Nga Geron Kamberi – Pavarsisht se prej shumë vitesh, të paktën që pas viteve ’90, po lëvizim lirshëm nëpër botë, blejmë e konsumojmë mallra e shërbime që prodhohen nga SHBA e deri në Indi, pa e kuptuar po marrim pjesë në një fenomen politik e ekonomik që studiuesit e kanë pagëzuar me emrin globalizim.
Në fakt, njerëzit në jetën e përditshme nuk kujdesen për emërtimet e fenomeneve apo proceseve shoqërore, pasi atyre u interesojnë rezultatet apo problemet që ato prodhojnë. Megjithatë, termi globalizim ka historinë e tij të lindjes, që tashmë është bërë pjesë e debatit politik e ekonomik në të gjithë botën, me të mirat dhe rreziqet që mbart.
Teksa globalizmi është përkufizuar si procesi i ndërveprimit dhe integrimit midis njerëzve, kompanive të biznesit dhe qeverive në mbarë botën, ndoshta të gjithëve mund t’u vijë njëherësh në mend se studiuesit nuk po rishpikin rrotën me këtë term. Faza të ndryshme të globalizimit bota ka përjetuar nën perandori të ndryshme, duke filluar nga ajo romake e deri te ajo britanike, që kishte edhe një term të saj Commonwealth.
Por megjithatë, është interesante të ndjekësh rrugëtimin e këtij termi dhe reagimet ndaj tij në këtë botë që globalistët e quajnë herë fshat global e herë qytet global, pasi është bërë shumë e vogël dhe e ndërvarur pikërisht falë globalizmit.
Kur u shfaq për herë si term
Termi globalizim u shfaq për herë të parë në fillim të shekullit të 20-të, duke zëvendësuar një term të mëparshëm francez mondialisation, mondializim, dhe zhvilloi kuptimin që ka aktualisht diku nga gjysma e dytë e shekullit të 20-të. Termi globalizim hyri në përdorim masiv në vitet 1990 për të përshkruar lidhjen e paprecedentë ndërkombëtare të botës së pas Luftës së Ftohtë. Fjala globalizim u përdor në gjuhën angleze qysh në vitet 1930, por vetëm në kontekstin e arsimit dhe nuk arriti të fitonte popullaritet.
Gjatë disa dekadave të mëvonshme termi u përdor herë pas here nga studiues dhe media të tjera, por pa një përkufizim të qartë. Një nga përdorimet e para të termit globalizim në kuptimin që i ngjan përdorimit të mëvonshëm u bë nga ekonomisti francez François Perroux (09.12.1903-02.06.1987), profesor i Kolegjit të Francës dhe themelues i Institutit për Shkenca Ekonomike të Aplikuara (Institut de Sciences Économiques Appliquées). Në esetë e tij nga fillimi i viteve 1960 ai përdori termin frëngjisht mondialisation, që fjalë për fjalë do të thotë botërorizim, shpesh i përkthyer edhe si mondializim.
Por ishte profesori dhe ekonomisti gjerman-amerikan Theodore Levitt (01.03.1925-28.06.2006), pedagog në Harvard Business School, që e futi gjerësisht në përdorim këtë term, veçanërisht duke e popullarizuar në botën e biznesit përmes artikullit Globalization of Markets, botuar në Harvard Business Review në maj-qershor 1983.
Edhe pse shpesh trajtohen si sinonime, në frëngjisht globalizimi shihet si një fazë pas mondializimit, një fazë që nënkupton shpërbërjen e identiteteve kombëtare dhe uljen e rëndësisë së kufijve brenda rrjetit botëror të shkëmbimeve ekonomike.
Lexo edhe: Samiti i Diasporës, mes fjalëve të mëdha dhe nevojës për rezultate konkrete!
