Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në QSUT kanë realizuar me sukses një operacion në zemër te një 27-vjeçar, i cili zgjati rreth 5 orë. Ndërhyrja është realizuar për herë të parë në vendin tonë, ku pacientit i është vendosur aparati CRT-D dhe një sondë subkutane për defibrilim kardiak. Operacioni është mirëprirur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në Facebook, shkruan se ndërhyrja delikate që rezultoi e suksesshme për 27-vjeçarin u bë por falë investimeve të kryera në QSUT dhe kualifikimit të stafit mjekësor.“Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në QSUT bëjnë mrekulli me një 27-vjeçar të cilit i shpëtojnë jetën, me një ndërhyrje të rrallë në zemër që zgjati 5 orë
Për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak. Pajisjet CRT-D janë pajisje shumë të kushtueshme dhe bartin një shkallë të lartë vështirësie për t’u vendosur, por falë investimeve të kryera në QSUT dhe kualifikimit të stafit mjekësor, u bë e mundur ndërhyrja delikate që rezultoi e suksesshme për të riun 27-vjeçar.
Super punë e ekipit të mjekëve me Dr.Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina, stafit të infermierëve të Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, dhe ndihmën e veçantë për anestezinë të Dr. Saimir Kuçi”, shkruan Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto