Si e menaxhoj sipërmarrjen dhe të qënit nënë? - Business Magazine Albania

Si e menaxhoj sipërmarrjen dhe të qënit nënë?


*Sallie Krawcheck është CEO dhe bashkëthemeluese e Ellevest, një platformë investimesh idixhitale për femrat, e cila pritet të lançohet në 2016. Ajo është Drejtore e Ellevate Network, rrjetin global të profesionisteve femra. 

Thuajse e urrej atë lloj pyetje që u bëhen femrave në profesion “Si e menaxhoni gjithçka?” Përgjigjia ime e shkurtër është: “Ja ashtu. Dhe ndonjëherë ja ashtu.”

Vajza ime ishte kohët e fundit shoqëruesja e nuses në një dasmë, ku kishte të veshur një fustan që unë kisha harruar t’ia ktheja palët. Djali im veshi uniformën e tij të ciklit të lartë të shkollës, sepse në njëfarë mënyre unë kisha harruar se duhet t’ia ndërronim atë. Dhe macja ime ka nevojë në mënyrë të dëshpëruar të çiftohet.

Por unë arrij që të bëj vetëm pak gjëra mirë. Të qënit sipërmarrëse dhe të ndaj eksperiencën e këtij udhëtimi me fëmijët e mi, është një nga ato.

Pse?

Fëmijët e mi po kuptojnë se kjo nuk ka të bëjë me pasjen e një karriere interesante ose të pasurit e një impakti. Por ka të bëjë me pasjen e një karriere interesante DHE të pasurit impakt. Si një familje, ne nuk flasim thjesht për atë që po bëj unë (skuadra ime dhe unë jemi në proçesin e ndërtimit të Ellevest, një platformë investimi dixhitale për femrat). Ne flasim se pse po e bëjmë këtë (për të ndihmuar zbutjen e diferencave midis gjinive, e cila nga ana e vet çon drej më shumë gjërave të mira për femrat). Kjo na ka çuar në disa biseda “të tmerrshme” gjatë darkimeve rreth impaktit që do duan të kenë fëmijët e mi të kenë kur të përballen me tregun e punës.

(Kur lashë botën e kompanive të mëdha, druaja faktin se potenciali im për të pasur një impakt real mund të kishte përfunduar aty, pa të gjitha burimet, njerëzit dhe dollarët e investuar që mund të sjellë një kompani e madhe. Duke parë mënyrën se si po ndryshonte bota, njeri, gaboja. Gaboja rëndë.)

Ata kanë mësuar se suksesi nuk zgjat përgjithmonë, dhe dështimet nuk janë fatale. Shumë prej prindërve të shokëve/shoqeve të tyre duken “të vendosur”. Njëra është zëvendës presidente te një kompani X; njëri është doktor. Derisa këto punë i patën gjatë vitit që shkoi, me siguri do t’i kenë edhe gjatë vitit në vazhdim.

Por ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre, fëmijët e mi kanë parë uljet dhe ngritjet e gjatë tranzicionit të karrierës sime dhe kur nisa biznesin; kjo është një trajektore që mendoj se do të bëhet normë në varësi të shkallës së rrritjes së biznesit që ndryshon. Ata e shikojnë se rikrijimi i karrierës është i mundshëm duke ndjekur rrugën e karrierës së dikujt tjetër.

Dhe në mënyrë të veçantë, mendoj se kjo ka rëndësi. Studimet tregojnë se femrat e përjetojnë më keq se meshkujt dështimin; dhe mbi të gjitha ne femrave na pëlqen të mësojmë. Turpi i dështimit ende ekziston në shoqërinë tonë, por jo në shtëpinë tonë.

Kur fëmijët e mi kanë nevojë për mua, unë do t’u gjendem pranë. Të dy prej fëmijëve të mi kanë pasur probleme serioze me shëndetin (dhe të dy janë tërësisht të shëruar tani). Unë isha e aftë të isha me ta në çdo hap të rrugëtimit të tyre, për shkak të fleksibilitetit që më ka dhënë sipërmarrja. Sigurisht, unë kam qenë vonë në ndarjen roleve në shfaqjet e shkollës dhe kam munguar shumë herë gjatë takimit të prindërve në shkollë, por ata e kuptojnë plotësisht prioritetin që i japim ne familjes në shtëpinë tonë.

Bëni një krahasim me rastin kur punoja te një korporatë “America” dhe më kishte zënë paniku rreth një çështje shëndetsore. I thashë CEO-s se do më duhej të largohesha vetëm për pak sa për të bërë një skanim të trurit…dhe ai më tha që të kthehesha në mbledhje sa më herët që të ishte e mundur. Jo “Oh Zoti i Madh, mund të marrësh kohën që të nevojitet.” As edhe një “Shpresoj që të jesh mirë.” (Dhe, për të qenë të qartë, unë nuk përdora as eufemizëm: I thashë vetëm se do të bëja një SKANIM TRURI.) Dhe nuk më pyeti kurrë rreth rezultateve të skanimit.

E di se jo të gjithë shefat janë të tillë, por i imi ishte. Liria që më jepte ndërmarrja kur familja ime kishte nevojë për mua ishtë një bekim i vërtetë.

Jam pafundësisht mirënjohëse. A më pëlqen që një femër e ka më të vështirë se një mashkull të themelojë një biznes? Jo. A më shqetësoi fakti që një nga baballarët në shkollën e vajzës sime më vuri në dukje se kisha munguar në panairin e librave? Patjetër që po. Por a ishte ndonjë qejf i madh të udhëtoje drejt një mbledhjeje në Florida gjatë një stuhie javën e kaluar? Aspak.

Kategorizimi im për këto çështje: problemet numër një që ka bota. Siç thotë Billie Jean King, “Presioni është privilegj.” Të qënit e besuara për të ndërtuar Ellevest me fonde të jashtme dhe të qënit e aftë të rrisja fëmijët e mi: të dyja këto gjëra janë priviligje, dhe përpiqem të sigurohem që fëmijët e mi ta dinë këtë…edhe kur vajza ime u pengua dhe ra mbi fustanin e saj të shoqërueses së nuses ndërsa ecte drejt altarit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0