7 cilësitë e lidershipit të të gjithë Liderëve të Mëdhenj » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

7 cilësitë e lidershipit të të gjithë Liderëve të Mëdhenj


Me kalimin e viteve, liderët e mëdhenj janë vendosur në qendër të lajmeve dhe të librave të historisë sonë të përditshme duke lënë shenjën e tyre në botë. Por, kur hedh sytë mbrapa dhe vëzhgon, ju do të kuptoni se shumica e këtyre figurave heroike ndajnë të njëjtat cilësi të lidershipit; në thelb, ata kishin zbuluar formulën për lidership të suksesshëm. Më poshtë theksohen shtatë cilësitë që të gjithë udhëheqësit e mëdhenj kanë.

• Vizioni
Liderët e mëdhenj kanë një ide të qartë dhe entuziaste se ku ata po shkojnë dhe çfarë po përpiqen të arrijnë.
1. Kjo cilësi i dallon ata nga manaxherët.
2. Vizioni që liderët kanë i lejon që të ndikojnë në emocionet e punonjësve të tyre.

• Kurajo
Nga të 7 cilësitë e lidershipit, kurajo është tipari më i dallueshëm.
1. Kurajo do të thotë që ti do të ndërmarrësh risk për të arritur qëllimet e tua, pa patur sigurinë se do të korrësh sukses.
2. Çdo vendim që do marrësh si në jetën personale ashtu edhe në atë të biznesit, do të konsistojë në marrjen e riskut.

• Integritet
Vlera kryesore që të gjithë ekzekutivët bien dakord se çdo kompani duhet t’a ketë është integriteti.
1. Thelbi apo bërthama e integritetit është vërtetësia.
2. Integriteti kërkon që gjithmonë të thoni të vërtetën, të gjithë njerëzve, në çdo situatë.

• Modestia
Liderë të mëdhenj janë ata që janë të fortë dhe të vendosur, por gjithashtu modest.
1. Modestia është të kesh vetëbesim dhe të jesh i ndërgjegjshëm për të njohur vlerat e të tjerëve pa u ndjerë i kërcënuar.
2. Kjo do të thotë se je i gatshëm të pranosh se mund të gabosh dhe të dish se nuk i ke të gjitha përgjigjet.

• Planifikimi strategjik
Liderët e mëdhenj janë të shquar për planifikime strategjike. Ata kanë aftësinë për të shikuar përpara si dhe për të parashikuar disa të dhëna të sakta se ku po shkojnë tregjet dhe industria.
1. Liderët kanë aftësinë për të parashikuar trendet e industrisë, në avancë të konkurrentëve të tyre.
2. Me rritjen e konkurrencës, vetëm liderët dhe organizatat që mund të parashikojnë të ardhmen e tregjeve do të kenë mundësine për të mbijetuar.

• Fokusimi
Aftësia e liderëve për t’u siguruar se të gjithë punonjësit janë të fokusuar dhe të përqëndruar në përdorimin sa më me vlerë të kohës së tyre është esenciale për një performancë të shkëlqyer.
1. Liderët fokusohen në rezultatet, të cilat duhet të arrihen nga ata vetë, nga të tjerët dhe nga kompania.
2. Liderët e mëdhenj fokusohen në fuqitë e vetes dhe të të tjerëve.

• Bashkëpunimi
Lidershipi është aftësia për t’i bërë njerëzit të punojnë për ty sepse ata duan të punojnë me ty.
1. Fitoni bashkëpunimin me të tjerët duke u angazhuar me të gjithë çdo ditë.
2. Kjo sepse nuk ke siguri që gjatë jetës ose në biznes, çdo angazhim që do marrësh do të përfshijë në marrjen e riskut.

Burimi: entrepreneur.com