Në tremujorin e katërt 2016, ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 0,9%. Rritjen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “ Industri nxjerrëse” me 5,5 %. Brenda kësaj industrie, vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 8,3%.
Referuar së njëjtës periudhe krahasimi, çmimet e prodhimit në aktivitetet e industrisë përpunuese kanë shënuar ulje me 0,1%. Brenda kësaj industrie vihet re ulja e çmimeve të përpunimit të tekstileve me 1,9%, prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara me 1,7%.
Ndërsa, çmimet e prodhimit në aktivitetet e prodhimit të letrës dhe prodhimit të mobilieve kanë shënuar rritje përkatësisht 1,6% dhe 2,2%.
Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, indeksi i çmimeve të prodhimit të produkteve vendase shënoi rritje me 1,1%.
Në tremujorin e katërt 2016, ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit për eksport është 0,6%.
Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar rritje në seksionet: “Industri nxjerrëse” dhe “Industri përpunuese” përkatësisht me 1,0% dhe 0,3 %.
Në tremujorin e katërt 2016, ndryshimi tremujor i indeksit është 1,4 %. Çmimet e Prodhimit në seksionin ”Industri Nxjerrëse” shënuan rritje me 4,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Rritjen më të lartë e shënuan çmimet e prodhimit në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 5,9 %.
Çmimet e prodhimit në seksionin “Industria përpunuese” kanë shënuar rritje me 0,8 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Brenda kësaj industrie, vihet re rritje e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: përpunimi i produkteve ushqimore me 0,3 %, përpunimi i tekstileve me 3,8 %, metalurgji me 3,0 %, prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure me 0,8 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 99,4 kundrejt vitit 2010, duke shënuar një rritje me 0,5 % krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Vlen të përmendet rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionet; “Industri Nxjerrëse” me 2,5 % dhe “Industri përpunuese” me 0,4 %.
Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 102,8 duke shënuar një rritje me 2,6 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e prodhimit të produkteve në seksionet: “Industri nxjerrëse” dhe “Industri përpunuese” kanë shënuar rritje përkatësisht me 4,8 % dhe 1,2 %.
burimi: monitor.al