Vala e pushimeve nga puna vjen në Europë. Kompanitë njoftojnë ristrukturime të mëdha - Business Magazine Albania

Vala e pushimeve nga puna vjen në Europë. Kompanitë njoftojnë ristrukturime të mëdha

Kompania holandeze “Royal Philips NV” do të shkurtojë 4,000 vende pune vetëm disa ditë pasi drejtori i ri ekzekutiv mori detyrën, pasi kompania holandeze kërkon të reduktojë shpenzimet.

Shkurtimet arrijnë në afërsisht 5% të fuqisë punëtore të saj globale. Ndërkohë javën e kaluar, prodhuesi britanik i automjeteve elektrike” Arrival” tha se do të bëjë një reduktim “të konsiderueshëm” në fuqinë e saj punëtore, ndërsa kërkon të bëjë një valë të dytë kursimesh.

Lexo edhe: Ford pushime masive nga puna në Europë. Unionet “kërcënojnë” me greva

Diku tjetër në Evropë, gjigandi i fintech “Klarna” pushoi nga puna 10% të stafit në maj dhe 100 të tjerë muajin e kaluar, ndërsa shitësi i makinave të përdorura Cazoo pushoi nga puna rreth 750 njerëz në shtator. /Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0