Si të bëheni një udhëheqës me ndikim

Si të bëheni një udhëheqës me ndikim


Çdo njeri është një influencer në familje, në rrethin shoqëror apo në punë. Pra, secili nga ne influencon në një farë mënyre.

Marketingu i vetvetes për të grumbulluar një numër të madh ndjekësish, nuk është një mënyrë e gabuar. Janë ato konotacione të diskutueshme që i bëjnë drejtuesit e biznesit dhe udhëheqësit më të tërhequr për një status tjetër, në dukje më profesional. Puna e një “udhëheqësi të menduar”, është të krijojë një zhvendosje paradigme që u jep atyre respekt dhe reputacion pozitiv. Por, duke parë një mënyrë tjetër, linja po bëhet gjithnjë e më e paqartë. Ndikuesit janë më të arsimuar dhe të aftë se kurrë më parë, ndërsa udhëheqësit e mendimit janë bërë, në disa raste, nxitës të flaktë të kompanive dhe markave të tyre.

Çfarë është një udhëheqës ndikues?
Influencuesi udhëheqës është ekzekutivi që përmes një rekordi të dëshmuar, ka triumfuar në biznes dhe tani motivon dhe frymëzon të tjerët të krijojnë sukses të ngjashëm përmes shkëmbimit të njohurive, qëndrimit, filozofisë dhe strategjisë. Një lidership influencues përdor kanale të tilla si, lajme ose botime aktuale dhe strategji të mediave sociale për ta realizuar këtë. Ndërsa pothuajse kushdo mund të blejë ndjekës në Instagram ose të pprezantohet si drejtues për një industri, një influencues i vërtetë në drejtim duhet të ketë aftësi të veçanta, jo lehtë të arritshme.

Lexo: Instagram, ekspozohen të dhënat e miliona influencuesve

Fuqia dhe angazhimi për të frymëzuar

Edhe nëse e konsideroni veten një komunikues pasionant dhe jeni të sigurt në aftësitë tuaja për të shkruar dhe folur, me siguri përballeni me pengesa e kufizime kohore; mosnjohja me platformat (p.sh. ju mund të publikoni materiale frymëzuese në blogun tuaj ose profilin e LinkedIn, por a dini si t’i prezantoni mendimet tuaja përpara një audience më të gjerë?; padurimi (ndikimi i lidershipit kërkon më shumë përpjekje sesa goditja në errësirë; pasiguri për atë që thoni (ju i dini mendimet tuaja, por nuk i shpjegoni ato në mënyrë efikase?); ose mungesë besimi.
Përvojat tuaja ndikojnë tek ju dhe perspektiva që fitoni është ajo që vetëm ju keni aftësinë të ndani. Këto rrëfime nuk janë vetëm të fuqishme. Ato fillojnë t’ju pozicionojnë në mënyrë autentike si një drejtues që mund të motivojë dhe frymëzojë.

Një hap i parë kritik
Nëse akoma nuk publikoni asgjëkund, zgjidhni një platformë sot (LinkedIn ose Medium është një vend i shkëlqyer për të filluar) dhe thjesht filloni të shkruani për diçka.

Provoni njërën nga këto tre tema:

Për të ndikuar, ose jo 
Në fund të fundit, ju do të jeni në gjendje të drejtoni procesin e përpunimit të ideve dhe më pas të filloni të përdorni të njëjtën qasje me ngrohtësinë tuaj dhe ekspertizën e industrisë. Si ndikues në drejtim, ju jeni eksperti dhe autoriteti. Të gjitha njohuritë janë tashmë aty, por kërkohet që tëshmangni plotësisht zonën tuaj të rehatisë. Në fund të fundit, doni të lini një gjurmë me përmbajtjen tuaj, apo doni të lini një trashëgimi? Vendosni ju.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0