Motivimi i Elda Gjokës. Folësja motivuese bëhet pjesë e librit "Les Brown ndryshoi jetën time" - Business Magazine Albania

Motivimi i Elda Gjokës. Folësja motivuese bëhet pjesë e librit “Les Brown ndryshoi jetën time”


Konsulente biznesi, folëse motivuese, trajnere. Elda Gjoka prej më se dhjetë vitesh frymëzon sipërmarrës, punonjës të kompanive, e jeton me fitoret e sukseset e klientëve të saj. Themeluese e kompanisë se konsulencës në fushën e marketingut, Elda drejton ‘’Genuine Effect’’ prej 5 vitesh. Përtej konsulencave të personalizuara ajo ka një kalendar trajnimesh që shtrihen pothuaj gjatë gjithë vitit, si ‘’Shërbimi ndaj Klientit’’, ‘’Efektiviteti në Komunikim’’, ‘’Teknikat e Shitjes’’, ‘’Puna në Ekip’’, ‘’Trajnimi i Trajnereve’’, etj.

Së fundi Elda po bëhet pjesë e një libri ndërkombëtar që pritet të dalë së shpejti me autor Patrick Businge. Më saktë, Elda mësojmë të jetë një nga 77 dëshmitë botërore, se si Les Brown ndryshoi jetën e tyre ‘’Les Brown changed our life’’.

Në një intervistë që BusinessMag zhvilloi me autorin e librit, Patrick Businge theksoi se, ‘’Historia e saj vazhdon të na tregojë se nëse ëndrra juaj është shumë e madhe, kufizimet nuk kanë rëndësi’’.

Les Brown është mentor i Patrick. E pyetur nga Businessmag, Elda tregon se u kontaktua në muajin janar. E ‘’peshkuar’’ mes komenteve të bëra ndër videot live të Les Brown në rrjetet sociale, ajo tregon se është përgjigjur me idenë që donte të ndante me ta se si Les Brown ka ndryshuar jetën e saj.

‘’Më mjaftonte që kisha një mundësi t’ia përcillja me mirënjohje këtë për dijeni. Nuk isha e interesuar nëse do ta përzgjidhnin për në libër, pasi nuk u isha qasur unë’’. Pas interesimit për të dëgjuar historinë e saj, Patrick i konfirmon përmes e-mailit që dëshmia e saj do të jetë pjesë e librit të tij. ‘Ndërkohë, disa plane të tjera burojnë për të ardhmen nga kjo’’, thotë Elda. Më shumë rreth kësaj na zbulon Patrick në intervistë.

Elda profesioniste dhe Elda njeri

Nuk mund të mendohen të ndara, as tek një profesionist, që duhet të motivojë të tjerët, dhe rrjedhimisht e ka kusht motivimin e vetes. Sipërmarrëse femër, sfidat e kanë bërë më të fortë, pa cënuar aspak të gjithë brishtësinë e saj si njëri. Me një të shkuar të lavdishme në sporte, ish kampionia vijon të aplikojë strandardet dhe të jetojë me mendësinë e një kampioneje. Para një kompjuteri, ajo tregon se në punën e saj e di që është i rëndësishëm fokusi.

‘’Të fokusohesh, të godasësh në shenjë çështjen, situatën, të shikosh alternativat që duhet të përjashtosh, të pranosh realitetin ku po vepron dhe të përcaktosh kufizimet që ke të bazuara në to dhe të kuptosh ku duhet të gjesh jo kufizime’’. Këto janë këshilla që Elda i aplikon dhe nxit në të njëjtën mënyrë klientët e saj. Ata të cilët duan një zhvillim të qëndrueshëm.

Suksesi, i saj është suksesi i arritur nga kompanitë apo organizatatat që këshillon. Një nga shumë asistimet e saj, është Komiteti Olimpik i Kosovës, pikërisht në peridhën që u shoqërua me fitoren e medaljes së artë të Majlinda Kelmendit. “Fitorja merr vlerë kur gjithë saktrificat e tua janë kurorëzuar me sukses dhe ti u ke ofruar zgjidhje klientëve që kanë patur nevojë për një dorë nga ti”, thotë Elda.

