12 shprehje motivuese që do t'ju bëjnë të vlerësoni jetën

12 shprehje motivuese që do t’ju bëjnë të vlerësoni jetën


Me ditën e re vijnë forca dhe mendimet e reja. – Eleanor Roosevelt

Ne jemi ajo që bëjmë në mënyrë të përsëritur. Ekselenca, pra, nuk është një veprim, por një zakon. – Aristoteli

Jeta fillon çdo mëngjes. – Joel Olsteen

Në mes të vështirësive qëndron mundësia. – Albert Einstein

Një ditë pa të qeshura është një ditë e humbur kot. – Charlie Chaplin

Çdo mëngjes ne lindim përsëri. Ajo që ne bëjmë sot është ajo që ka më shumë rëndësi. – Buda

Çfarë ka në anën tjetër të frikës? Asgjë. – Jamie Foxx

Askush nuk ju detyrohet për asgjë. – Amelia Boone

Nëse po ndryshoni botën, jeni duke punuar për gjëra të rëndësishme. Do të jeni të lumtur për t’u çuar çdo mëngjes. – Larry Page

Nëse doni të bëni ëndrrat tuaja realitet, gjëja e parë që duhet të bëni është të zgjoheni. – J.M. Power

Kur ngriheni çdo mëngjes, mendoni se çfarë privilegji i paçmuar është që jeni gjallë; që merrni frymë, që mendoni, që shijoni jetën dhe që dashuroni. – Marcus Aurelius

Bota ndryshon me shembullin tuaj, jo me mendimin tuaj. – Paulo Coelho

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0