Samsung prezanton Galaxy A elegant, praktik dhe të fuqishëm   - Business Magazine Albania

Samsung prezanton Galaxy A elegant, praktik dhe të fuqishëm  


E disponueshme në Europë në dy versione – 5.2 inch A5 dhe 4.7 inch A3 – seria më e re e Galaxy A kombinon dizajnin e mrekullueshëm, një kamera zmadhuese, si dhe disa karakteristika që do e bëjnë jetën e përditshme të konsumatorëve më të përshtatshme.

“Në Samsung, ne përpiqemi gjithmonë t’ju sigurojmë klientëve tanë që të kenë produktet më të avancuara në treg”, tha DJ Koh, presidenti i Mobile Communications Business, në Samsung Electronics. “Seria më e fundit e Galaxy A është një provë për këtë. Ne kemi integruar qasjen tonë unike të dizajnit, si dhe funksione të cilat sigurojnë performancë të lartë pa u kompromentuar në stil, me të cilat konsumatorët e Galaxy do të bien në dashuri.”

Galaxy A përmban një kornizë metalike dhe një xham 3D që është pjesë e trashëgimisë së projektimit premium të Samsung. Me një kamera me shkëlqim, pajisja është më e lëmuar se kurrë dhe është e rehatshme si për t’u mbajtur dhe për t’u përdorur. Galaxy A vjen në katër ngjyra elegante duke përfshirë Black Sky (E zezë), Gold Sand (Ngjyrë ari), Blue Mist (Blu) dhe Peach Cloud (Ngjyrë pjeshke).

samsung-prezanton-galaxy-a-elegant-praktik-dhe-te-fuqishem-business-magsamsung-prezanton-galaxy-a-elegant-praktik-dhe-te-fuqishem-business-mag

samsung-prezanton-galaxy-a-elegant-praktik-dhe-te-fuqishem-business-mag

samsung-prezanton-galaxy-a-elegant-praktik-dhe-te-fuqishem-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kapja e momenteve që krijojnë kujtime të përhershme nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë se sa me Galaxy A e ri, në sajë të kamerës në pjesën e përparme dhe të pasme. Teknologjia e avancuar e kamerës tani ofron fokus automatik shumë të saktë, duke sjellë fotografi sa më të qarta, madje edhe ato që janë kapur me dritë të ulët.

Të bësh selfie nuk ka qenë kurrë më e lehtë, Prekni kudo në ekran për të bërë një selfie me rezolucion të lartë dhe përdorni blicin për një foto më të ndritshme. Kamera në Galaxy A gjithashtu ofron një UX të thjeshtuar, duke u lejuar konsumatorëve të ndryshojnë tonalitetin, filtrat më shpejt dhe të shtojnë efekte në fotot e tyre.

Përdoruesit mund të përdorin mjete të veçanta të tilla si “Food Mode” për të rritur ngjyrat dhe kontrastet për fotot e zgjedhura.  Galaxy A është projektuar për të qenë afër kërkesave të përditshme të konsumatorëve dhe përfshin funksione shumë të dashura nga produkti më i shitur, smartphone Galaxy S7:

  • Për herë të parë, seria e Galaxy A ofron IP68 rezistente ndaj ujit dhe pluhurit, duke e lejuar atë t’i bëjë ballë elementeve të tillë si: shiu, djersa, rëra dhe pluhuri në mënyrë që përdoruesit të mund ta marrin pothuajse kudo me vete.
  • Një bateri që zgjat shumë do të thotë që përdoruesit mund të qëndrojnë të lidhur më gjatë, ndërsa Fast Charging u mundëson përdoruesve që ta karikojnë baterinë më shpejt batërinë se më përpara. Galaxy A është e pajisur edhe me portë Type-C USB-je për lidhje më të lehtë.
  • “Always on Display” i lejon përdoruesit të kontrollojnë njoftime të rëndësishme pa e hapur pajisjen, duke kursyer kohën dhe jetën e baterisë.
  • Rritja e memorjes dhe microSD suporton deri në 256GB që do të thotë se përdoruesit mund të bëjnë foto dhe të ruajnë informacione pa u shqetësuar për hapësirën në memorje. Galaxy A do jetë e disponueshme në Europë në Shkurt. Për më shumë informacione, vizitoni www.samsungmobilepress.com.

Specifikat e produktit të Samsung Galaxy A5 (2017)

Galaxy A5 2017
Rrjeti LTE Cat.6 * Mund të ndryshojë sipas tregjeve dhe operatorëve të celularëve
Ekrani 5.2” FHD Super AMOLED
AP 1.9GHz Octa Core
OS Android 6.0.16 (Marshmallow)
Kamera Para & Mbrapa: 16MP (F1.9)
Video MPEG4, H.265(HEVC), H.264(AVC), H.263, VC-1, MP43, WMV7, WMV8, VP8, VP9
Audio MP3, AAC LC/AAC+/eAAC+,AMR-NB, AMR-WB, WMA, FLAC, Vorbis, Opus
Funksione shtesë Samsung KNOX, S-Voice
Lidhja Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac, Bluetooth® v 4.2, ANT+, USB Type-C, NFC (UICC, eSE)
Sensor Matës i shpejtësisë, Afërsia, Gjeomagnetik, Ndriçim RGB, Hall, Skanues i gishtit, Barometër
Kodi i IP IP68
Memorja 3GB RAM + 32GB Hapësirë Ruajtje, Porta për Micro SD (up to 256GB)
Përmasat 146.1 x 71.4 x 7.9mm
Bateria 3,000mAh, Karikohet shpejt

Specifikat e produktit të Samsung Galaxy A3 (2017):

Galaxy A3 2017
Rrjeti LTE Cat.6 * Mund të ndryshojë sipas tregjeve dhe operatorëve të celularëve
Ekrani 4.7” HD Super AMOLED
AP 1.6 GHz Octa Core
OS Android 6.0.16 (Marshmallow)
Kamera Mbrapa: 13MP (F1.9), Para : 8MP (F1.9)
Video MPEG4, H.265(HEVC), H.264(AVC), H.263, VC-1, MP43, WMV7, WMV8, VP8, VP9
Audio MP3, AAC LC/AAC+/eAAC+,AMR-NB, AMR-WB, WMA, FLAC, Vorbis, Opus
Funksione shtesë Samsung KNOX, S-Voice
Lidhja Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac, Bluetooth® v 4.2, ANT+, USB Type-C, NFC (UICC)
Sensor Matës i shpejtësisë, Afërsia, Gjeomagnetik, Ndriçim RGB, Hall, Skanues i gishtit, Barometër
IP Code IP68
Memorja 2GB RAM + 16GB Hapësirë Ruajtje, Portë për Micro SD (deri në 256GB)
Përmasat 135.4 x 66.2 x 7.9mm
Bateria 2,350mAh

* Karakteristikat dhe funksionet do të ndryshojnë sipas tregut.

* Të gjitha funksionet, karakteristikat, specifikimet dhe informacione të tjera të produktit të paraqitura në këtë dokument nuk përfshijnë kufizim në përfitime, dizajn, çmim, komponentë, përformancë, disponueshmëri dhe aftësitë e produktit janë subjekt për t’u ndryshuar pa njoftim ose detyrim.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0