Shtigjet do të dixhitalizohen, që turistët t’i aksesojnë online - Business Magazine Albania

Shtigjet do të dixhitalizohen, që turistët t’i aksesojnë online

Shtigjet ekzistuese dhe mundësitë e shtigjeve të reja në zona që po marrin gjithmonë e më shumë vëmendje turistike pritet që të kalojnë një proces dixhitalizimi që synon lehtësimin e aksesit të tyre për vizitorët.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore tashmë ka shpallur kompaninë fituese për kontratën “Shtigjet në zonat e mbrojtura: Studimi, përmirësimi, mirëmbajtja, markimi dhe hapja e shtigjeve të reja, dixhitalizimi për aksesin e tyre online”. Referuar dokumenteve, procedura synon zhvillimin gjithëpërfshirës të zonave dhe të territorit të tyre nëpërmjet krijimit te një sistemi të integruar të shtigjeve për ecje në natyrë si bazë për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në zonat me vlera të larta natyrore.

Lexo edhe:Jeto dhe Vishu me Traditë! Edlira Sula, një kontributore në ruajtjen e trashëgimisë kulturore

“Kjo do të shërbejë për tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj si dhe për zgjatjen e kohës së qëndrimit të tyre si dhe do të ofrojë kushte për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe të cilësisë së jetës për banorët lokalë. Nëpërmjet këtij projekti parashikohet të përmirësohet oferta turistike e në të njëjtën kohë të bëhet mirëmbajtje e zonave të mbrojtura” argumenton AKZM.

Projekti në fjalë ka të paktën shtatë objektiva ku së pari analizimi i gjendjes aktuale të shtigjeve ekzistuese. Së dyti hartimi i projektit të zbatimit për punimet e mirëmbajtjes për krijimin e hapësirave për pushim gjatë ecjes në shteg, ballkoneve panoramikë dhe sinjalistikës së 5 shtigjeve.

Së treti unifikimi i shënjimit të shtigjeve. Së katërti shqyrtimi për mundësinë e hapjes së shtigjeve të reja që përfshijnë në rrugëtim monumente natyrorë ose kulturorë. Së pesti krijimi i 100 guidave në format libërthi që përfshin jo vetëm hartat e shtigjeve por edhe informacion mbi zonën e mbrojtur.

Ngritja e një platforme online në formën e një website e cila do të përmbajë të gjithë informacionin që gjendet në terren në formë të dixhitalizuar. Së fundmi ngritja e kapaciteteve për të kataloguar informacion e për ta vendosur atë në platformë.

Projekti në fjalë i nisur nga AKZM merr një rëndësi të veçantë në kontekstin e bum-it turistik të vendit ku interesi është në rritje si për turizmin e rërës por edhe për atë të aventurës. Mungesa e informacionit online por edhe mosunifikimi i shtigjeve sa i takon sinjalistikës ka bërë që në disa raste turistët të humbasin e në të tjera akoma edhe për shkak të pakujdesisë apo mosinformimit nga guida lokale të përfundojnë deri në humbje jete.

monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0