Shqipëria së shpejti do të digjitalizojë dokumentet e identifikimit - Business Magazine Albania

Shqipëria së shpejti do të digjitalizojë dokumentet e identifikimit

Ndryshimet ligjore për pasaportat dhe dokumentet biometrike do t’u hapin rrugë shumë shpejt prodhimit të dokumenteve digjitale të identifikimit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha në konferencën për mediet pas mbledhjes së qeverisë se “përgatitja e ndryshimeve ligjore për pasaportat dhe dokumentet biometrikë, ka të bëjë me një ndryshim të rëndësishëm, që u përgjigjet zhvillimeve teknologjike të kohës”.

“Shqipëria duhet të emetojë sa më shpejt të jetë e mundur, e ne po punojmë me kompaninë, që ligji të na mundësojë prodhimin edhe të dokumenteve digjitale të identifikimit”, u shpreh Balla.
Lexo: Komunitet brenda kompanisë, risia e idesë së Arbëreshit Carlo Pellicano

Sipas tij, synimi është që të gjitha dokumentet që mbajnë qytetarët në portofolë si ID, patenta, kartela bankare etj., të jenë digjitale, të mbahen në telefonin e gjithsecilit.

“Ndaj, ky ligj është i rëndësishëm, pasi i hap rrugën kompanisë që të ecë me prodhimin e dokumenteve digjitale”, theksoi Balla.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0