Që nga fillimi i tij, koncepti i globalizimit ka prodhuar përkufizime dhe interpretime konkurruese. Paraardhësit e tij datojnë që nga lëvizjet e mëdha tregtare dhe perandorake nëpër Azi dhe Oqeanin Indian nga shekulli i 15-të e tutje. Origjina mund të gjurmohet edhe në shekujt 18 dhe 19 për shkak të përparimeve në transport dhe komunikim. Globalizimi është kryesisht një proces ekonomik ndërveprimi dhe integrimi, i cili më pas lidhet me aspektet sociale dhe kulturore.
Nga globalizimi i hershëm tek ai modern
Megjithëse shumë studiues e vendosin origjinën e globalizimit në kohët moderne, të tjerë besojnë se historia e tij është shumë kohë përpara Epokës Europiane të Zbulimeve dhe udhëtimeve në Botën e Re të shek XVI dhe disa madje deri . Në fakt globalizimi në shkallë të gjerë filloi në vitet 1820 me fillimin e Revolucionit të Parë Industrial dhe u zgjerua në fund të shekullit të 19-të e në fillim të shekullit të 20-të duke bërë një lidhje më të fortë mes ekonomive dhe kulturave të botës.
Përparimet që pasuan në këtë periudhë historike si psh në fushën transportit si lokomotiva e anijet me avull, motori reaktiv dhe anijet me kontejnerë, ashtu sikurse zhvillimet në infrastrukturën e telekomunikacionit si telegrafi, dhe më pas interneti, telefonat celularë dhe telefonat inteligjentë, kanë qenë faktorë kryesorë në zgjerimin e globalizimit .Përsa i përket globalizmit të hershëm ai është i lidhur me një fazë historike ku përfshihen ngjarjet dhe zhvillimet globalizuese që nga koha e qytetërimeve antike botërore e deri afërsisht në vitet 1600.
Ky term përdoret për të përshkruar marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve dhe shteteve dhe se si ato krijuan një fazë të parë të fenomenit të globalizmiy nga përhapja gjeografike e ideve dhe normave shoqërore si në nivel lokal ashtu edhe në atë rajonal. Kjo fazë u parapri nga tre kushte bazë që ishin 1) origjina lindore e globalizimit ku shtete perëndimore pas kontakteve me botën e lindjes përshtatë dhe zbatuan parime të ndryshme 2)ndërveprimet mes shteteve nuk ishin në nivel global por më së shpeshti kufizoheshin në Azi, Afrikë Veriore, Lindjen e Mesme dhe pjesë të caktuara të Europës. Në këtë fazë kishte rëndësi afërsia e qytetërimeve e perandorove me njëra tjetrën për shkak të mundësive të kufizuara të transportit 3) 3)ndërvarësia si element ndërveprimi pasi nëse një shtet nuk është i varur nga një tjetër, atëherë nuk ka asnjë mënyrë që ai të ndikohet duke qenë në këtë mënyrë forca lëvizëse pas lidhjeve dhe tregtisë globale. Pa këto element globalizimi nuk do të ishte shfaqur ashtu siç u shfaq dhe shtetet do të vareshin ende nga prodhimi dhe burimet e tyre.
Ky është një nga argumentet bazë rreth idesë së globalizimit të hershëm. Një nga argumentat se përse globalizmi i hershëm nuk funksionoi në mënyrë të ngjashme me globalizimin e sotëm modern është fakti shtetet nuk ishin aq të ndërvarura nga të tjerët sa janë sot. Globalizmi i hershëm I parapriu asj që njiihet si Dallimi i Madh apo Mrekullia Europiane( Great Divergence /European Miracle) në shek XIX ku Europa Perëndimore dhe kolonitë e saj në kontinentin amerikan dolën në krye para phjesës së tjetër të botës në lidhje me prodhimin industrial e xzhbilli ekonm në rapor me qendra të tjera të qytëtimit botetror vecanerisht në lindhn e Lartë sic ishte Perandori kinez Qing, Perandoria Osmane ,Perandoria Mogule në Indi, Perandoria Safavida në Iran e Perandoria Japoneze.
