Qeveria norvegjeze goditet nga sulmet kibernetike -

Qeveria norvegjeze goditet nga sulmet kibernetike

Qeveria norvegjeze goditet nga sulmet kibernetike

Qeveria norvegjeze deklaroi se 12 ministri të saj janë goditur nga sulmet kibernetike, ndërsa ky është sulmi më i fundit ndaj sektorin publik të furnizuesit më të madh evropian të gazit dhe shtetit më verior të NATO-s.

Ne identifikuam një dobësi në platformën e njërit prej furnizuesve tonë. Ajo dobësi tani është eliminuar”, tha në një konferencë për media Erik Hope, kreu i agjencisë qeveritare e cila është përgjegjëse në ofrimin e shërbimeve tek ministritë.

Sulmi u identifikua për shkak të trafikut “të pazakontë” në platformën e furnizuesit, tha Hope, duke refuzuar të japë specifika. Ajo u zbulua më 12 korrik dhe po hetohej nga policia e vendit, raporton Reuters.

Është shumë herët të thuhet se kush qëndron prapa sulmit dhe se cila është shkalla e ndikimit nga sulmi”, ishin fjalët e Hope. Norvegjia tani është furnizuesi më i madh evropian i gazit pas rënies së rrjedhjeve të gazit rus, e gjithashtu është dhe eksportuesi më i madh i naftës në Evropën Perëndimore.

Zyra e kryeministrit, sikur edhe ministritë e punëve të jashtme, mbrojtjes dhe drejtësisë nuk u prekën nga ky sulm, pasi që sipas Hope, ato se përdorin një tjetër platformë të IT-së

Lexo edhe:Çfarë janë sulmet kibernetike? Llojet e tyre

Numri i sulmeve kibernetike u trefishua midis viteve 2019 dhe 2021, bëri të ditur agjencia e sigurisë kibernetike e vendit nordik në raportin e saj të fundit të vlerësimit të rrezikut në muajin shkurt, me numrin e incidenteve serioze në vitin 2022 në të njëjtin nivel sikurse në vitin 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0