Vala e pushimeve nga puna shkon përtej kompanive të mëdha teknologjike - Business Magazine Albania

Vala e pushimeve nga puna shkon përtej kompanive të mëdha teknologjike

IBM dhe SAP janë kompanitë më të fundit të teknologjisë që kanë shkurtuar mijëra vende pune, pasi ato riorganizojnë bizneset dhe fitimet nën presionin e një ekonomie globale të ngadalësuar.

IBM njoftoi shkurtimet të mërkurën, duke thënë se ato kishin të bënin me spinoff-in dhe shitjen e njoftuar më parë të dy njësive të biznesit. Rreth 3,900 pozicione, ose 1.5% e fuqisë punëtore të saj globale, pritet të shkurtohen. Ky veprim do t’i kushtojë IBM  rreth 300 milionë dollarë këtë tremujor, konfirmoi një zëdhënës.

SAP , kompania më e madhe e softuerëve në Evropë, do të pushojë nga puna 2.5% të fuqisë punëtore globale prej 112,000, ose rreth 2,800 punonjës, sipas një raporti të të ardhurave. Ristrukturimi do të kushtojë ndërmjet 250 milionë euro (272 milionë dollarë) dhe 300 milionë euro (381 milionë dollarë); aksionet e kompanisë ranë 3.3% në Frankfurt.

Lexo edhe: Vala e pushimeve nga puna vjen në Europë. Kompanitë njoftojnë ristrukturime të mëdha

Në një prezantim për gazetarët, CEO i SAP, Christian Klein tha se ristrukturimi ishte “i synuar” dhe do të lejonte kompaninë të investonte në fushat “ku ka vërtet rëndësi që SAP të jetë konkurrues në të ardhmen”, veçanërisht në biznesin e saj cloud.

Lajmi vjen pasi kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë zvogëlojnë fuqinë e tyre punëtore në mbarë botën në përgjigje të perspektivës së zymtë ekonomike globale dhe kërkesës në rënie për disa shërbime dixhitale pas pandemisë. Javën e kaluar, kompania mëmë e Google, Alphabet dhe Microsoft njoftuan secila pushime nga puna përkatësisht 12,000 dhe 10,000 punëtorë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0