Banka Botërore mbështet Shqipërinë me 80 milionë dollarë për ... - Business Magazine Albania

Banka Botërore mbështet Shqipërinë me 80 milionë dollarë për modernizimin digjital të sektorit publik

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar një financim shtesë prej 80 milionë dollarësh për të mbështetur modernizimin dhe transformimin digjital të sektorit publik në Shqipëri. Ky investim synon të përmirësojë aksesin e qytetarëve në shërbimet kryesore, me fokus të veçantë te grupet më të cënueshme të shoqërisë.

Sipas Bankës Botërore, financimi shtesë është rezultat i progresit të projektit kryesor “Përmirësimi i Aksesit të Barabartë në Shërbimet Publike me Standarde të Larta përmes GovTech”, një program prej 65 milionë dollarësh që synon të rrisë cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve publike.

Lexo gjithashtu: A jeni të interesuar për mundësi financimi dhe projekte nga BE? Ky sesion informues është për ju!

“Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në modernizimin e administratës dhe transformimin digjital. Këto reforma kanë përmirësuar ndjeshëm ofrimin e shërbimeve publike dhe kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik. Megjithatë, ka ende hapësirë për përmirësime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e Bankës Botërore.

Projekti do të zgjerohet konkretisht në tre fush kyçe, duke synuar një administratë më efikase dhe më transparente.

Së pari kemi digjitalizimin e shërbimeve të qeverisjes vendore. Ky proces do të lehtësojë aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet administrative bashkiake, duke reduktuar burokracinë dhe kohën e pritjes.

Së dyti kemi platformën e re digjitale për prokurimin publik. Përmes inteligjencës artificiale, kjo platformë do të rrisë transparencën dhe efikasitetin e prokurimeve publike, duke shmangur abuzimet dhe optimizuar shpenzimet.

Lexo gjithashtu: Ditë e keqe për X dhe Tesla/ A po ju kushton Elon Musk mjaftueshëm vëmendje bizneseve të tij?

Do jetë gjithashtu edhe sistem i ri për menaxhimin e financave publike. Një platformë moderne do t’i mundësojë qeverisë qendrore dhe vendore të administrojë buxhetin publik në mënyrë më të shpejtë dhe të saktë, duke garantuar menaxhim më të mirë të fondeve për investime publike.

Richard Record, menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, e cilësoi këtë mbështetje financiare si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

“Jemi krenarë që mbështesim qeverinë shqiptare në zgjerimin e këtij programi të rëndësishëm. Digjitalizimi i shërbimeve publike dhe përmirësimi i sistemeve të menaxhimit financiar do të rrisin transparencën dhe efikasitetin e administratës, si në nivel qendror ashtu edhe vendor,” tha ai.

Ky investim pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët shqiptarë. Simon Carl O’Meally, Drejtuesi i Ekipit të Projektit, tha se financimi do të ndikojë në rritjen e aksesit në shërbime dhe në përfshirjen sociale.

“Parashikojmë një rritje prej të paktën 25% të aplikimeve online për shërbimet publike, çka do të lehtësojë aksesin e qytetarëve, sidomos për grupet e cënueshme si personat me aftësi të kufizuara,” u shpreh O’Meally.

Aktualisht, projekti po zbatohet në disa nivele, duke përfshirë përmirësimin e platformës E-Albania, krijimin e qendrave të inovacionit për të rinjtë dhe ngritjen e 200 SmartLabs në shkollat fillore, me qëllim rritjen e njohurive digjitale të brezit të ri.

Ky financim vjen në një kohë kur qeveria shqiptare synon të forcojë kapacitetet e saj në qeverisjen elektronike dhe të krijojë një administratë më të hapur dhe të përgjegjshme ndaj qytetarëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0