A jeni të interesuar për mundësi financimi dhe projekte nga BE? Ky sesion informues është për ju! - Business Magazine Albania

A jeni të interesuar për mundësi financimi dhe projekte nga BE? Ky sesion informues është për ju!

21-03-2025 10:00:00 Join

Bëhuni pjesë e sesionit informues  mbi thirrjet dhe iniciativat ardhshme nga Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë – EIT RawMaterials!

Çfarë përfitoni?
Përfitoni informacion të vlefshëm mbi procesin e aplikimit, kriteret e pranueshmërisë, indikatorët e performancës dhe
mundësitë për bashkëpunim.

21 Mars 2025 |  10:00 – 11:00 CET | Europe House Tirana

 Kush mund të marrë pjesë?
Start-up-et, Scale-up-et, sipërmarrësit e rinj, aktorët nga akademia, kërkimi shkencor, biznesi dhe institucione të tjera
të inovacionit
Fokusi tematik i projekteve:
Lëndët e para, teknologjitë e reja, smart data, start-up-e të teknologjisë së avancuar (deep tech), bashkëpunime akademi-industri, ekosistemet e inovacionit, ekonomia qarkulluese, inovacioni, sipërmarrja dhe zhvillim kapacitetesh.

Sesioni informues do të jete në gjuhën angleze.

Vetëm personat e regjistruar mund të marrin pjesë.

Vendet janë të kufizuara, ndaj regjistrohuni paraprakisht!
Për më shumë informacion kontaktoni  : armelaxhaho@yahoo.com / info@rawmaterialsalbania.al

Organizuar nga: Qëndra Rajonale e Inovacionit EIT RawMaterials në bashkëpunim me EIT Community Hub në Shqipëri , AlbaniaTech & Startup Albania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0