Përmes shtypit, njerëz të ndryshëm bënin përshëndetje, urime, njoftime vdekjesh apo lajmërime për shërbimet që ofronin. Po ashtu, reklamonin edhe noterët apo përkthyesit si dhe shkrimtarët, të cilët njoftonin për botimet e reja që bënin duke i ftuar lexuesit që të blejnë botimin me postë. Në listën e reklamuesve futeshin edhe kompanitë e transportit detar që njoftonin oraret e linjat e udhëtimeve.
Kryesisht në vitet ’30, në gazeta e revista shfaqen mesazhe promocionale të mirëfillta, me imazhe, kryesisht të huaja. Praktikën e përdorimit të imazheve që shoqëroheshin me një mesazh promocional e ndiqnin kompanitë prodhuese e që tregtonin produkte kozmetike apo ushqimore. Edhe në vitet ’40 do të kishte një sërë kompanish që reklamonin, e kryesisht ishin kompanitë italiane prezente në Shqipëri.
Në slideshow iu sjellim disa prej reklamave të periudhës së viteve 1920-1940:
burimi: scan
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.