Sa ndikojnë rezultatet shkollore në rrugëtimin tuaj profesional?

Sa ndikojnë rezultatet shkollore në rrugëtimin tuaj profesional?


Jetojmë në një botë, ku gati çdo prind i inkurajon fëmijët e tij të marrin nota të mira në shkollë. Jo vetëm kaq. Ata presin që fëmija i tyre të marrë notat më të larta gjatë gjithë jetës së tij akademike. Dhe nëse ata do të marrin një rezultat më të ulët, për prindërit konsiderohet si një zhgënjim.

Në këto raste prindërit besojnë se një fëmijë që nuk ka rezultatet maksimale, nuk mund të ketë shumë sukses. Por, të mos ngatërrojmë diçka. Nëse një fëmijë merr gjithmonë vlerësimin maksimal, do të jetë i suksessshëm në shkollë dhe jo domosdoshmërisht në biznes, ndërsa për atë që nuk është gjithmonë shumë i mirë në shkollë nuk do të thotë që nuk ka shanse për t’u bërë një sipërmarrës dhe udhëheqës i suksesshëm.

West Point ka bërë një studim me të sapodiplomuarit për të parë vijueshmërinë e tyre dhe llojin e karrierës. Ata dolën në përfundimin se një student nuk rritet për të udhëhequr kompanitë. Sipas tyre, koha ka provuar se një student me rezultate maksimale, mund të mos jetë më i aftë në sipërmarrje se një student me rezultate më të dobëta.

Lexo: Si të bëheni një udhëheqës me ndikim

Pra, rrallëherë udhëheqja ka të bëjë me intelektin e pastër dhe studentët absolut janë njerëz që japin kontribute të mëdha në shkencë, pedagogji, por jo domosdoshmërisht këta njerëz kanë të zhvilluara aftësitë ndërpersonale që studentët mesatarë kanë mundësinë ta bëjnë.

Është tepër e rëndësishme që t’i kushtohet më shumë rëndësi aftësisë që zotëron një person sesa rezultateve të tij, pasi ka aftësi të tjera po ashtu të vlefshme, që shkojnë përtej librave. Prandaj, kur një student sjell në shtëpi një çertifikatë, e cila nuk mbart rezultate maksimale, mos u frikësoni. Ju si prind duhet të festoni, pasi ju keni në dorë rezultatet e një udhëheqësi të ardhshëm.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0