Rritje e re pagash për mjekët, mësuesit, ushtarakët, policinë, zjarrfikësit - Business Magazine Albania

Rritje e re pagash për mjekët, mësuesit, ushtarakët, policinë, zjarrfikësit

Rritje e re pagash për mjekët, mësuesit, ushtarakët, policinë, zjarrfikësit

Qeveria ka miratuar Dokumentin e Politikave Prioritare 2024–2026, ku një zë të veçantë zë edhe politika e pagave. Sipas këtij dokumenti, që hyri në fuqi të mërkurën, paga mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë që është aktualisht, pas rritjes së parashikuar do të shkojë në rreth 107.257 lekë në muaj, ose rreth 900 euro në muaj deri në fund të vitit 2024.

Paga mesatare, sipas përllogaritjeve, është 307 euro më shumë se viti 2022.

Politika e pagave

Në dokumentin e miratuar qeveria thekson se do të vazhdojë të ketë në vëmendje rritjen e pagave në sektorin publik. Sipas saj, paga minimale do të jetë 45,000 lekë deri në vitin 2025.

Paralelisht, qeveria premton se do të marrë përsipër të zbusë efektet e rritjes së pagës minimale, të kostove që kanë punëdhënësit për të punësuarit e tyre.

“Kjo do të sjellë edhe reflektim në të gjithë piramidën e pagave sepse në vitet e fundit është konstatuar një ngjeshje e pagave duke e ulur motivimin e punonjësve për të avancuar në karrierë.”- thuhet në Dokumentin e Politikave Prioritare 2024–2026, i cili publikohet nga rtsh.al.

Sipas këtij dokumenti, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet pagave në ata sektorë që ku ka prirje më të mëdha për t’u larguar nga vendi, si dhe në ata sektorë me rëndësi jetike për zhvillimin e vendit dhe sigurinë kombëtare.

Lexo edhe:Shqipëria është ngjitur në renditjen e saj në ‘Indeksin Global të Ekosistemit së Startup-eve’ për vitin 2023

Nisur nga kjo qasje, pagat e mjekëve specialistë parashikohet të rriten ndjeshëm, ndërsa të punësuarit në sektorë të caktuar me interes strategjik për zhvillimin e vendit do të mbështeten me ligj të veçantë.

“Qeveria do të mbështesë financiarisht edhe strehimin e të punësuarve në sektorë të caktuar për të plotësuar mbështetjen financiare të familjarëve të tyre. Qeveria Shqiptare po përgatit paketën e plotë të akteve në mbështetje të strehimit të kategorisë “administrata shtetërore”. Numri më i madh i kuotave për strehim për vitet 2024–2026, do të jetë për punonjësit e sistemit shëndetësor (mjekë), punonjësit e policisë së shtetit dhe ushtarakët.”- thuhet në Dokumentin e Politikave Prioritare 2024–2026.

Reforma e plotë e pagave që po ndërmerret, e shtrirë përgjatë dy viteve parashikohet të arrijë një kosto prej rreth 39 miliardë lekë dhe nga kjo do të përfitojnë 130 mijë punonjës.

Qeveria parashikon që kjo kosto shtesë, planifikohet që të përballohet nga rritja e të ardhurave nëpërmjet politikave të reja fiskale, duke shfrytëzuar hapësirat e deficitit, i cili detyrimisht përcaktohet mbi rregullat fiskale, si dhe duke rialokuar shpenzimet.

Në Dokumentin e Politikave Prioritare 2024–2026, pagat e mjekëve, infermierëve, mësuesve, oficerëve të policisë dhe ushtarakëve do të rriten 20– 60 për qind.

Disa nga ndryshimet sipas profesioneve prekin:

Mjek i përgjithshëm 131,672 lekë më 2024-n

Mjek specialist 174,101 lekë më 2024-n

Infermier 87,118 lekë më 2024-n

Ushtar profesionist 77,000 lekë më 2024-n

Mësues në arsim bazë 95,550 lekë më 2024-n

Mësues në arsim të mesëm 106,800 lekë më 2024-n

Drejtues shkolle 168,000 lekë më 2024-n

Inspektor i parë në polici 97,500 lekë më 2024-n

Zjarrfikës 80,000 lekë më 2024-n

“Politika e pagave lidhet me shumë objektiva të Agjendës 2030 dhe më drejtpërdrejt në kuadër të realizimit të objektivit “Nxitja e rritjes ekonomike të pandërprerë, përfshirëse dhe të qëndrueshme, punësimit të plotë e produktiv dhe punës së denjë për të gjithë” dhe të synimit që deri në vitin 2030, të arrihet punësim produktiv, punë të denjë për të gjitha gratë dhe burrat, përfshrja e të rinjëve dhe të rejave, si dhe personat me aftësi të kufizuar, për pagë të barabartë për punë dhe me vlerë të barabartë.”- citohet në Dokumentin e Politikave Prioritare 2024–2026.

clubfm

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0