Rritja e çmimeve vijon të ndikojë edhe në rritje të inflacionit. Sipas INSTAT, krahasuar me muajin tetor të një viti më parë, rritja përgjatë muajit tetor të këtij viti është në masën 8,3 për qind. “Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2022 është 8,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2022, krahasuar me Shtator 2022 është 0,4 %.”- thuhet në njoftim.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +5,09 %, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,00 %.
Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,70 %. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48 %.
Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,28 %. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,27 %. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,19 %. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,12 %. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” +0,06 %. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,05 % secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 %.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore
Sipas INSTAT-it, krahasuar me muajin Tetor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 16,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,6 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,6 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,0 %, “Shërbimi arsimor” me 1,8 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,7 %, “Shëndeti” me 1,3 % dhe “Komunikimi” me 0,7 %.
Ndërsa brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 27,4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 24,3 %, “bukë dhe drithra” me 17,1 %, “peshk” me 15,3 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 14,7 %, “mish” me 12,4 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 11,8 %, etj.
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore
INSTAT raporton se krahasuar me muajin Shtator 2022, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,5 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 %. “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shëndeti” me 0,4 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 2,5 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,4 % secili.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.