Arsyeja pse Google nuk kërkon letra motivuese - Business Magazine Albania

Arsyeja pse Google nuk kërkon letra motivuese

Askujt nuk i pëlqen të shkruaj letra motivuese dhe as shumë rekrutuesve nuk u pëlqen t’i lexojnë ato. Letrat e motivimit kanë qenë tradicionalisht si një e keqe e nevojshme për çdo punëkërkues që kërkon të komunikojë aftësitë dhe përvojën e tij, në një përpjekje për ta bërë më tërheqëse kandidaturën e tyre.

Një letër motivuese e punuar mirë mund të përshkruajë një pamje bindëse me njohuri dhe detaje që do të ishte e vështirë të siguroheshin vetëm më një CV. E megjithatë, edhe nëse mund të keni letrën e përsosur motivuese, çfarë dobie do të kishte nëse askush nuk e lexon atë?

Kohët e fundit, Jess Penkhues, një rekrutuese e Google tha atë që punëkërkuesit kanë dëshiruar të dëgjojnë: “aplikantët nuk kanë nevojë të dorëzojnë një letër motivuese”, raportoi Business Insider. Ajo vazhdon të shpjegojë se si vendoset pesha në CV-në e një aplikanti, në vend të letrës së tyre motivuese.

Ky mesazh ishte muzikë për veshët e shumë njerëzve. Por, për ata që kërkojnë të rrisin shanset e tyre për t’u konsideruar për një punë, mesazhi se letrat motivuese janë humbje kohe është pak mashtrues, për dy arsye kryesore.

Lexo: Si të merrni më të mirën nga kritikat

Së pari, mijëra punëdhënës përdorin sistemet e rekrutimit dhe gjurmimit të aplikantëve të drejtuar nga AI (ATS). Edhe nëse letrat motivuese nuk lexohen nga rekrutuesit, kjo nuk do të thotë që letrat motivuese kalojnë pa u vënë re nga AI.

Për AI, pyetja është se cili nga disa qindra aplikantë ka aftësitë dhe përvojën që kërkon pozicioni.

Për HR, i cili merr një listë të kuruar nga AI me ata që perceptohen si kandidatët më të kualifikuar, shtrohet pyetja se cilët prej tyre kanë aftësitë e buta që kërkon pozicioni që AI nuk mund (ende) t’i vlerësojë?

Por, AI është i parëndësishëm për arsyen e dytë dhe më të rëndësishme pse Google nuk kërkon letra motivuese.

Google është i njohur për metodat e punësimit, siç është përdorimi i strategjisë “Punësimi i qetë”. Dhe ka një mesazh të fshehtë gjenial të rrënjosur thellë brenda strategjisë së tij pas moskërkimit të letrave motivuese. Dhe nuk është nëse një letër motivuese do të skanohet apo jo nga HR dhe do të dërgohet në krye të grumbullit. Arsyeja kryesore pse Google nuk kërkon letra motivuese është që të marrë një pamje të menjëhershme mbi etikën e punës së një kandidati – ajo që e ka ndihmuar Google të krijojë një “kulturë suksesi”.

Google është i famshëm për punësimin e njerëzve me arritje të larta. Aq shumë sa i shtyn bizneset e tjera të shtrojnë pyetjen se si Google i motivon punonjësit e tij. Ajo që Google kupton është se: që njerëzit me inteligjencë të lartë, të punojnë si njerëz me arritje të larta brenda një organizate, duhet të kenë një etikë të fortë pune. Kur bëhet fjalë për suksesin profesional, studimet tregojnë se etika e punës mund të mposhtë talentin e papërpunuar.

Sipas fjalëve të Google dhe metodës së tij ‘O2-Plus’ për të ndezur rritjen dhe produktivitetin, ai “shpesh vendos qëllime që janë pak përtej asaj që duket e mundshme”.

Më tej theksohet se, “Krijimi i qëllimeve të paarritshme është i ndërlikuar, pasi mund të shihet si krijimi i një ekipi për dështim. Megjithatë, qëllime të tilla mund të tërheqin njerëzit më të mirë dhe të krijojnë mjediset më emocionuese të punës.

Google ka një kuptim të qartë se çfarë lloj personi bën më të mirën në Google. Kompania është në kërkim të njerëzve që nuk i shmangen detyrave të mëdha dhe qëllimeve joreale ose të shemben nën presionin që mund të shkaktojnë mjedise të tilla pune.

Është një lëvizje strategjike për çdo biznes që të përdorë çdo detaj të procesit të aplikimit për të përcaktuar punësueshmërinë. Qëllimi i një aplikacioni është të ndihmojë HR të mësojë rreth kandidatëve – dhe kjo është pikërisht ajo që Google po bën, duke mos u kërkuar aplikantëve të dorëzojnë një letër motivuese.

Në këmbim, po përdor një shtresë tjetër, në mënyrë që ata të mund të mësojnë më shumë për kandidatin sesa fjalët e shkruara në një CV- ose brenda një letre motivuese. AI i mundëson Google të kuptojë, jo vetëm atë që thonë kandidatët, por atë që bëjnë ata.

Në fund të fundit, veprimet ende flasin më shumë se fjalët.

Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0