Nëse u menduat për të dhënë një përgjigje, ju keni identifikuar klimën e tanishme në kryeqytetin e vjetër të inovacionit të Amerikës.
Nuk ka mungesë të parave dhe sipërmarrës ambiciozë që lëvizin në San Francisko dhe zonat e saj përreth. Por në një rajon që vazhdimisht kërkon një gjë tjetër të madhe, mungesa e një pajisjeje apo aplikacioni të ri mund të jetë shumë shqetësuese. Disa madje pyesin nëse Silicon Valley është bërë … i mërzitshëm.
6 investitorë, tashmë veteranë të teknologjisë, si brenda Silicon Valley ashtu edhe jashtë kanë shprehur mendimet e tyre mbi gjendjen e inovacionit në Silicon Valley.
Një përfundim i habitshëm: Silicon Valley nuk e sundon më lojën kur bëhet fjalë për krijimin e produkteve me impakt të teknologjisë së konsumit. Por kjo për shkak se ajo është zhvendosur tashmë në ciklin e ardhshëm të madh të inovacionit. Nëse jeni duke kërkuar aplikacionin tjetër viral ose rrjetin social si dëshmi të inovacionit të Silicon Valley, ju tashmë e keni humbur lojën.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 68 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.
Silicon Valley është ende një vatër e inovacionit, por inovacioni tashmë duket ndryshe.
“Idetë më interesante janë zakonisht ato jo të qarta,” shprehet Jerry Chen, një partner në Greylock Partners. “Në momentin kur të gjithë po flasin për një teknologji apo trend, zakonisht është tepër vonë!”
Epoka e startup-eve të konsumit ka përufunduar në Silicon Valley
Për të marrë një pamje të shkurtër të startup-eve të ardhshëm më në zë, hiqini sytë nga celulari juaj dhe shikoni në qiellin e madh blu. Nga udhëtimi në hapësirë i konsumatorit tek inteligjenca artificiale, teknologët e Silicon Valley po eksplorojnë kufij të rinj.
“Kjo nuk është më pak emocionuese, por mundësitë janë në fusha të ndryshme,” tha Matthew Miller, një partner në Sequoia Capital.
Milleri përshkroi atë që ai e sheh si “dy valë” në të cilat u krijuan shumë kompani të ngjashme. Vala e parë kishte shumë kompani që po ndërtoheshin në cloud, gjë që çoi në një numër të madh startup-esh që zëvendësonin software-in klasik. E dyta ishte një valë startup-esh mobile, “e cila na zgjoi në të gjitha këto mundësi si Uber dhe Airbnb,” sipas Miller.
“Tani këto tregje janë të ngopura,” tha ai.
Për momentin Miller i ka hedhur sytë drejt tre sektorëve të pa parashikuar që ai thotë se po lulëzojnë: hapësirën, inteligjencën artificiale dhe kujdesin shëndetësor dixhital.
Miller mendon se inteligjenca artificiale do të jetë cloud-i i ri – një grup i ri kompanish që kërkojnë shumë punë, por në fund zhvillojnë mjete që mund të përdoren në produktin e të tjerëve gjatë rrugës.
Startup-et e hapësirës përfshijnë një varg konpanish, nga kompani si Orbital Insight, e cila përdor të dhëna për të parashikuar se çfarë do të ndodhë gjeologjikisht në Tokë, tek një kompani të quajtur Vector, e cila lëshon mikro satelitë.
“Kjo nuk është aq madhështore sa ishte me valën e Uberit, por SpaceX gjithashtu e ka marrë këtë pozicion udhëheqës si një pionier dhe ka frymëzuar shumë sipërmarrës të tjerë për të ndërtuar startup-e hapësinore,” tha Miller për kompaninë e Elon Musk (e cila është e vendosur në Kaliforninë e Jugut).
Së fundmi, është kujdesi shëndetësor – një sektor që vëmendjen e ka tek pajisjet që vishen, të cilat matin disa metrika të ndryshme të trupit, por gjithashtu ka një degë shumë fitimprurëse të ndërmarrjes që po krijon teknologji për t’i bërë spitalet më të suksesshme dhe më efikase.
Silicon Valley kryeson sektorin e kujdesit shëndetësor në SHBA, duke mbajtur 41% të tregut të përgjithshëm për marrëveshjet e reja. Silicon Vallez ka parë 49 marrëveshje financimi që arritën në 1.3 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2017, sipas raportit “Q3 Healthcare MoneyTree” nga PwC dhe CB Insights.
Themeluesit po vjetërohen dhe po punojnë në projekte më komplekse
Silicon Valley pasqyron një imazh të këndshëm të stilit të jetesës së teknologjisë, kështu që nuk është çudi që skena e startup-it të Kalifornisë shpesh lidhet me një grumbull të rinjsh që nisin kompanitë e tyre të zymta në garazhe.