Sipas saj, të tillë klientë kultivojnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë dhe për sa kohë shohin që në mënyrë gjenuine ndjek me vëmendje nevojat e tyre ata çmojnë këshillat e tua, besojnë tek ty, këshillohen dhe kutivohen mundësi bashkëpunimi afatgjata.

“I jam mirënjohëse sportit sepse që në vogëli aty mësova që pavarësisht sa i vështirë duket një objektiv nëse vendos orët e punës, pasionet, zemrën, përkushtimin, me kohën e caktuar gjithçka arrihet. Kjo më udhëheq edhe në mënyrën e të bërit biznes”.

Por, a janë të lehta fitoret?! Sipas Eldës, arritjet vijnë nga rrugë sfiduese, organizim e netë pa gjumë. ‘‘Në kohët e sotme duhet të vraposh shumë për të qëndruar në vend. Si drejtues mund të jesh hamalli më i madh i kompanisë gjithashtu’’.

Cili është mendimi i saj për kompanitë, çfarë duhet të bëjnë ato në periudha vështirësish? “Asgjë nuk bie nga qielli. Të menduarit se dikush duhet t’ua lehtësojë gjërat… nuk duhet ta presin këtë. Duhet të shikojnë ku janë, të kenë partneritet me ofruesit, furnitorët e tyre, të jenë më mendje hapur ndaj dijeve, leximit, konkaktit, të kuptuarit të teknologjisë dixhitale, të komunikuarit me publikun, të përmirësojnë qasjen në shërbimin ndaj klientit, të investojnë në kapitalin njerëzor’’.

Sipërmarrjen e saj e ka nisur në periudhën kur kriza financiare ndërkombëtare kishte prekur edhe Shqipërinë. Por kjo ka edhe anën e saj të mirë. “Në kohët e krizave kemi kuptuar kush janë më të mirët. Një shprehje thotë që kur nata është e errët yjet shfaqen, kjo periudhë krize ka qenë e errët për shumë por unë kam parë yje. Jam e sigurt që gjithkush po të kërkojë me integritet duke korrur atë çka ka mbjellë në të shkuarën jeta surprizoka. Dhe kështu ua dalim vështirësive”.

Kush është Les Brown

Si një prej folësve motivues më të njohur në Botë, Les Brown është një personalitet dinamik dhe shumë i kërkuar në qarqet e biznesit e nga lider të të gjithë sektorëve e shoqërive, të cilët janë në kërkim të zgjerimit të mundësive të tyre.

Për tri dekada ai jo vetëm ka studiuar shkencën e arritjeve, ai e ka zotëruar atë duke intervistuar qindra udhëheqës të biznesit të suksesshëm. Duke bashkëpunuar me ta ka zhvilluar teori me rezultate të vlefshme për klientët e tij.

Leslie Calvin “Les” Brown (i lindur më 17 shkurt 1945) është folës motivues amerikan, autor, radio DJ, ish-prezantues televiziv dhe ish-politikan. Si politikan, ai është ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Ohajos. Si folës motivues, ai përdor frazën “është e mundur!” dhe u mëson njerëzve të ndjekin ëndrrat e tyre siç mësoi të bënte dhe ai.

Brown lindi me vëllain e tij binjak, Wesley, në një ndërtesë të braktisur në Liberty City, një zonë me të ardhura të ulëta në Miami, Florida. Ai më pas u dha për adoptim dhe u birësua nga Mamie Brown, një grua 38 vjeçare e vetme, e cila punonte si kuzhiniere në mensë. Ai ishte shpallur “i vonuar mendërisht në edukim”, në shkollën fillore. Pavarësisht nga vetëvlerësimi i ulët dhe problemet me humbjen e besimit, që kjo gjë krijoi, ai mësoi si të arrinte potencialin e tij të plotë me inkurajimin e nënës së tij dhe ndihmën e një mësuesi në shkollën e mesme, një pikë kyçe në shumë fjalime motivuese që ai jep.

Ai krijoi Les Brown Enterprises (Sipërmarrjet Les Brown) për të mbështetur karrierën e tij të re si folës motivues. Në fund të viteve ’80 , fillim i viteve ’90, fitoi disa çmime ekselence lokale dhe kombëtare dhe ka një Emmy në emrin e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0