Sakrificat që bëjnë njerëzit e suksesshëm për të arritur qëllimet e tyre

Sakrificat që bëjnë njerëzit e suksesshëm për të arritur qëllimet e tyre


Nuk është sekret, suksesi kërkon sakrifica. Por çfarë do të sakrifikoje ti, për të realizuar ëndrrën tënde?

Jeta na ofron një sasi të limituar kohe dhe resursesh, dhe pavarsisht çfarë bën me jetën tënde, ti duhet të punosh me këto burime të kufizuara për të realizuar çdo gjë.

Ajo çfarë sakrifikojnë njerëzit e suksesshëm varet prej tyre. Megjithatë, ekzistojnë disa gjëra universale. Ato janë disa gjëra nga të cilat duhet të heqësh dorë gjatë rrugës drejt suksesit.

Çfarëdolloj gjëje që do të bësh,

ti duhet ta duash dhe të jesh i gatshëm të sakrifikosh për të.

– Maya Angelou

Këto janë katër sakrifica që njerëzit e suksesshëm bëjnë për të arritur qëllimet dhe për të realizuar vizionin e tyre:

1. Interesa të vogla dhe të mëdha

Një nga të vërtetat më të dhimbshme është se njerëzit për të qenë të suksesshëm heqin dorë nga disa pëlqime të caktuara. Nuk do të thotë që ata nuk i pëlqejnë më ato gjëra, thjesht ata nuk kalojnë më kohë duke i bërë ato sepse kanë synime më të mëdha dhe kështu i vendosin vetes prioritete.

Me fjalë të tjera, ti duhet të heqësh dorë nga gjërat që pëlqen në këmbim të atyre që do.

2. Pushim

Është e zakonshme të dëgjosh njerëz të suksesshëm të thonë se ata flenë vetëm katër apo pesë orë në ditë. Një shembull konkret është Tony Robbins.

Edhe pse shkenca e gjumit kundërshton pretendimet se shumica e njerëzve mund të jenë produktiv 100% në këtë sasi të vogël gjumi, shumë njerëz të suksesshëm arrijnë t’ja dalin.

3. Kohë me familjen

Nuk është e pazakontë të dëgjosh njerëz të suksesshëm që sakrifikojnë raste të veçanta me familjen dhe miqtë për disa vite duke ndërtuar ëndrrat e tyre.

Imagjinoni sikur po fluturoni në një aeroplan për të arritur te suksesi. Ky avion është automjeti juaj, biznesi juaj, karriera ose përpjekja krijuese, dhe ka një sasi të caktuar karburanti (burimi juaj i kufizuar). Nëse avioni juaj është shumë i rëndë, ka shumë bagazhe, ai kurrë nuk do të arrijë në destinacionin e tij.

Pra çfarë bën ti? Ti lehtëson ngarkesën. Ti nuk do të mbijetosh në qoftë se nuk e bën këtë, kështu që duhet të mungosh në disa momente më pak të rëndësishme për karriereën tënde. Dhe, për fat të keq, ditëlindjet dhe ngjarjet e veçanta janë një nga më të lehtat prej të cilave mund të heqësh dorë (përkohësisht, të paktën).

4. Krenaria

Një nga shembujt e sakrificës nga njerëz të suksesshëm vjen nga Barbara Corcoran, themeluese e Grupit Corcoran dhe një nga themelueset e Shark Tank të ABC, sepse ilustron një pikë të jashtëzakonshme për një nga sakrificat më të pakuptueshme që të gjithë njerëzit e suksesshëm bëjnë.

Në intervistë për “Revistën e Suksesit”, Corcoran tregoi historinë e kohës kur ajo kishte “gëlltitur” krenarinë e saj dhe nisi një punë tjetër për të mbajtur biznesin “mbi ujë”:

Një vit, kur normat e interesit ishin 18 %, unë arrita në një borxh prej 400,000 dollarësh. Unë po falimetoja; askush nuk po blinte pasuri të patundshme dhe kisha 400 agjentë për të mbështetur. Kam gëlltitur krenarinë time dhe kam punuar duke drejtuar zyrën e shitjeve të një kompleksi të ri godinë. Drejtuesit e mi më donin mua, por unë i përbuzja sepse nuk isha më shefi. E lashë ‘The Corcoran Group’ në duart e besuar të partnerit tim të biznesit, Esther Kaplan, i cili vazhdoi ta drejtonte atë çdo ditë. Gjashtë muaj më vonë, unë fitova një rrogë prej 100,000$ për të paguar borxhin dhe për të mbuluar një copë të kredisë. E harrova shpejt sikletin tim; por ajo lëvizje e shpejtë në fakt e shpëtoi biznesin.

Njerëzit e suksesshëm janë të gatshëm të bëjnë sakrificat e duhura për të realizuar ëndrrën e tyre.

Ndonjëherë, kjo do të thotë edhe të fillosh një punë të dytë. Në raste të tjera, kjo do të thotë që duhet të përballesh me vështirësi financiare.

Cilido qoftë rasti, ata e dinë se çfarë duan dhe kuptojnë se duhet të bëhen sakrifica nëse duan të realizojnë vizionin e tyre. Ata i bëjnë ato sakrifica vullnetarisht, pavarsisht vështirësisë.

/GoalCast

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0