Shprehjet më motivuese të të gjitha kohërave - Business Magazine Albania

Shprehjet më motivuese të të gjitha kohërave


Ndonjëherë në jetë, ju ndiheni sikur thjesht nuk mund të vazhdoni më. Ne të gjithë kemi qenë në këtë gjendje dhe mund të themi që nuk është aspak zbavitëse. Mund të ndiheni sikur po ecni nëpër një tunel të errët pa dritë në fund, ose duke u përpjekur të notoni në sipërfaqen e oqeanit, por ndjeni sikur diçka po ju tërheq poshtë. Ne të gjithë e humbasim motivimin në momente të caktuara dhe nuk ka asgjë të keqe të bëjmë pushime dhe të qetësojmë shpirtrat tanë. Megjithatë, ne duhet të kthehemi në një pikë dhe të punojmë drejt qëllimeve tona, sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë për ne.

Lexoni: 12 shprehje motivuese që do t’ju bëjnë të vlerësoni jetën

Nëse jeni ndjerë të pamotivuar dhe të lodhur kohët e fundit, ne shpresojmë që shprehjet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të fitoni frymëzimin dhe motivimin që ju mungon.

1. “Pa marrë parasysh se kush jeni, pa marrë parasysh se çfarë keni bërë, pavarësisht nga keni ardhur, ju gjithmonë mund të bëheni një version më i mirë për veten tuaj.” – Madonna

2. “Asnjëherë mos hiqni dorë nga diçka që dëshironi; është e vështirë të presësh, por më e vështirë është të pendohesh.”

3. “Vështirësitë që po përjetoni sot janë duke zhvilluar fuqinë që ju nevojitet nesër.” – Robert Tew

4. “Njeriu që fiton veten është më i madh se ai që mposht një mijë burra në betejë.” – Buda

5. “Mund të ndryshoj nga gjërat që më ndodhin, por nuk pranoj kurrë të mposhtem.”– Maya Angelou

6. “Ajo që qëndron prapa nesh dhe ajo që qëndron para nesh janë çështje të vogla në krahasim me atë që qëndron brenda nesh.” – Ralph Waldo Emerson

7. “Kurrë nuk jeni shumë i vjetër për të vendosur një qëllim tjetër apo për të ëndërruar një ëndërr të re.” – C. Lewis

8. “Qëllimi im nuk është të jem më i mirë se kushdo tjetër, por të jem më i mirë se sa kam qenë dikur.” – Dr. Wayne W. Dyer

Lexoni: Motivimi i Elda Gjokës. Folësja motivuese bëhet pjesë e librit “Les Brown ndryshoi jetën time”

9. “Koha juaj është e kufizuar, prandaj mos e humbisni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u brengosni nga besimet – që nënkupton të jetoni me rezultatet e të menduarit të të tjerëve. Mos lejoni që zhurma e mendimeve të të tjerëve të mbysë zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj.” – Steve Jobs

10. “Unë jam më madhështori; Thashë para se të bëhesha ai që u bëra.” – Muhammed Ali

11. “Lavdia jonë më e madhe nuk qëndron tek dështimi, por në rritjen tonë sa herë që dështojmë.”Konfuci

12. “Unë kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur gati 300 ndeshje. 26 herë kam qenë pretendent për të fituar dhe kam humbur. Unë kam dështuar pa pushim në jetën time. Dhe kjo është arsyeja pse pata sukses.” – Michael Jordan

13. “Fundi im u bë baza e fortë mbi të cilën rindërtova jetën time.” – J.K. Rowling

14. “Nëse doni të arrini madhështinë ndaloni së kërkuari lejë.” – Anonim

15. “Njerëzit që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që e ndryshojnë vërtetë atë.” – Steve Jobs

Lexoni: Shqiptarë motivues që duhet të ndiqni në rrjetet sociale

burimi: powerofpositivity

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0