Si arrin pozitiviteti tju bëjë të shëndetshëm dhe të suksesshëm? - Business Magazine Albania

Si arrin pozitiviteti tju bëjë të shëndetshëm dhe të suksesshëm?


Kur përballemi me sfida dhe hapa mbrapa, të gjithë marrim këshillën kuptimplote “të jesh pozitiv.” Sa më e madhe sfida, aq më e vështirë të gjesh motivim për tu fokusuar tek ana pozitive kur pozitiviteti duket asgjë veçse një mendim dashamirës.

Pengesa reale ndaj pozitivitetit është se truri ynë është programuar për të kërkuar dhe përqëndruar tek kërcënimet. Ky mekanizëm shpëtimtar i shërbeu njerëzimit më parë kur ishim gjahtarë dhe grumbullues dhe jetonim çdo ditë me kërcënimin real se dikush ose diçka rreth e rrotull nesh do të na vriste.Kjo ishte ajo që mbizotëronte shumë kohë më parë. Sot, ky mekanizëm përçon pesimizm dhe negativitet nëpërmjet tendencës së mendjes sonë për tu vërdallosur derisa e gjen kërcënimin. Këto “kërcënime” e zmadhojnë mundësinë e perceptuar se gjërat spo shkojnë mirë.

 

Pozitiviteti dhe shëndeti juaj

Pesimizmi është shkaku sepse ai i bën keq shëndetit. Studime të shumta kanë treguar se optimistët janë fizikisht dhe psikologjikisht më të shëndetshëm se pesimistët.
Martin Seligman në Universitetin e Pensilvanisë ka bërë kërkime të shumta rreth kësaj çështjeje. Ai ka gjetur se përqindja e rasteve të depresionit është më e lartë tek njerëz që në mënyrë pesimiste, ja dedikojnë dështimet deficiteve personale. Megjithatë, optimistët e trajtojnë dështimin si një eksperiencë mësimi dhe besojnë se ato mund të arrijnë të bëjnë më mirë në të ardhmen. Studimi mori në shqyrtim rastin e njerëzve me moshë nga 25 në 65 vjec për të parë se si niveli i pesimizmit apo optimizimit ndikonte ose lidhej me shëndetin në përgjithësi. Kërkuesit gjetën se shëndeti i pesimistëve u rëndua më shpejt me kalimin e viteve. Përfundimit e këtij kërkimi korrespondojnë me ato të Mayo Clinic sipas së cilit optimistët kanë përqindje më të ulëta të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një jetë më të gjatë. Ndërsa kërkuesit e Yale dhe Universiteti i Kolorados, pesimizmi ka lidhje me një përgjigjje të dobët të sistemit imunitar.

 

Pozitiviteti dhe performanca 

Mbajtja e një qëndrimi pozitiv nuk është mirë vetëm për shëndetin. Martin Selihman gjithashtu studjoi lidhjen midis pozitivitetit dhe performancës. Një studim, në veçanti, mati shkallën në të cilën shitësit ishin optimistë apo pesimistë në punën e tyre përfshirë faktin nëse ato ja dedikonin dështimin në shitje mangësive të tyre personale apo rrethanave të cilat mund të përmirësoheshin me përpjekje. Shitësit optimistë shitën 37 përqind më shumë politika se sa pesimistët të cilët ishin 2 herë më shumë gati ta linin kompaninë në vitin e parë të punës së tyre.

Seligman, në studimin e tij, tregon se njerëzit mund ta transformojnë një tendencë për të menduar në mënyrë pesimiste në një optimiste nëpërmjet teknikave të thjeshta që krijojnë ndryshime jetëgjata në sjellje shumë kohë pasi ato zbulohen. Truri jonë ka nevojë për pak ndihmë që të mposhtë zërin e mbrëndshëm negativ.

Ja dy hapa të thjeshtë për ta bërë trurin tuaj të mendojë në mënyrë pozitive:

 

Hapi 1. Ndarja e faktit nga trillimi

Hapi i parë për të mësuar trurin të mendojë pozitivisht është të dish ta ndalosh bisedën me veten në mënyrë negative. Sa më shumë gërmoni në mendimet negative, aq më shumë fuqi i jepni atyre. Shumë nga mendimet tona negative janë vetëm kaq, mendime dhe jo fakte.

Në momentin që jeni pushtuar nga mendimet negative dhe pesimiste, ndaloni dhe i shkruani ato. Kështu, duke ndalur këtë furi, ju fillimisht e ndalni këtë tendencë. Më pas, i studjoni me kujdes mendimet për të gjykuar nëse ato janë më shumë pjesë e realitetit tuaj apo trillim. Do ta vini me bast se fjalitë tuaja nuk janë të vërteta sa herë që do të shikoni fjalë si kurrë, gjithmonë, ndonjëherë, keq e më keq e të tjera.

A i humbni gjithnjë celësat tuaj? Patjetër që jo. Ndoshta i harroni ato shpesh por më së shumti ju nuk i harroni ti merrni. Kurrë nuk do të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj? Nëse jeni vërtetë kaq keq, ndoshta keni duruar për shumë kohë pa kërkuar ndihmë. Ose nëse është një problem vërtet i pakapshëm, përse i bini murit me kokë? Nëse ato që keni shkruar duken ende si fakte, konsultohuni me nje mik a koleg që ju e besoni dhe shikoni nëse ai ose ajo është dakort me ju. Në fund, e vërteta do të dalë.

 

Hapi 2. Identifikoni diçka pozitive

Tani që keni një mjet për ta nxjerrë veten nga mendimet negative, është koha për të ndihmuar trurin tuaj që të mësojë të përqëndrohet në atë që ju dëshironi – mendimet pozitive. Kjo do të vijë tek ju me pak praktikë. Por pikë së pari duhert ti jepni pak ndihmë trurit tuaj të hallakatur duke zgjedhur diçka pozitive për të menduar.

Kur ndiheni mirë dhe gjendja juaj shpirtërore është e mirë, kjo është shumë e lehtë. Por kur mendja juaj është e pushtuar nga mendimet negative dhe gjendja shpirtërore është e dobët, një proces i tillë është një sfidë.

Në momente të tilla, mendoni për ditën tuaj dhe identifikoni një gjë pozitive që ju ka ndodhur, pavarësisht se sa e vogël mund të jetë. Nëse ajo ditë nuk ju ka falur gjë, mendoni për diçka që ju ka ndodhur një ditë më parë ose javën e mëparshme.

Ose mund të përqëndroheni në një ngjarje të bukur që me zor e prisni. Kështu ju kaloni nga një mendim negativ në një pozitiv. Sa herë që e ndjeni se po bini në kurthin e mendimit negativ, mendoni për këtë ngjarje që mezi po e prisni të vijë. Këto dy hapa kanë një fuqi të madhe.

Nëse i përdorni këto dy hapa, ju do të mbillni frutet fizike, mendore dhe ato të performancës suaj brenda një kohe të shkurtër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0