Në formë e globalizimit filloi me ngritjen e lidhjeve tregtare midis qytërrinrve Sumerit dhe atij të Luginës Indus( Indi) në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit. Ky globalizim hershëm ekzistonte që gjatë epokës helenistike, kur qendrat urbane të kulturës greke arritën nga India në Spanjë, duke përfshirë Aleksandrinë dhe qytetet e tjera. Që herët, pozicioni gjeografik i Greqisë dhe domosdoshmëria e importit të grurit i detyruan grekët të merren me tregtinë detare. Tregtia në Greqinë e lashtë ishte kryesisht e pakufizuar dhe shteti kontrollonte vetëm furnizimin me drithë. Tregtia në Rrugën e Mëndafshit( Silk Road) ishte një faktor domethënës në zhvillimin e qytetërimeve nga Kina, nënkontinenti Indian, Persia, Europa dhe Arabia, duke krijyar ndërveprime politike dhe ekonomike në distanca të gjata midis tyre.Megjithëse mëndafshi ishte padyshim artikulli kryesor i tregtisë nga Kina, tregtoheshin edhr mallrat e zakonshme si kripa dhe sheqeri.Nga ana tjetër edhe fetë, filozofitë sinkretike dhe teknologjitë e ndryshme ashtu si edhe sëmundjet, udhëtuan gjithashtu përgjatë Rrugëve të Mëndafshit. Përveç tregtisë , Rruga e Mëndafshit shërbeu si një mjet për të kryer tregti kulturore midis qytetërimeve përgjatë rrjetit të saj.Lëvizja e njerëzve, si refugjatët, artistët, zejtarët, misionarët rezultoi në shkëmbimin e feve, artit, gjuhëve dhe teknologjive të reja. Nga ana tjetër gloabalizmi pati edhe një fazë të hershme të atij që njihet si “ proto-globalizimi{ apo globalzimi i hershëm modern mes viteve 1600-1800. Termi përshkruan fazën e rritjes së lidhjeve tregtare dhe shkëmbimit kulturor që karakterizoi periudhën menjëherë para ardhjes së “globalizimit modern” të lartë në fund të shekullit të 19-të.
Kjo fazë e globalizimit u karakterizua nga ngritja e perandorive europiane detare, në shekujt 15 dhe 17, fillimisht Perandoria Portugeze (1415) e ndjekur nga Perandoria Spanjolle (1492), dhe më vonë Perandoria Hollandeze dhe Britanike. Në shekullin e 17-të, tregtia botërore u zhvillua më tej kur u krijuan kompani të tilla si kompania britanike e Indisë Lindore(British East India Company)e themeluar në 1600) dhe Kompania Hollandeze e Indisë Lindore- (Dutch East India Company )e themeluar në 1602, shpesh të përshkruara si korporatat e para shumëkombëshe në të cilën ofroheshin aksione. Ndërkohë për një pjesë të studiesve globalizimi filloi me udhëtimin e parë përreth globit tē Magellanit e cila parapriu rritjes së tregtisë globale të argjendit.
Globalizimi i hershëm modern dallohet nga globalizimi modern në bazë të ekspansionizmit, metodës së menaxhimit të tregtisë globale si edhe nivelit të shkëmbimit të informacionit. Periudha shënohet nga zhvendosja e hegjemonisë në Europën Perëndimore, rritja e konflikteve në shkallë më të gjerë midis kombeve të fuqishme si Lufta Tridhjetëvjeçare(1618-1648) dhe kërkesa për mallra, veçanërisht skllevër. Tregtia trekëndore bëri të mundur që Europa të përfitonte nga burimet brenda Hemisferës perëndimore.Në këtë kuadër Tregtia e skllevërve në Atlantik përdorte një sistem shkëmbimesh trekahëshe transatlantike – e njohur historikisht si Tregtia Trekëndore – e cila u zhvillua midis Europës, Afrikës dhe Amerikës nga shekujt e 16-të deri në 19-të me 3 mallra kryesorë , 1)Skllevër 2)Sheqer dhe 3)Rum.
