Qasja në biznes ndryshon nga njëri vit në tjetrin. Gjithnjë e më tepër ne rrisim perspektivat tona dhe nxitemi për të bashkëpunuar. Të gjitha bizneset shtrojnë pyetjet, si të bashkëpunojnë, si te rrisin shitjet, si të menaxhojnë shtrirjen, si të bëjnë më shumë para etj. Të gjitha këto janë të mundura, duhet thjesht pak strategji komunikimi.
Çfarë janë takimet B2B dhe si i vijnë në ndihmë biznesit tuaj?
Takimet B2B janë takimet ku kompanitë apo profesionistët e një fushe bëhen bashkë për të diskutuar dhe eksploruar potencialet e bashkëpunimeve, partneriteteve ose transaksioneve.
Eventi B2B që pritet të ndodhe në 31 Janar në Pallatin e Kongreseve, ju ofron një mundësi ideale per të realizuar takime biznesi me blerës të produktit tonë turistik nga e gjithë bota. Ju mund të takoni biznesin dhe të shfrytëzoni çdo potencial që gjykoni se i vjen në ndihmë biznesit tuaj për ta rritur atë në një tjetër nivel.
Tashmë qindra aplikime për takime biznesi janë rezervuar në platformën digjitale b2balkan.com dhe pritet të realizohen në datën 31 Janar. Më tej biseda të frytshme do ti mundësojnë bashkëpunime brenda dhe jashtë Shqipërisë.
B2B zhvillohet në një tryezë me një sërë aktorësh të cilët nga të dyja palët e kërkuara në takim ofron informacion të shpejtë por të përcjellë saktë. Parë nga ky këndvështrim këto takime thjeshtojnë për ju kohë, takime të gjata dhe të lodhshme si edhe udhëtime të largëta.
Ju nuk keni më nevojë të prishni agjenden tuaj apo të prisni një bilete për të shkuar në një takim me themelues kompanish të ndryshme pasi tashmë kompania vjen tek ju nëpërmjet eventeve që ofrojnë këto mundësi.
Është shumë e rëndësishme për një biznes që të krijojë hapësirë, kohë, degjesë në një vend komod dhe sipas një planifikimi profesional. B2B, është më shumë se sa një takim ndërmjet dy apo më shumë bizneseve, është një qasje, frymë, trend i zhvillimit global.
Ejani në B2B me një ide të saktë për çfarë duhet të prisni nga takimi.
Zgjidhni partnerin e duhur të tregut dhe prezantoni saktë dhe shkurt shërbimet që ofroni në sektorin e turizmit.
Duhet shumë pak mund dhe shumë strategji për të shfrytëzuar maksimalisht një takim që zgjat jo më shumë se 20 minuta dhe nga i cili varet e ardhmja e biznesit tuaj, një kontratë e mire biznesi, një mundësi për të eksploruar një treg të ri per biznesin tuaj e kështu me rradhë.
Ndiqni ekspertin për këshilla se si duhet shfrytezuar një takim biznesi për të marrë maksimumin.
Eksperti Tine Murn, bashkëthemelues i kompanisë britanike New Deal Europe së bashku me organizatorin e panairit te turizmit Iceberg Exhibitions do të organizojë një webinar që ofrohet falas për të gjithë bizneset dhe do të shërbeje si një guidë për të trajnuar audiencën biznes për mënyrën se si duhet të realizojnë takimet e biznesit. Webinari do të jetë nesër, më 17 Janar, Ora 15:00.
Mos e humbisni! Rregjistrohuni në linkun https://shorturl.at/kFOQ4
Interes për të marrë pjesë në panair? Kontaktoni Iceberg Exhibitions në numrin +355 69 406 3909
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.