Cili është ndryshimi mes menaxhimit dhe lidershipit? - Business Magazine Albania

Cili është ndryshimi mes menaxhimit dhe lidershipit?

~5 minuta lexim


Punonjësit kanë nevojë që menaxherët e tyre jo vetëm të caktojnë detyra, por edhe të përcaktojnë qëllime.

Menaxherët duhet të organizojnë punonjësit, jo vetëm për të maksimizuar efikasitetin, por të ushqejnë aftësitë, të zhvillojnë talentin dhe të frymëzojnë rezultate.

Lidershipi dhe menaxhimi duhet të shkojnë dorë për dore. Ata nuk janë e njëjta gjë, por janë të lidhura domosdoshmërisht dhe plotësuese të njëra tjetrës. Çdo përpjekje për t’i ndarë ka të ngjarë të shkaktojë më shumë probleme sesa të zgjidhë.

Megjithatë, shumë ‘‘bojë’’ është harxhuar për të paraqitur dallimet. Puna e menaxherit është të planifikojë, organizojë dhe të koordinojë. Detyra e liderit është të frymëzojë dhe të motivojë. Në librin e tij të vitit 1989 “Si të bëhesh një udhëheqës,” Warren Bennis mdërtoi një listë të dallimeve:

– Menaxheri administron; udhëheqësi përtërin.

– Menaxheri është një kopje; udhëheqësi është origjinal.

– Menaxheri mban; udhëheqësi zhvillon.

– Menaxheri fokusohet në sisteme dhe struktura; udhëheqësi përqendrohet në njerëz.

– Menaxheri mbështetet në kontrollin; udhëheqësi frymëzon besim.

– Menaxheri ka një pamje me rreze të shkurtër; udhëheqësi ka një perspektivë afatgjatë.

– Menaxheri pyet si dhe kur; lideri pyet çfarë dhe pse.

– Menaxheri ka syrin e tij/të saj gjithmonë në vijën e poshtme; syri i udhëheqësit është në horizont.

– Menaxheri imiton; udhëheqësi krijon.

– Menaxheri pranon gjendjen ekzistuese; lideri e sfidon atë.

– Menaxheri është ushtari klasik i mirë; udhëheqësi është personi i tij vetë.

– Menaxheri bën gjëra të drejta; udhëheqësi bën gjënë e duhur.

Ndoshta ka qenë një kohë kur thirrja e menaxherit dhe ajo e udhëheqësit mund të ndaheshin. Një përgjegjës në një fabrikë industriale ndoshta nuk ka për të dhënë shumë për atë që ai po prodhonte ose për njerëzit që po e prodhonin atë. Puna e tij ose e saj ishte për të ndjekur urdhërat, të organizonte punën, të caktonte njerëzit e duhur në detyrat e nevojshme, të koordinonte rezultatet, dhe të siguronte punën e bërë siç është urdhëruar. Fokusi ishte në efikasitet.

Por në ekonominë e re, ku vlera vjen gjithnjë nga njohuritë e njerëzve, dhe ku punëtorët nuk janë hallka më të padiferencuara në një makinë industriale, menaxhimi dhe udhëheqja nuk janë të ndara lehtë.

Njerëzit duken te menaxherët e tyre, ata duhet jo vetëm t’iu caktojnë atyre një detyrë, por të përcaktojnë  një qëllim për ta. Dhe menaxherët duhet të organizojnë punëtorët, jo vetëm për të maksimizuar efikasitetin, por të ushqejnë aftësi, të zhvillojnë talentin dhe të frymëzojnë rezultate.

Guruja, i ndjeri i menaxhimit Peter Drucker ishte një nga të parët që njohu këtë të vërtetë. Ai identifikoi shfaqjen e “punëtorit të dijes,” dhe dallimet e thella që do të shkaktonin në biznes.

Me rritjen e njohurive të puntorëve , “nuk do të menaxhojnë njerëz”, shkroi zoti Drucker. “Detyra është që të udhëheqin njerëz. Dhe qëllimi është për të bërë produktive pikat e forta dhe njohuritë e çdo individi. ”

burimi: guides.wsj.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mendja është gjithçka. Ju bëheni ajo që mendoni”
— Buda
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0