Transferimi i kafshëve, kulturave bimore dhe sëmundjeve gjatë dhe pas zbulimit te Amerikës nga Kristofor Kolombi luajti gjithashtu një rol qendror në këtë proces. Tregtarët europianë, ata të Lindjes së Mesme, tregtarët indianë ata , të Azisë Juglindore dhe kinezë ishin të përfshirë të gjithë në tregtinë dhe komunikimet e hershme moderne, veçanërisht në rajonin e Oqeanit Indian. Ndërkohë faza e globalizmit modern filloi në periudhën 1815-1870.
Kjo fazë përkoi me 1)Përfundimin Luftërave Napoleonike (1800-1825) që solli një epokë paqeje relative në Europë. 2)Inovacionet në teknologjinë e transportit që ulën ndjeshëm kostot tregtare. 3) Teknologjitë e reja ushtarake që rritën fuqinë e shteteve europiane dhe të Shteteve të Bashkuara dhe i lejuan këto shtete të hapnin me forcë tregjet në të gjithë botën dhe të zgjeronin ndikimi e tyre ekonomik 4)Lëvizja graduale drejt liberalizimit më të madh në vendet europiane. Gjatë shekullit të 19-të, globalizimi iu afrua formës së tij si rezultat i drejtpërdrejtë i Revolucionit Industrial. Industrializimi lejoi prodhimin e standardizuar të sendeve shtëpiake duke përdorur ekonomitë e shkallës ndërsa rritja e shpejtë e popullsisë krijoi kërkesë të qëndrueshme për mallra. Në shekullin e 19-të, anijet me avull ulën ndjeshëm koston e transportit ndërkombëtar dhe hekurudhat e bënë transportin në brendësi më të lirë.
Ndërkohë shumë kombe përqafuan tregtinë ndërkombëtare.dhe globalizimi në këtë periudhë u formësua në mënyrë vendimtare nga imperializmi i shekullit 19, si në Afrikë dhe Azi. Pas Luftës së Dytë Botërore shpikja e kontejnerëve të transportit në vitin 1956 ndihmoi në avancimin e globalizimit të tregtisë. Nga ana tjetër marrëveshjet e Konferencës së Bretton Woods, në të cilën qeveritë kryesore përcaktuan kuadrin për politikën monetare ndërkombëtare, tregtinë dhe financat, bënë të mundur themelimin e disa institucioneve ndërkombëtare që synonin të lehtësonin rritjen ekonomike duke ulur pengesat tregtare mes vendeve të ndryshme të botës. Fillimisht, Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë (GATT) çoi në një sërë marrëveshjesh për heqjen e kufizimeve tregtare mes vendeve të botë. Pasardhësi i GATT-it ishte Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), e cila siguroi një kornizë për negocimin dhe formalizimin e marrëveshjeve tregtare dhe një proces për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Megjithëse qasja pë të përdorur marrëveshje globale për të avancuar tregtinë u pengua me dështimin e Raundit të Negociatave Tregtare të Dohas që u zhvilluan me iniciativën e Organizatës Botërore të Tregtusë(OBT) .Më pas shumë vende kaluan në marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe më të vogla, . Nga vitet 1970, aviacioni u bë gjithnjë e më i përballueshëm për klasat e mesme në vendet e zhvilluara. Politikat e qiejvevtë hapur dhe kompanitë me kosto të ulët nxitën konkurrencën në treg. Në vitet 1990, rritja e rrjeteve të komunikimit si internet me kosto të ulët bëri të mundur që vetëm duke përdorur një kompjuter mund të bëjë shumë veprime pa marrë parasysh vendndodhjen. Kjo përfshinte kontabilitetin, zhvillimin e softuerit dhe dizajnin inxhinierik. Gjithashtu globalizmi.përfshiu edhe studimet universitsre dhe programet e shkëmbimit të studentëve që u bënë të njohura pas Luftës së Dytë Botërore synuan të rrisin ndërveprimin e tê rinjve ndaj kulturave të tjera .Ndërmjet viteve 1963 dhe 2020 numri i studentëve që studiojnë në një vend të huaj u rrit mbi 10 herë.
