Punoi me Steve Jobs për 26 vjet dhe thotë se të gjithë mendojnë gabim për të - Business Magazine Albania

Punoi me Steve Jobs për 26 vjet dhe thotë se të gjithë mendojnë gabim për të


Steve Jobs përshkruhet si një person mjaft i shkëlqyer, dinamik dhe mjaft i mprehtë. Shumë filma dhe libra janë munduar të përshkruajnë ato që bëri Jobs, i cili vdiq në vitin 2011, kaq të veçantë dhe kaq ndryshe.

Lexoni: Si Steve Jobs mashtroi një sallë plot me njerëz dhe ndryshoi botën?

Sapo mbarova së lexuari “Creativity Inc.,” libri i shkëlqyer nga Ed Catmull, ku presidenti i Pixar dhe Disney Animation, Jobs përshkruhet në të gjithë librin. Ai bleu atë që u bë Pixar nga Lucasfilm në vitin 1986 dhe mbeti i përfshirë në kompani deri në vdekjen e tij.

Në një pasthënie të titulluar “The Steve We Knew“, Catmull trajton disa nga paraqitjet më të njohura të Jobs.

“Kam punuar ngushtë me Steve Jobs për 26 vjet,” shkroi Catmull. “Deri më sot, gjithçka që është shkruar për të nuk i afrohet njeriut që njihja.”

“Jam zhgënjyer që historitë rreth tij kanë tendencë të përqëndrohen aq ngushtë në tiparet e tij ekstreme dhe aspektet negative dhe të vështira të personalitetit të tij.”

Lexoni: 6 FAKTE TË ÇUDITSHME NGA JETA E STEVE JOBS

Libri shton:

“Fjala gjeni përdoret shumë këto ditë, por me Steve, mendoj se ishte e garantuar. Megjithatë, kur e njihje fillimisht, ai shpesh ishte shumë i largët dhe i pandjeshëm. Kjo është pjesa e Steve për të cilën njerëzit duan të shkruajnë…

Në kohën kur punoja me Stive, ai dinte se kur duhet të ndalonte së nxituri njerëzit dhe si t’i mbante ata energjikë, nëse ishte e nevojshme, pa i bërë të ndiheshin keq.”

Një anekdotë në këtë libër ka të bëjë me dizajnin e Jobs-it në lidhje me ndërtesën e re të zyrave të Pixarit në fund të viteve 1990. Përpjekja e tij e parë “bazohej në disa ide të veçanta që kishte për mënyrën se si ta nxiste ndërveprimin mes njerëzve.” Për shembull, të kishte një banjë të vetme për femrat dhe meshkujt në ndërtesë, por pati protesta dhe Jobs u tërhoq nga plani i tij.

Për më tepër, ai sugjeroi ndërtesa të ndara për çdo film që ishte në prodhim, kështu që secili ekip mund të kishte hapësirën e vet, por kur ai u takua përsëri me arkitektët e tij, vendosi për një ndërtesë të vetme Pixar. Ky ishte një projektim për të “inkurajuar njerëzit që të shoqëroheshin, të takoheshin dhe të komunikonin,” tha Catmull. Jobs drejtoi çdo detaj të ndërtimit të ndërtesës dhe punëtorët e Pixar e quajtën ndërtesën “Filmi i Steve”.

Lexoni: Steve Jobs e pushon nga puna, por ai hap kompaninë e tij

“Kam punuar me Steve për më shumë se një çerek shekulli – më shumë, besoj, se kushdo tjetër – dhe pashë një hark në jetën e tij që nuk përputhet me portretet e perfeksionizmit të pamëshirshëm që kam lexuar në revista, gazeta dhe madje edhe biografinë e tij,” tha Catmull. “Stili i pamëshirshëm – djaloshi i vrazhdë, por emocionalisht “i shurdhër” me të cilin u njohëm fillimisht – ndryshoi në një njeri krejtësisht tjetër gjatë dy dekadave të fundit të jetës së tij.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0