Si këta 10 miliarderë janë ballafaquar me dështimin?

Si këta 10 miliarderë janë ballafaquar me dështimin?


Kur nisni një biznes, mund të prisni gabime dhe ndonjëherë edhe dështime që vijnë bashkë me të. Për njerëzit më të suksesshëm, dështimi është gjithmonë një pjesë e udhëtimit të tyre. Ata mësojnë sesi ta përballojnë dhe të rriten nga këto përvoja, të cilat na bëjnë më të fortë dhe më të mirë për sukseset e ardhshme.

Thjesht hidhni një sy Bill Gates, Richard Branson dhe Walt Disney. Para se të largohej nga Harvardi dhe të krijonte Microsoft, Gates ndërtoi një faqe interneti për monitorimin e trafikut të quajtur Traf-O-Data, e cila dështoi.

Në jetën e tij Branson ka luftuar me disleksinë. Ai braktisi shkollën kur ishte 16 vjeç, por pastaj krijoi Virgin. Edhe në Virgin, Branson është përballur me shumë probleme, duke u përpjekur të fillojë një kompani pijesh, një kompani martesore dhe një agjenci dixhitale për download-ime, të cilat kanë dështuar.

Walt Disney ishte gjithashtu i prirur të dështonte: braktisja e shkollës së mesme, u pushua nga puna në një revistë në moshën 22 vjeçare, sepse redaktori mendonte se i “mungonte imagjinata”. Pas kësaj, ai krijoi Studion Laugh-O-Gram, e cila falimentoi pas dy vjetësh.

Për të mësuar më shumë, BusinessMag në këtë artikull ju tregon sesi këta 10 miliarderë janë përballur me dështimin.

Bill Gates – themelues i Microsoft (91.6 miliardë $)

  • Ai u përjashtua nga shkolla për shkak se merrej me pirateri kompjuterike
  • Bashkë-themeloi një kompani për monitorimin e trafikut të internetit, Traf-O-Data, e cila dështoi
  • U largua nga Harvard
  • U akuzua për vjedhje nga një rival
  • U gjuajt në fytyrë me një akullore nga një protestues
  • U zotua se do të dhuronte gjysmën e pasurisë së tij gjatë gjithë jetës

Jeff Bezos – Amazon (105.1 miliardë $)

  • E mori vesh se ishte i adoptuar kur ishte vetëm 10 vjeç
  • Punoi në McDonald’s si zgarist
  • Pati probleme me lëndën e fizikës në kolegj dhe e ndërroi atë me shkencat kompjuterike
  • Refuzoi punën në Intel dhe Nell Labs për një startup të vogël, i cili dështoi brenda dy vjetësh
  • Kaloi në industrinë e financave
  • Dha dorëheqjen për të filluar Cadabra, të cilën më vonë e quajti Amazon
  • Punoi në një garazh në Seattle, në të cilin ndërtoi pajisjet e para
  • Lançoi një site të dështuar me të cilin u përpoq të konkurronte eBay
  • Tani, ai është një nga personat më të pasur në histori.

Larry Ellison – Oracle (61.4 miliardë $)

  • Përjetoi pneumoninë kur ishte vetëm 9 muajsh
  • U adoptua nga halla e tij
  • Shkoi në një kolegj publik, u largua që aty, u fut në Universitetin e Chicago, më pas iku edhe që aty
  • Punoi punë të ndryshme për 8 vjet
  • Filloi një biznes, i cili pati vështirësi që e detyroi të hipotekonte shtëpinë e tij
  • Pushoi shumicën e personave që punonin në kompaninë e tij dhe i mori përsëri në vitet ‘90
  • Tani ai zotëron 98% të ishulit Lanai në Hawai

Walt Disney – The Walt Disney Company (5 miliardë $)

  • La shkollën në moshën 16 vjeçare për t’ju bashkuar ushtrisë, por u refuzua për arsye se ishte nën moshë. Në vend të kësaj u bashkua me Red Cross
  • U pushua nga puna në moshën 22 vjeçare nga një gazetë, sepse kryeredaktori i tha se “i mungonte imagjinata”
  • Krijoi studion Laugh-O-Gram, e cila falimentoi pas dy vjetësh
  • Humbi të drejtën e karakterit të tij më të suksesshëm, “Oswald the Lucky Rabbit”
  • Falimentoi plotësisht, por më pas erdhi me karakterin e tij të ri: Micky Mouse

