kapitujy e  librit që e emërtoi  Përtej Z: Njihuni me gjeneratën Alpha( Beyond Z: Get knoë the generation Alpha) . Sipas tij kjo  kishte kuptim pasi ishte në përputhje me nomenklaturën shkencore të përdorimit të alfabetit grek në vend të latinishtes dhe nuk kishte kuptim të ktheheshin tek A, teksa ato janë brezi i parë  që ka lindur tërësisht e lindur në shekullin e 21-të dhe kështu janë fillimi i diçkaje të re jo një kthim në të vjetrën.. Organizata McCrindle Research gjithashtu u frymëzua për këtë emërtim edhe  nga emërtimi i uraganeve, veçanërisht sezoni i uraganeve të Atlantikut të vitit 2005, në të cilin emrat që fillonin me shkronjat e alfabetit latin ishin shteruar, dhe gjashtë stuhitë e fundit ishin  emërtuatr  me shkronjat greke alfa në zeta.

Në këtë periudhë , argëtimi i fëmijëve që i përkasin këtij brezi  është mbizotëruar gjithnjë e më shumë nga teknologjia elektronike, rrjetet sociale, ndërsa interesi për televizionin tradicional ka rënë Ndryshimet në përdorimin e teknologjisë në klasa e mësimdhënie dhe në aspekte të tjera të jetës kanë pasur një efekt të rëndësishëm në mënyrën se si ky brez e përjeton mësimnxënien  në krahasim me breza e mëparshme. Studimet kanë sugjeruar se problemet shëndetësore që janë të pranishme në individët që kanë lindur në këtë periudhë  lidhen me kohën para ekranit, alergjitë dhe mbipeshën që u bënë gjithnjë e më të përhapura në fund të viteve 2010. Në vitin 2020 dhe 2021, disa parashikuan që ndikimi global i pandemisë COVID-19 do të bëhej ngjarja përcaktuese e kësaj gjenerate, duke sugjeruar emrin Gjenerata C ose “Coronials” për ata që kanë lindur gjatë, ose janë rritur gjatë pandemisë.Në dritën e rolit në rritje të inteligjencës artificiale, është propozuar gjithashtu që ky brez  të quhet (Brezi AI- Brezi i Inteligjencës Artificiale- IA  “Generation AI”)

9.BREZI BETA – GENERATION BETA( TË LINDURIT MES VITEVE 2025-2039)

Brezi Beta (Generation Beta) përfshin individët që kanë lindur në këtë vit e do të vazhdojnë të lindin  deri në 2039.Demografi Australian Mark McCrindle, i cili gjithashtu shpiku emrin Brezi Alfa (Generation Alpha) e përkufizoi atë si sipas beta, shkronjës së dytë të alfabetit Sipas McCrindle, deri në vitin 2035 Gjenerata Beta do të përbëjë 16% të popullsisë së botës. Brezi  Beta do të lindë në një botë post-pandemike Covid 2019, për të cilën ata do të mësojnë në mësimet e historisë.

Brezi Beta ( Generation Beta) mund të quhet më vone edhe si “Artificialë” ose “Brez Artificial”( Artificial Geneartion) , jeta e të cilëve  në thelb do të varet nga inteligjenca artificiale dhe do të rriten në një epokë të karakterizuar nga përparimi i shpejtë teknologjik. Ndryshe nga paraardhësit e tyre, ata jo vetëm që do të përshtaten me teknologjitë, por do të zhyten në to që në fillim duke përjetuar shtëpitë inteligjente, mjetet që vihen në lëvizje nga AI dhe realiteti virtual që do  të bëhen aspekte integrale të jetës së tyre të përditshme.

*Geron Kamberi është studiues i Asociuar për Politikat Europiane pranë Qendrës për Studimin e Demokracisë e Qeverisjes (CSDG). Që nga viti 2007, ai  është angazhuar si studiues i asociuar pranë disa think tanke shqiptare, të fokusuar në analizën e politikave publike dhe veçanërisht në çështjet e lidhura me integrimin europian.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0