Në vende të vogla e me shumë dinamikë në ekonomi edhe rrjeti i startup-eve është po ashtu dinamik. Kjo po ndodh në Kosovë, ku shumë sektorë veçanërisht ai i teknologjisë, po tërheqin vëmendje të veçantë nga sipërmarrës të rinj.
Megjithatë, për një sipërmarrës të ri, të nisësh një biznes është një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë, ku nevoja për pikëmbështetje është esenciale.
Artikulli u publikua më parë në faqen 96 të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.
E themeluar në qershor të vitit 2012 me mision mbështetjen e ndërmarrësisë dhe inovacionit, Innovation Centre Kosovo (ICK), është epiqendra e teknologjisë në Kosovë, me një inkubator që po i ushqen shëndetshëm bizneset e tij.
Sot, ICK është një familje e madhe me më shumë se 200 startupe me mbi 300 anëtarë, mbi 400 produkte të zhvilluara dhe mbi 2500 të rinj të trajnuar.
Një punë të jashtëzakonshme në mbështetjen e sipërmarrësve të rinj në Kosovë po bën edhe Gjirafa Lab.
Me nismën e kompanisë lider në tregun kosovar, Gjirafa.inc e mbështetur nga USAID, me një numër të madh mentorësh, Gjirafa Lab ofron hapësirën, lidhjet, mentorimin dhe mbështetjen financiare për idetë me përqendrim primar në fushën e teknologjisë.
Edhe vetë studentët kanë një qendër të ndërrmarrësisë dedikuar për ta, Venture UP.
Ajo shërben si urë lidhëse mes edukimit të lartë dhe ekonomisë dhe ofron mbështetje për studentët ndërmarrës nëpërmjet inkubatorit të saj. Një pikë kyçe e misionit të Venture UP është përgatitja e studentëve për tregun e punës.
Cilat janë institucionet që mbështesin bizneset fillestare?!
Me popullsinë më të re në Europë dhe potencialin e saj për të kontribuar në zhvillimin ekonomik përmes ndërmarrësisë, nga viti 2017 Qeveria e Kosovës ka krijuar Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Ajo ofron mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes granteve dhe ka partneritet me aktorë të tjerë që kanë të njëjtin mision.
Kur bëhet fjalë për ndërmarrjet sociale dhe për ide “të gjelbra”, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), është gjithmonë në qendër të vëmendjes, duke kontribuar nëpërmjet granteve dhe mundësive, me mision angazhimin e shoqërisë civile në të mirë të komunitetit. Një mbështetje po japin edhe Ambasadat Amerikane, Britanike, Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze.
Çdo vit hapen kompeticione për pranim të ideve biznesore, me fokus primar në sektorin e teknologjisë.
Përveç këtyre mundësive, çdo vit mbahen edhe trajnime për zhvillim personal të të rinjve, për aftësi profesionale dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Artikulli u publikua më parë në faqen 96 të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.
Disa nga startup-et dhe sipërmarrësit më të suksesshëm
Mërgim Cahani- Gjirafa.Inc
Përkundër avancimeve prestigjioze të internetit dhe teknologjisë në botë, përmbajtja e web-it në gjuhën shqipe është ende shumë e varfër.
Nisur nga ky fakt dhe nga anashkalimi që i bën Google komunitetit shqiptar, Mërgim Cahani, bashkë me partnerët e tij Ercan Canhasi dhe Diogjen Elshani, themeluan motorin e kërkimit në gjuhën shqipe Gjirafa.com. Por sikur gjirafa, (kafshë që njihet për rritjen e saj të shpejtë), nga një motorr i kërkimit, u krijua edhe Gjirafa AdNetwork, platformë e reklamimit online.
Shërbimi i shitjes online GjirafaMall dhe Gjirafa50, video platforma me përmbajtje ekskluzive GjirafaVideo dhe platforma e pikave të interesit dhe bizneseve Gjirafa.biz.
Arta Shehu- Akademia jCoders & Labbox
Akademia jCoders është themeluar në vitin 2015, me qëllim edukimin e gjeneratës së re rreth sektorit të teknologjisë dhe nxitjes së kreativitetit. Tre nxënës të akademisë jCoders– kanë qenë fitues të çmimit prestigioz Albanian ICT Awards 2016.
Ndërkohë Labbox ofron një eksperiencë unike mësimi ndërmjet historive dhe elektronikës, duke i përgatitur fëmijët që në moshë të re për zgjidhjen e problemeve në mënyrë kreative.
