Si mund ta kuptoni që jeni një lider i vërtetë? - Business Magazine Albania

Si mund ta kuptoni që jeni një lider i vërtetë?


Steve Jobs dhe mentori Jeff Bezos përdorën një test të thjeshtë për të kuptuar se kush është një lider i vërtetë.

Sipas të ndjerit Bill Campbell, i cili krijoi një reputacion si “trajner” i Silicon Valley, vetëm një gjë përcakton nëse jeni apo jo një lider: opinionet e atyre që duhet të udhëhiqni.

Lexoni: 7 CILËSITË E LIDERSHIPIT TË TË GJITHË LIDERËVE TË MËDHENJ

Campbell vazhdoi të punonte dhe të mentoronte disa prej emrave më të mëdhenj në teknologji, përfshirë Steve Jobs, Jeff Bezos, Larry Page dhe Eric Schmidt.

Ish-CEO i Apple, John Sculley bindi Campbellin që të punonte si zëvendës president i marketingut në Apple.

Sculley ndau një nga këshillat më të mira që Campbell i kishte dhënë: “Titulli juaj ju bën një menaxher, populli juaj do të vendosë nëse jeni një liderdhe ju takon juve të jetoni në këtë drejtim.

Realiteti është se duhet të fitosh lidershipin nga njerëzit me të cilët po punoni dhe të cilët punojnë për ju,” tha Sculley për Business Insider. “Titulli nuk do të thotë shumë nëse nuk mund ta fitoni respektin si lider.

Më vonë në karrierën e tij, Campbell shërbeu në bordin drejtues të Apple. Ai vazhdoi të bëhej CEO i Intuitit nga viti 1994 deri më 1998 dhe përfundimisht u bë kryetar i bordit të kompanisë së teknologjisë.

Drejtori aktual i Intuit, Brad Smith tha se ai pati të njëjtën këshilla mbi lidershipin nga Campbell. Sculley dhe Smith të dy thanë se ishte këshilla më e mirë e karrierës që kishin marrë ndonjëherë dhe se është bërë pjesë e tyre që nga ajo kohë.

Lexoni: Cili është ndryshimi mes menaxhimit dhe lidershipit?

“Në thelb, mënyra sesi ta bëni këtë është: duhet të besoni se lidershipi nuk ka të bëjë me vendosjen e madhështisë në njerëz, lidershipi ka të bëjë me njohjen se ka një madhështi tek të gjithë dhe puna juaj është të krijoni një ambient ku kjo madhështi mund të shfaqet,” tha Smith. “Ky është përkufizimi ynë i lidershipit. Ne nuk mendojmë se lidershipi është i njëjtë si menaxhimi i njerëzve.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0