Tre elementët e globalizimit: politik, eknomik dhe kulturor
Globalizimi ekonomik lidhet me ndërvarësinë e ekonomive kombëtare përmes tregtisë, kapitalit, teknologjisë dhe shërbimeve. Globalizimi kulturor lidhet me përhapjen e vlerave dhe modeleve të konsumit global përmes medias, internetit dhe migrimit. Globalizimi politik lidhet me rritjen e institucioneve ndërkombëtare dhe dobësimin relativ të rolit të shtetit-komb në disa fusha.
Fshati vs qyteti global
Fshati global përshkruan fenomenin që e gjithë bota bëhet më e ndërlidhur si rezultat i përhapjes së teknologjive mediatike në mbarë botën. Termi u shpik nga teoricieni kanadez i medias Marshall McLuhan(21.-07.1911-31.12.1980) në librat e tij Galaksia e Gutenbergut : Krijimi I Njeriut Tipografik- The Gutenberg Galaxy: The Making of Typographic Man (1962) dhe Të Kuptosh Median-Understanding Media (1964).
McLuhan e mbështeti konceptin e tij në të kuptuarit e njerëzve që po lëvizin drejt një përfshirje gjithnjë e më të madhe mes tyre në mbarë botën dhe pasojat që rridhnin prej këtij afrimi Termi “fshat global” nënkupton të gjitha pjesët e botës pasi ato po bashkoheshin nga interneti dhe ndërlidhjet e tjera të komunikimit elektronik.. Termi u zgjerua dukshëm teksa lindja e internetit dhe rrjeteve sociale u bë një pasqyrë ku njerëzit shihnin me shpejtësinë e dritës ses atë ngjashëm apo të ndryshëm i kishin problemet , shqetësimet, gëzimet e modelet e të jetuarit tamam si një një fshat të zakonshëm.
McLuhan thotë se nuk i kishte shkuar kurrë në mendje që uniformiteti dhe qetësia ishin pronë e fshatit global. Ai ka argumentuar se koncepti i fshatit global siguron mosmarrëveshje maksimale në të gjitha elementët , sepse krijon më shumë ndërprerje, ndarje dhe diversitet duke qenë se është shumë më i larmishëm. Më vonë McLuhan filloi të përdorë termin teatër global(global theate) ku secili po përpiqët të luajë rolin e tij në këtë process globalizimi. Termi fshat global që përdori MCLuhan në librat e tij u pasurua nga pikëpamja kuptimore duke I referuar një bashkëjetesë globale të ndryshuar nga tregtia transnacionale, emigrimi dhe kultura. Nga ana tjetër gazetari amerikan Thomas Friedman për fshatin global përdori termin e jë bote të rrafshët që ishte një tjetër kuptim bashkëkohor i termit . Ndërkohë termi qytet global u popullarizua nga sociologia hollandezo -amerikane Saskia Sassen(05.01.1947) në veprën e saj Qyteti Global – The Global City: Neë York, London, Tokio (1991).
Një qytet global, që njihet si qytet i fuqisë, qytet botëror, qytet alfa ose qendër botërore( poëer city, alfa city, ëorld center city) , është një qytet që shërben si një nyje kryesore në rrjetin ekonomik global. Koncepti e ka origjinën nga studimet gjeografike dhe urbane, që mbështeën në tezën se globalizimi ka krijuar një hierarki të vendndodhjeve strategjike gjeografike me shkallë të ndryshme ndikimi mbi financat, tregtinë dhe kulturën në mbarë botën. Qyteti global përfaqëson qendrën më komplekse dhe më të rëndësishme brenda sistemit ndërkombëtar, i karakterizuar nga lidhje që e lidhin atë me qytete të tjera që kanë efekte të drejtpërdrejta, të prekshme në çështjet socio-ekonomike globale. Kriteret e një qyteti global kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Tiparet e tij të përbashkëta përfshijnë një shkallë të lartë të zhvillimit urban, një popullsi të madhe, praninë e kompanive të mëdha shumëkombëshe, një sektor financiar të rëndësishëm dhe të globalizuar, një infrastrukturë transporti të zhvilluar mirë dhe të lidhur ndërkombëtarisht, mbizotërim të , institucione arsimore dhe kërkimore shkencore me cilësi të lartë dhe një produkt me ndikim global të ideve, inovacioneve ose produkteve kulturore. Shembuj të tillë , përfshijnë qytetin e Nju Jorkut, Londrën, Parisin dhe Tokion.
