Sa qytetarë vizituan edicionin e tetë të panairit të dermokozmetikës, “Medical & Beauty Fair”? - Business Magazine Albania

Sa qytetarë vizituan edicionin e tetë të panairit të dermokozmetikës, “Medical & Beauty Fair”?

Në datat 2-3-4 Maj u zhvillua në Pallatin e Kongreseve “Medical & Beauty Fair”, panairi më i madh kushtuar kujdesit shëndetësor dhe dermokozmetikës.

Dhjetëra kompani të suksesshme në tregun shqiptar që ofrojnë shërbime në fushat farmaceutike, okulistike, dermokozmetike, estetike, dietologji mirëpriten qindra klientë, blerës potencialë dhe vizitorë në stendat e tyre.

Tre ditë intensive për pjesëmarrësit dhe të dobishme për qytetarët, të cilët patën mundësinë të realizonin falas ekzaminime dhe konsulta me profesionistë të shëndetit, si dhe të përfitonin nga uljet e mëdha të çmimeve në produktet e ekspozuara.

Ditën e parë të panairit u mbajt edhe forumi shkencor: “Sfidat dhe inovacioni teknologjik në kujdesin shëndetësor në Shqipëri”, ku profesionistë të shëndetit referuan para një auditori të specializuar. Në fjalën e saj përshëndetëse, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Entela Ramosaçaj foli për inovacionin teknologjik në kujdesin shëndetësor.

Vlerë e shtuar e këtij edicioni ishte edhe organizimi i Kongresit të Parë Mbarëshqiptar i Dermatologjisë dhe Venerologjisë. Sipari i këtij aktiviteti u çel nga Prof. Ermira Vasili, në të cilin u trajtuan tematika sëmundjet inflamatore dhe ato gjenetike të lëkurës.

Kongresi pati synim të bëjë së bashku profesionistët e shëndetit dhe aktorë të tjerë, shqiptarë e të huaj, në një hapësirë të përbashkët për të ndarë përvojat, perspektivat, qasjet e reja, si dhe për të adresuar sfidat.

Medical & Beauty Fair u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me Shoqatën Shqiptare të Dermatologjisë dhe Venerologjisë. albeu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0