Samsung "përshëndet" Apple në reklamën e saj më të fundit

Samsung “përshëndet” Apple në reklamën e saj më të fundit


Lufta midis iOS dhe Android është aktualisht ndoshta më e fortë se kurrë. Të dy sistemet operative kanë arritur në nivele funksionaliteti të paimagjinueshme vite më parë. Gjithashtu edhe smartphone-ët sa vijnë dhe bëhen akoma e më të nevojshëm. Për të gjithë ne, të rinj apo të vjetër, ata janë pjesë e jetës sonë të përditshme.

Shpesh ankohemi se ata po na marrin shumë kohë dhe se jemi duke u bërë më shumë anti-socialë. Ndërkohë që në një formë apo një tjetër jemi më produktivë nga sa kemi qenë më parë. Ndërthurja e smartphone së bashku me internetin ka bërë që informacioni të lëvizë shumë më shpejt dhe detyra që më parë merrnin orë të tëra, sot marrin vetëm disa sekonda.

Lexoni: Përse duhet të bleni një Samsung Note 8?

I pari smartphone i prodhuar ndonjëherë, u prezantua 15 vite më përpara se iPhone të “thyente akullin” dhe shënonte masivizimin e tyre. Ai u prezantua në vitin 1992 dhe quhej Simon Personal Communicator. Ky produkt u prodhua nga IBM në vitin 1992. Por, termi smartphone, filloi përdorimin e tij në vitin 1995. Praktikisht, ai ishte një telefon dhe një PDA (personal digital assistant) në një njësi të vetme. Ai kushtonte $899 ose $1435 sot (pak më shtrenjtë se një iPhone). Ai ishte unik për kohën kur është prodhuar sepse produkte të tilla, nuk ishin të njohur në atë kohë. Me të mund të dërgoje e-mail, të merrje ose dërgoje fax, mbaje shënime, të përdorje kalendarin etj. Shumë prej funksioneve të përmendura duken tepër qesharake sot dhe kjo është se sa dhe si gjërat kanë ndryshuar.

Lexoni: Prezantohet në Shqipëri smartfoni i gjeneratës tjetër, Samsung Galaxy Note8

E sot, 25 vite më pas, “lufta” zhvillohet shpesh midis detajeve dhe funksionaliteteve të cilat Simon, ndoshta nuk i imagjinonte ndonjë herë.

Samsung, së fundmi ka publikuar në YouTube reklamën e saj më të re, e cila, haptazi, tregon superioritetin e kompanisë ndaj Apple. Një ide e bukur, e cila shpresojmë se do të hapë një “betejë” të re midis kompanive, ashtu si BMW dhe Mercedes disa vite më parë.

https://youtu.be/R59TevgzN3k

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0