Frika nga globalizimi apo globophobia
Kritikat apo frikat ndaj proceseve të globalizmit rrjedhin përgjithësisht nga diskutimet mbi ndikimin që po ushtron ky process mbi mjedisin, kulturat lokale dhe fuqinë punëtore . Shpesh debatet për globalizmin ushqehen edhe nga lëvizjet antigloblaiste që tashmë që prej viteve 90 janë active në shumë vende të botës . Protestat e tyre janë tashmë të njohura gjatë takimeve të liderve të G7 apo Grupit të 7 Vendeve më të Industrailizuar të Botës apo në vecantë në Forumet e Davosit apo Organizatës Botërore të Tregtisë( OBT-WTO). Lëvizja anti-globaliste( Anti Globalization Movement), ose lëvizja kundër globalizimit( Counter Globalization Movement) është një lëvizje shoqërore që kritikën kryesore e ka ndaj globalizimit ekonomik dhe faktit që vendet e vogla dhe atp të pazhvillluar janë të pambrojtura në raport me pasojat afatgjata të këtij globalizmi pavarsisht përfitimeve.
Lëvizja zakonisht quhet edhe Lëvizja Globale e Drejtësisë( Global Justice Movement) , Lëvizja Anti-Global( Anti Global Movement) Lëvizja kundër globalizimit të Korporatave( Anti Corporate Globalization Movement), ose Lëvizja kundër globalizimit neoliberal( Movement Antilberal Globalization) Anëtarët e mbështetësit e lëvizjeve antiglobaliste kundërshtojnë korporatat e mëdha shumëkombëshe që kanë pushtet politik të madh që e ushtrojnë përmes marrëveshjeve tregtare dhe tregjeve financiare ku nuk ka shumë rregulla Në mënyrë të veçantë, korporatat akuzohen se kërkojnë të maksimizojnë fitimin përmes globalizmit ekonomik në kurriz të kushteve dhe standardeve të sigurisë në punë, të ruajtjes së mjedisit dhe integritetit të autoriteteve kombëtare në vendet në zhvillim dhe të pafuqishme nga pikëpamja e ndikimit politik e ekonomik.Analistë e studiues të ndryshëm që e kritikojnë këtë process i kanë vëë emra të ndryshëm si “turbo-kapitalizëmn “kapitalizëm kazino” apo “McWorld”.Nëpërmjet internetit, filloi të zhvillohet një lëvizje në kundërshtim me doktrinat e globalizmi, të cilat u manifestuan gjerësisht në vitet 1990, kur Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) propozoi liberalizimin e investimeve ndërkufitare dhe kufizimeve në marëdhëniet tregtare përmes Marrëveshjes së saj Shumëpalëshe. mbi Investimet (MAI- Multaprtues Agreement on Investment).
Lexo edhe: Ekonomi nën kontroll politik, çfarë humbi Hungaria në 16 vite nën udhëheqjen e Orban
Ky traktat u ekspozua para kohe ndaj shqyrtimit publik dhe më pas u braktis në nëntor 1998 përballë protestave dhe kritikave të ashpra nga përfaqësuesit e shoqërisë civile kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktivistët janë veçanërisht kundër abuzimeve të ndryshme të cilat ata mendojnë se përjetësohen nga globalizimi dhe institucionet ndërkombëtare që,sipas tyre promovojnë neoliberalizmin pa marrë parasysh standardet etike apo mbrojtjen e mjedisit në vende të caktuara.
