Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prishtinë, ka prezantuar aplikacionin mobile të Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës - Business Magazine Albania

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prishtinë, ka prezantuar aplikacionin mobile të Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës


Në hapësirat e Muzeut të Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prishtinë, ka prezantuar aplikacionin mobile të Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës. 

Vlen të përmendet se ky projekt është në pajtueshmëri me orientimet strategjike të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore 2017 – 2027, si dhe janë veprime që ndodhin brenda kësaj strategjie, kur bëhet fjalë për: Rritjen e përdorimit të mediave dixhitale dhe rrjeteve online për promovim të trashëgimisë kulturore të Kosovës; Edukimin e gjeneratave të reja mbi trashëgiminë kulturore; Inkurajimin e ideve kreative.

Përmes këtij aplikacioni, duke shfrytëzuar teknologjinë mobile, përkatësisht platformat Android dhe iOS, paraqiten disa nga monumentet e Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës si dhe vende identifikuese të Prishtinës, në funksion të promovimit të trashëgimisë kulturore.

Gjatë hartimit të konceptit të aplikacionit, në funksion të përmbushjes së objektivës së promovimit dhe të gjithëpërfshirjes, qendra ka pasur në fokus të veçantë edhe partnerët e mundshëm në arritjen e qëllimit të projektit. Bashkëpunimi me Shkollën Digjitale, në njërën anë ka bërë që guida të realizohet përveç se nga profesionistët edhe nga nxënësit e kësaj shkolle. Këta të fundit gjatë gjithë punës, përveç aftësimit që kanë nxënë në fushën e programimit, kanë marrë njohuri edhe për monumentet e Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës. Një pjesë e fondit për realizimin e projektit është përdorur për shkollimin e 12 fëmijëve boshnjak të fshatit SOS në kohëzgjatje prej 1 viti në Shkollën Digjitale.

Për të mësuar më shumë rreth Shkollës Digjitale BusinessMag ka realizuar një intervistë me Hana Qerimi një nga bashkë-themelueset. Lexoni intervistën: Shkolla Digjitale, aty ku konceptet e programimit mësohen qysh fëmijë

Aplikacioni ka për qëllim promovimin e Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës duke ofruar qasje në informacion përmes teknologjisë mobile. Funksionalitetet e Aplikacionit:

  • 40 vendodhje në Prishtinë
  • I disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze
  • Ofron GPS për çdo pikë përmes koordinatave të sakta
  • Funksionon edhe pa qasje në internet
  • Informacion për çdo pikë
  • Një apo më shume fotografi në formë galerie për çdo vend

Aplikacioni mund të shkarkohet në PlayStore dhe AppStore

/mkrs-ks.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0