Kompania Labbox ka qenë gjithashtu fituese e medaljes së artë në Londër në vitin e kaluar, finalist në SLUSH – njërin nga eventet më të mëdha botërore të startupeve në Helsinki, Finlandë.
Aktualisht, Labbox ka fituar investim nga South Central Ventures (një fond prej 40 milionë eurosh, i dedikuar për investime në kompanitë e vogla dhe të mesme të teknologjisë në Ballkanin Perëndimor). Ky investim, ka për qëllim ta ndihmojë kompaninë që të sjellë produkte unike të teknologjisë në treg.
Hana Qerimi-Shkolla Digjitale
Të njëjtin mision e ka edhe Shkolla Dixhitale, e cila u ofron nxënësve kurse programimi dhe praktikë pune, me një planprogram origjinal, i cili kontribuon në orientimin e të rinjve në
karrierë, sidomos në një profesion të së ardhmes siç është fusha e programimit. Bashkëthemeluesja e Shkollës Digjitale Hana Qerimi, thotë se sistemi që janë duke e praktikuar tek të rinjtë, është ende diçka e re në aspektin global.
ICT Awards- mundësi për talentët e teknologjisë dhe informacionit.
A jemi ne në gjendje të ndërtojmë një garë, e cila vlerëson në mënyrë të drejtë punën, mundin dhe pasionin e të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave, të cilat mund të jenë zhgënjyer nga realiteti që i rrethon?
Me këtë pyetje filloi ICT Awards, një set i çmimeve të larmishme për të gjithë sipërmarrësit shqiptarë të apasionuar pas teknologjisë.
Çdo vit ndahen çmime për 7 kategori:
Innovation Centre Kosovo
Një kontribues i madh në organizimin e kompeticioneve që i sfidojnë dhe edukojnë të rinjtë në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjes është Innovation Centre Kosovo.
Përveç programeve të inkubimit organizohen edhe evente si : Data Vizualization Challenge, Elevator Lab Challenge ( në bashkëpunim me Raiffeisen Bank) etj.
Ndërsa, kur jemi tek studentët në veçanti, gjithnjë në rend të parë vjen Venture UP me sfida, trajnime dhe punëtori që i shtyjnë studentët të dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë dhe të sfidojnë veten në një larmi fushash dhe projektesh.
Kompeticionet që zhvillohen:
Kontribuesi më i madh në organizimin e kompeticioneve që kanë për qëllim t’i sfidojnë dhe edukojnë të rinjtë në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjes është Innovation Centre Kosovo, Çdo i ri që ka një ide biznesi mund të aplikojë në programin e inkubimit. Idetë më të mira përfitojnë mbështetje financiare deri në 20 mijë euro, hapësirë për zyrë, mentorim dhe konsulencë profesionale.
Përveç këtij programi, në ICK organizohen edhe kompeticione të tjera me të njëjtin mision si: Startup Weekend, me fokus programin intensiv për të mësuar komponentët bazikë të biznesit dhe se si ata mund të fillojnë një startup.
Edhe në këtë rast, ofrohen shpërblime deri në 30 mijë euro për idetë më të mira.
Programi u mundëson të rinjve të krijojnë lidhje edhe shoqëri të reja, të gjejnë një partner për biznesin e tyre apo të formojnë një ekip.
Risitë në Innovation Centre Kosovo javë çdo muaj. Së fundi, Sfida e Vizualizimit të të Dhënave u realizua për herë të parë në Kosovë.
Qëllimi i sfidës ishte edukimi dhe inspirimi i publikut me perspektivat e përdorshmërisë së të dhënave, me theks të veçantë në të dhënat e hapura të Qeverisë së Kosovës, të cilat gjenden të publikuara në portalin Kombëtar për të Dhëna të Hapura (opendata.rks-gov.net).
Njohja e publikut me këto perspektiva shihet si një mundësi e mirë për qytetarët për të monitoruar punën e qeverisë, për të rritur pjesëmarrjen qytetare dhe shtimin e inovacionit. Në këtë projekt garuan mbi 30 të rinj, ku u ndanë tre çmime:
- Infografiku më i mirë1000 €
- Blogu më i mirë- 500 € dhe
- Video-animacioni më i mirë- 1000 €
Venture UP, është themeluar prej dy vitesh dhe ofron mbështetje financiare për 3 projektet më të mira. Për vendin e parë, mbështetja financiare shkon deri në 10.000 euro, për vendin e dytë 5.000 euro dhe për vendin e tretë 2.500 euro.
Por, mbështetja profesionale ofrohet për të gjithë studentët që shprehin interesim për biznesin dhe sipërmarrjen.
Artikulli u publikua më parë në faqen 96 të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.