Kritikat e veprimtaria e tyre drejtohen ndaj orgaizatvae të tilla si Banka Botërore (BB), Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) si edhe ndaj traktateve të tregtisë së lirë si Marrëveshja Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada. (USMCA), Zona e Tregtisë së Lirë të Amerikës (FTAA), Marrëveshja Tregtare Trans Paqësorit (TPPA), Marrëveshja Shumëpalëshe për Investimet (MAI) dhe Marrëveshja e Përgjithshme për Tregtinë e Shërbimeve (GATS) dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF) . Në dritën e hendekut ekonomik midis vendeve të pasura dhe të varfra, mbështetësit e lëvizjes antiglobaliste pretendojnë se tregtia e lirë pa masa për të mbrojtur mjedisin , shëndetin dhe mirëqenien e punëtorëve thjesht do të rrisë fuqinë e kombeve të industrializuara që shpesh emërtphen si “Veriu Global”( Global North përkundrejt Jugut Global ( Global South) me të cilin identifohen vendet në zhvillim.
Ata e shohin procesin e globalizimit si si polarizim dhe argumentojnë se politikat aktuale ekonomike neo-liberale u kanë dhënë shteteve më të pasura një avantazh ndaj vendeve në zhvillim, duke mundësuar shfrytëzimin e tyre dhe duke çuar në një zgjerim të hendekut global të pasurisë. Ndërkohë më 9 Gusht 2019, Papa Françesku e denoncoi izolacionizmin dhe la të kuptohet se Kisha Katolike do të përqafojë globalizimin në Sinodin e Rajonit të Pan Amazonës që u zhvilluan më 6-27 Tetor 2019 në Romë duke thënë “e tëra është më e madhe se pjesët. Globalizimi dhe uniteti nuk duhet të konceptohen si një sferë, por si një poliedron. ku çdo popull ruan identitetin e tij në unitet me të tjerët”
A mund të matet globalizimi?
Në vitin 2000, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) identifikoi katër aspekte themelore të globalizimit: 1)tregtinë, 2)lëvizjet e kapitalit dhe investimet, 3)migrimin dhe lëvizjen e njerëzve dhe 4)përhapjen e njohurive. Nga ana tjetërpProceset globalizuese ndikojnë dhe ndikohen nga biznesi e organizimi i punës, ekonomia, burimet sociokulturore dhe mjedisi natyror.. Tashmë për shkak të zhvillimit të vrullshëm që ka marrë ky process janë zhvilluar indikatorë apo tregues të ndryshëm.
Një indeks i globalizimit është Indeksi KOF i Globalizimit ( KOF Globalization Index) Ii cili realizohe nga Instituti Zvicerian KOF për Studimi Ekonomike i Institutit Federal të Teknologjisë ( ETH-Zyrich) i cili mat tre element të rëndësishme të globalizimit: ekonomik, social dhe politik. Një tjetër është Indeksi i Globalizimit të Revistës së Politikës së Jashtme ( Foreign Policy Magazine Globalization Index )që zhvillohet në SHBA nga kompania e konsulencës A.T.Kearney me qendër në Cikago Matjet e globalizimit ekonomik zakonisht përqëndrohen në element të tillë si si tregtia, Investimet e Huaja Direkte (IHD), Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP), investimet nga biznesi vendas dhe të ardhurat.
Megjithatë, indekset më të reja përpiqen të matin globalizimin në terma më të përgjithshëm, duke përfshirë element që lidhen me aspektet politike, sociale, kulturore dhe madje edhe mjedisore të globalizimit. Psh Indeksi I Ndërlidhjes Globale të DHL( The DHL Global Connectedness Index ) që realizohet nga kompania gjermane e postës së shpejtë DHL studion katër lloje kryesore të fluksit të tregtisë ndërkufitar: 1)tregtinë si në mallra ashtu edhe në shërbime 2) informacionin, 3)njerëzit duke përfshirë turistët, studentët dhe migrantë dhe 4) kapitalin.
*Geron Kamberi është studiues i Asociuar për Politikat Europiane pranë Qendrës për Studimin e Demokracisë e Qeverisjes (CSDG). Që nga viti 2007, ai është angazhuar si studiues i asociuar pranë disa think tanke shqiptare, të fokusuar në analizën e politikave publike dhe veçanërisht në çështjet e lidhura me integrimin europian.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto