Administrata Federale e Aviacionit (FAA) propozoi një dënim civil prej 163,240 euro (175,000 dollarë) kundër SpaceX për dështimin e dorëzimit të disa të dhënave të sigurisë në agjenci përpara lansimit të satelitëve Starlink në gusht 2022.
FAA tha se SpaceX duhej të dorëzonte informacionin, të njohur si të dhënat e trajektores së analizës së përplasjes së lansimit, drejtpërdrejt tek agjencia të paktën shtatë ditë përpara një tentative për nisje.
Të dhënat përdoren për të vlerësuar mundësinë e përplasjes së mjetit lëshues me një nga mijëra objektet e gjurmuara që rrotullohen rreth Tokës. SpaceX ka 30 ditë për t’iu përgjigjur FAA-së pas marrjes së njoftimit për ndëshkim, transmeton Telegrafi.
Ndërsa Reuters raporton se SpaceX nuk iu përgjigj një kërkese për koment të bërë nga ana e tyre.
Dënimi i propozuar është përplasja e fundit e tensionit të SpaceX me FAA-në, pasi biznesi i lëshimit me ritëm të shpejtë i kompanisë në pronësi të Elon Musk teston rregullat e lëshimit dhe rihyrjes së raketave në SHBA.
Në vitin 2020, FAA gjeti SpaceX në shkelje të rregulloreve të nisjes për lejimin e një prototipi të raketës gjigante Starship të kompanisë të ngrihej pa siguruar miratimin e të dhënave kryesore që përfshijnë rrezen e mundshme të shpërthimit të fluturakes.
Teksa në vitin 2021, FAA rishikoi kërkesat e nisjes komerciale të SpaceX për të mandatuar që një inspektor i sigurisë FAA të jetë i pranishëm për çdo fluturim në objektin e saj të nisjes në Boca Chica pasi FAA tha se kompania shkeli kërkesat e licencës për një nisje të Starship. reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.