Oprah Winfrey – OWN (2.8 miliardë $)

  • U abuzua nga të afërmit kur ishte femjë
  • Ngeli shtatzënë dhe e humbi fëmijën në moshën 14 vjeçare
  • Çoi një shfaqje të quajtur AM Chicago nga më pak e shikuara në më të shikuarën në vetëm disa muaj
  • U poshtërua dhe u ngacmua seksualisht gjatë punës së saj të parë në televizion
  • Fitoi çmimin Emmy dhe u nomonua për një Academy Award
  • Ajo është milarderja e parë afrikano-amerikane dhe ka dhuruar miliona dollarë për bamirësi, duke përfshirë dhe The Angel Network dhe The Oprah Winfrey Foundation

 Michael Bloomberg – Bloomberg (52.3 miliardë dollarë)

  • U largua nga partneri i tij nga departamenti i IT në kompaninë e tij pas 13 vjetësh si aksioner
  • Pushohet në moshën 39 vjeçare
  • Krijon një firmë në Wall Street, në të cilën mbron teknologjinë e ndërtuar mbi të dhëna më të arritshme
  • Për të marrë klientin e tyre të parë, ai bëri premtimin, “Do ta realizoj punën për 6 muaj dhe nëse nuk të pëlqen atëherë nuk ke pse të më paguash për të”

Andrew Carnegie – Carnegie (310 miliardë dollarë)

  • Për t’ju larguar varfërisë në Skoci ai u zhvendos në Amerikë me prindërit e tij në moshën 13 vjeçare
  • Fitonte 1.20 dollarë në javë në një fabrikë tekstile
  • Punoi si telegrafist dhe gjeti një punë në hekurudhë
  • Edhe pse u konsiderua si një “rob pasurie”, ai dhuroi shuma të majme parash kundrejt kauzave filantropike, duke themeluar më shumë se 3000 librari

Jack Ma – Alibaba.com (41.5 miliardë dollare)

  • Ka pedaluar rreth 70 milje me biçikletën e tij për t’u bërë një tur turistëve
  • U refuzua hyrja në kolegj dy herë, pasi nuk kishte arritur nivelin e duhur te pikëve
  • Aplikoi 10 herë në Harvard dhe u refuzua vazhdimisht
  • Aplikoi në KFC me një grup prej 24 personash, 23 prej tyre u punësuan, Jack Ma ishte i vetmi që u refuzua
  • Krijoi një website “të shëmtuar”, të quajtur “China Yelloë Pages,” me një buxhet prej 20’000 dollarësh
  • Ju tha se shërbimi i tij i pagesave ishte një ide idiote
  • Tani ai është një nga njerëzit më të pasur në Kinë

Elon Musk – Tesla (21.4 miliardë dollarë)

  • U shty në shkallët e shkollës
  • Pati një krizë ekzistenciale kur ishte 14 vjeç dhe lexoi “The Hitchhiker’s Guide to the Galxy” ku kërkoi për përgjigjet
  • Braktisi programin e doktoraturës nga Universiteti Stanford
  • Flinte në zyrë dhe bëntë dush në zyrat e YMCA, pasi kompania e tij, Zip2, ishte në fillesat e veta
  • U pushua si CEO i Paypal ndërkohë që ishte me pushime
  • Investoi 40 milionë dollarë në kompaninë e tij për ta shpëtuar atë që të mos falimentonte
  • Sot ai drejton kompanitë SolarCity, SpaceX, Telsa Motors, me ëndrrën për të shpëtuar njerëzimin.

Richard Branson – Virgin (5 miliardë dollare)

  • Pati probleme në shkollë, sepse vuante nga Disleksia
  • U largua nga shkolla në moshën 16 vjeçare. Mësuesi i tij i tha se ai ose të përfundnte në burg ose do të bëhej një milioner
  • Krijoi një revistë të quajtur Student, me të cilën pati probleme parash
  • Dëshironte të krijonte një linjë ajrore, por që në testimet e para të avionit të vetëm, një tufë zogjsh fluturoi drejt e në motorrin e avionit
  • Filloi një kompani pijesh, një kompani makinash dhe kompani për download-me online, të cilat dështuan
  • Nga grupi i rokut në hapësirë, Grupi i tij Virgin tani kontrollon më shumë se 400 kompani

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0