Risia më e re e OSHEE për matjen e sahateve të energjisë - Business Magazine Albania

Risia më e re e OSHEE për matjen e sahateve të energjisë


Tashmë leximi i matësit nuk do të kryhet me sy të lirë, madje as të dhënat e sahatit nuk do të hidhen/shkruhen me dorë në PDA (Personal Digital Assistant), por përmes një sistemi të avancuar modern, falë investimit të OSHEE-së në fushën e teknologjisë.

Kompania prezantoi para medias, duke demonstruar formën e re të leximit të matësit në një zonë të Tiranës, e cila deri pak muaj më parë, abonentët faturoheshin afrofe.

“Jemi pikërisht në këtë zonë të Tiranë, pranë Laprakës, ku të gjithë këta banorë janë faturuar prej vitesh afrofe, madje disa nuk kishin as kontratë me OSHEE-në. Sot që flasim, këta familje, kanë matësi të rinj elektronik. Ky ishte hapi i parë drejt formalizimit të abonentëve. Hapi tjetër, po aq i rëndësishëm, është investimi i radhës së OSHEE-së në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Prandaj, u bëj thirrje konsumatorëve të vijojnë t’i paguajë faturat e dritave, pasi çdo e ardhur për OSHEE-në do të kthehet në shërbim më cilësor për abonentët”, deklaroi për mediat, z.Klevis Jahaj, drejtori i Tiranës për OSHEE-në.

Sipas sistemit të avancuar, me PDA-të e reja mundësohet leximi online i matësit, përmes një pajisje, e cila i transmeton të dhënat nga matësi tek PDA nëpërmjet valëve bluetooth. Të dhënat dërgohen në serverin qendror, përpunohen dhe plotëson faturën, e cila printohet në çast nga PDA-ja.

Fatura ka formën e kuponit dhe përmban të gjitha të dhënat e nevojshme të konsumit. Pra, kemi një faturim në kohë reale dhe me këtë sistem inovator, e rëndësishme është se gabimi njerëzor (pra i lexuesit) është pothuajse zero %, pasi nuk do të shkruajë apo të hedhë të dhënat në PDA duke lexuar matësin dhe shtypë butona.

Tjetër risi është se PDA-të kanë të instaluar sistemin GPS (sistem lokalizimi) dhe pajisja nuk mund të kryejë veprime pa u ndezur GPS-ja, duke shmangur në këtë faturimin në distancë dhe lokalizimin e lexuesit në kohë reale, koha e tij e punës, efektiviteti, si dhe të tjera të dhëna në shërbim të përmirësimit të mëtejshëm të sistemit të matjes.

Aktualisht sistemi me PDA-të e reja funksionon vetëm me matësit elektronik, dhe OSHEE është angazhuar për t’i zëvendësuar të gjitha pajisjet e vjetra, pa asnjë kosto për konsumatorin!

Avantazhet/cilësitë
• Pajisje e re moderne
• Me buton dhe touch screen (% e gabimit është më e vogël)
• Me variantin bluetooth, % e gabimit është zero
• Shumë më fleksibël në përdorim (në krahasim me PDA-në e vjetër që përdorej me stylus pen)
• E shpejtë në transmetimin e të dhënave
• Foto më cilësore
• Të dhënat transmetohen në server, procesohen, ku më pas gjenerohet fatura për klientin, e cila dërgohet në PDA për printim

Historiku
• Deri në vitin 2009, matësi lexohej dhe të dhënat hidheshin shënim dorë në blloqe/fletore, ku natyrisht, % e gabimit ishte tejet i lartë
• Në vitin 2010, u vendosën në përdorim PDA-të, teknologji që bën të mundur transmetimin e të dhënave të hedhura nga lexuesi direkt në server.
• Në vitin 2014, teknologjia e PDA-ve avancoi duke futur si opsion detyrimin e fotografimit të matësit si dhe koordinatën e lexuesit (GPS)
• Në shtator 2016, OSHEE prezanton PDA-në e re moderne, e cila bën të mundur lexim online të matësit dhe printim në çast të faturës.

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0