Shqipëria, në top 20 vendet me IQ më të lartë në botë! - Business Magazine Albania

Shqipëria, në top 20 vendet me IQ më të lartë në botë!

Sipas të dhënave më të fundit të renditjes së mesatares së IQ-së për vitin 2026, Shqipëria shënon një përmirësim të dukshëm, duke arritur një mesatare prej 101 pikësh, që e vendos vendin në vendin e 19-të globalisht.

Ky rezultat përfaqëson një rritje prej 3.81 pikësh krahasuar me mesataren e vitit të kaluar, e cila ishte 97.19.

Renditja është publikuar nga faqja International IQ Test, e cila paraqet grafikë mbi zhvillimin e aftësive intelektive prej vitit 2018, falë platformave që zotëron.

Në rastin e Shqipërisë, pjesëmarrësit në anketë kanë qenë 456 dhe ata mesatarisht kanë reflektuar IQ në nivelin e 101 pikëve.

Shqipëria renditet pas vendeve si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, duke treguar një performancë të qëndrueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës. Ky progres i dukshëm mund të lidhet me investimet në arsimin e lartë dhe zhvillimin e kapaciteteve cognitive të popullsisë, sipas ekspertëve të fushës.

Renditja globale për 2026 tregon se vendet me IQ më të lartë janë Koreja e Jugut (106.97), Kina (106.48) dhe Japonia (106.3).

Shqipëria, duke u pozicionuar në vendin e 19-të, ka kaluar Zvicrën, Italinë dhe Greqinë, duke treguar një trend pozitiv krahasuar me vitet e kaluara.

Ky rezultat vendos Shqipërinë në hartën globale të vendeve me performancë të lartë mendore dhe tregon një trend inkurajues për zhvillimin e burimeve njerëzore në vend.

Në kuadër të të dhënave të publikuara, vendet e tjera të rajonit si Serbia (99.83) dhe Maqedonia e Veriut (98.88) renditen më poshtë.

AP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0