Shqipëria ende e pa përgatitur për të akomoduar një numër të lartë turistësh - Business Magazine Albania

Shqipëria ende e pa përgatitur për të akomoduar një numër të lartë turistësh

Discover Albania u themelua më 14 Mars të 2007.  Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshirën për të eksploruar Shqipërinë dhe në të njëjtën kohë të afroheshin më shumë me natyrën. Udhëtimet e para kanë qenë në fshatrat pranë Tiranës dhe më pas filluam me organizimet në kampingun në plazhin e Jalës, si dhe kamping në gjire të tjera të panjohura në zonën përreth Dhërmiut dhe Jalës.

Aktivitet e grupit nuk u ndalën me kaq, vazhdimisht ata eksploronin gjire, lugina dhe përshkruanin shtigjet e majave të Shqipërisë. Më pas, zbulimet e shumta dhe bukuritë që panë i shtuan dëshirën për t’ia treguar çdokujt, kështu dalë nga dalë u krijua dhe u shëndërrua në një nga kompanitë më të njohura në Shqipëri për udhëtimet në Shqipëri.

Frenkli Prengaj është administrator si edhe ofron guida të ndryshme turistike për turistë nga gjithë vendet e botës. Por që shqipëria ende nuk është gati për të mirëpirtur turistë aq sa flitet të vijnë këtë vit.

Frenkli çfarë të lidh ty me turizmin, pra keni kryer studimet apo diçka që ju lidh nëpërmjet familjes ?

Jo në fakt unë nuk kam një lidhje të drejtpërdrejtë me turizmin por kam për vlerat dhe për dashurinë ndaj vendit. Kam dashur gjithmonë që ti bëj një promovim vendit ku kam lindur që të ketë mundësi të shihet nga të tjerët .Ne kemi vlera, kemi tradita , kemi zakone të cilat janë vlejnë të shihen me vëmendje dhe pse jo të jenë mundësi e mirë për të promovuar çdo cep të Shqipërisë.Në fakt unë kur kam qenë ende më i ri në moshë bashkë me tre shokët e mi formuam një grup dhe vendosëm që të prekim çdo cep të Shqipërisë për të shijuar vende të cilat nuk kishim shkuar kurrë .
Lexo: Disa trende të pasurive të patundshme në Shqipëri. Flet Gjin Gjoka

Merrnim makinën dhe lëviznim kudo ku mundeshim.Pastaj me kalimin e kohës unë u shkëputa për të vijuar studimet dhe si të thuash e lashë këtë gjë pas dore. Por dëshira për të promovuar vendin vazhdonte dhe kështu kur u riktheva tek Discover Albania vijova një ëndërr që e kisha lënë në gjysmë.

Si është turizmi i këtij sezoni , a prisni shumë turistë ?

Ne presim shumë turistë këtë vit dhe është diçka që na krijon siguri sepse Shqipëria është promovuar në të gjitha shtetet e botës, ajo ka dalë në revista prestigjioze dhe si të thuash i është bërë një promovim dinjitoz. Mezi presim që të nisim këtë sezon i cili pritet të jetë më i bukuri.

A ka qytete të Shqipërisë që janë më të preferuara?

Nuk mund të ndahen qytetet pasi çdo qytet ka rëndësinë e tij dhe kur turistët vijnë në Shqipëri janë kurioze për thuajse të gjitha vendet. Veriu i Shqipërisë është shumë autentik dhe ka ruajtura vlerat e Shqipërisë.

Dhe përherë e kërkojnë që te bëjnë guida atje qoftë edhe prej kuriozitetit për të kuptuar se çfarë ndodh në veriun e Shqipërisë në zonat e largëta malore . mKëtë vit një promovim shumë i madh i është bërë edhe jugut të vendit, Ksamili është një nga këto destinacione që do të frekuentohet nëpërmjet guidave pasi i është bërë një promovim shumë dinjitoz.
lexo: 12 thënie motivuese për të ecur drejt qëllimeve tuaja

Cilat janë pyetjet më të shpeshta që bëjnë për Shqipërinë turistët e huaj ?

Në fillim pyesin a është Shqiperia një vend i sigurtë për të jetuar. Ndoshta degjojnë pak ose aspak për ne dhe kjo ata i step ose ju krijon ide te gabuara për vendin. Më pas kur vijnë këtu dhe kuptojnë qe ne jemi populli më i dashur dhe ofrojmë suport dhe dashuri për këdo ata nuk duan të shkëputen nga këtu .Turistet të cilët unë kam pasur shansin që ti orientoj kanë ikur dhe janë kthyer sërish këtu me të njëjtat kërkesa.Pyetje te tjera që bëjnë janë në lidhje me të kaluaren e shqiperise apo historinë e saj të shtetit.

Kulinaria është një vlerë e vendit tonë , ne kemi pjata tradicionale dhe gatime që nuk bëhen në të gjitha shtetet, si e shohin të huajt Kulinarinë tonë ?

E vlerësojnë shumë , madje janë edhe te informuar më pare se çfarë gatuhet këtu , vijnë me idenë se çfarë duan të konsumojnë më pas i shijojnë ato dhe i sugjerojnë edhe miqve të tyre. Madje janë selektivë nuk preferojnë pjata që bëhen edhe në shtete te tjera por presin gatime autentike shqiptare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0