Punësohu te Businessmag! Bëhu pjesë e konkursit për artikullin më të mirë - Business Magazine Albania

Punësohu te Businessmag! Bëhu pjesë e konkursit për artikullin më të mirë


Studentë të gazetarisë ftohen të bëhen pjesë e konkursit që siguron mundësi punësimi për më të mirin.

Në datat 9-11 shtator 2019, projekti Aftësi për Punë S4J organizon Shkollën Verore 2019 me temë: “Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor në Shqipëri – Roli i Arsimit dhe Formimit Profesional”, një aktivitet që do të afrojë të gjithë aktorët e rëndësishëm të sferës së AFP-së në Shqipëri. Aktiviteti zhvillohet në Durrës.

Businessmag e mbështet këtë event dhe ftojmë studentët aktivë, të cilët ndjekin me pasion profesionin e tyre, të bëhen pjesë e këtij kompeticioni. Ata parashikohet të ndjekin sesione të ndryshme, të mbajnë shënime dhe të shkruajnë një artikull mbi një tematikë të caktuar.

Artikulli më i mirë do të përzgjidhet dhe të publikohet në botimin e ardhshëm të BusinessMag, ku do të trajtohet tema e kapitalit human.

Artikujt do të mbikëqyren nga stafi i Business Magazine. Studenti me vlerësimin më të mirë mund të jetë i punësuari i ardhshëm në platformën më të madhe online dedikuar sipërmarrjes.

Për aplikime na shkruani në info@businessmag.al

Rreth Shkollës Verore 

Shkolla Verore 2019 do të afrojë politikë-bërës, akademikë, drejtues, mësimdhënës dhe instruktorë të institucioneve ofruese të AFP-së në të gjitha nivelet (publike dhe jo-publike), punëdhënës, nxënës dhe prindër.

Lajtmotivi i Shkollës Verore është Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor në Shqipëri. Temat që do të trajtohen në sesionet e ndryshme do të bëjnë të mundur që pjesëmarrësit të reflektojnë dhe të identifikojnë zgjidhje dhe nisma konkrete për ta bërë ofertën, veçanërisht në sistemin e AFP-së, sa më të lidhur me tregun e punës.

Shkolla Verore do të ndërthurë leksione, sesione plenare, forume diskutimi, seminare pune, prezantime të rasteve studimore dhe të eksperiencave të mira. Gjthashtu, vecantërisht për aktorët e AFP, shkolla ka synim të rrisë kapacitetet në fushen e komunikimit institucional, mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave administrative, komunikimin në media sociale etj. Një pjesë të rëndësishme do të luajë edhe koha jo-formale që pjesëmarrësit do të mund të kalojnë mes tyre.

Për aplikime na shkruani në info@businessmag.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0