Historitë e themelimit bëhen për një folklor të mirë korporativ, por këto kohë kompanitë emocionuese krijohen shpesh nga themeluesit e moshës së mesme, me shumë vite që punojnë në pjesë komplekse të teknologjisë, sipas Millerit.
“Tani janë persona në fund të 40-ve, në fillim të 50-ve. Ka një ndryshim demografik,” tha Miller, duke shtuar se vala e mëparshme e cloud computing e bëri të lehtë për këdo që të ndërtojë një startup mobile.
Ndërsa Miller tha se Sequoia ende investon në shumë themelues të rinj, ai beson se sektorët e lulëzuar të sotëm kërkojnë themelues me përvojë, të cilët “kanë jetuar shumë vite në hulumtime”.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 68 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.
Startup-et në Zonën e Gjirit të San Franciskos ende shohin më shumë fonde të kapitalit sipërmarrës sesa kudo tjetër në SHBA. Në tremujorin e tretë, San Francisko dhe Silicon Valley kombinuan 385 marrëveshje financimi, duke arritur në 6.4 miliardë dollarë, sipas “Raportit Q3 2017 MoneyTree” nga PwC dhe CB Insights.
Por paratë po përhapen në rajone të tjera.
Zona e New York City, e cila përjetoi një tremujor jashtëzakonisht të mirë falë një raundi financimi nga kompania WeWork me qendër në Nju Jork, shënoi gjithsej 4.2 miliardë dollarë në 162 marrëveshje, ndërsa kompanitë në zonën e Los Anxhelos ngritën 1.1 miliardë dollarë në 93 marrëveshje.
Teknologjia e konsumit është zhvendosur në Los Angeles dhe New York
Megjithëse nuk mund të marrin shumë respekt në Silicon Valley këto ditë, disa prej startup-eve më të dukshme janë me seli në Los Angeles dhe Neë York City.
Merrni për shembull Snapchat, i cili është i vendosur në Los Anxhelos. Ndërsa kompania mund të jetë duke u përpjekur të zhvillohet nga perspektiva e biznesit, ajo kurrë nuk ka qenë më emocionuese në sytë e konsumatorit – thjesht pyesni çdo adoleshent për këtë.
New York City ka pjesën e saj në kompani si Glossier, Casper dhe Blue Apron, të cilat kanë vendosur etapën për një skenë startup-i të mbushur me produkte të reja dhe popullore të konsumit.
Ditët kur teknologjia e konsumit si Fitbits, Uber, dhe Smartwatches ishin risitë e Silicon Valley ka ikur prej kohësh. Tani, të gjithë nga gjyshet tek Kim Kardashian bisedojnë dhe flasin rreth teknologjisë që po përdorin, blejnë dhe veshin.
“Teknologjia e konsumit është bërë kulturë popullore dhe në SHBA, kultura popullore është vendosur në Nes York dhe në Los Anxhelos, jo në zonën e Gjirit,” shprehet Jeremy Lies, një partner në Lightspeed Ventures. “Kështu që unë do të them se ne jemi duke parë kompanitë e teknologjisë së konsumit shumë më tepër atje se këtu.” Startup-et e New York po luajnë në pikat e forta të qytetit në media, në shitjet me pakicë, modë dhe e-commerce. “Inteligjenca artificiale dhe realiteti virtual në bërjen e pazarit është ndoshta një nga më emocionueset,” tha Sapna Shah, një investitore engjëll dhe drejtoreshw në Red Giraffe Advisors në New York City.
“Po shohim çdo gjë, që nga aftësia për të vizualizuar veshjen në trupin tonë, të bëjmë pazar në një dyqan virtual apo të vendosim mobilje dhe objekte dekorative në shtëpinë tonë për të parë se si duken ato para se t’i blejmë,” tha ajo.
Ajo gjithashtu po sheh shumë rritje në shitjen me pakicë rreth vëzhgimit kompjuterik që përdor IA për të ndihmuar kompjuterët të kuptojnë se çfarë po ndodh brenda një imazhi.
“Shumë prej këtyre startup-eve janë në një fazë shumë të hershme, por që premtojnë shumë,” tha Shah.
Me fjalë të tjera, mos u habitni kur shihni më shumë startup-e që dalin nga qendrat e modës dhe argëtimit si New York dhe Los Angeles.
Vetëm mbani mend se punët e “mërzitshme” për të cilat inxhinierët e Silicon Valley në heshtje mundohen sot do të bëhen blloqe ndërtimi për gjëra të tilla si IA për të mundësuar robotë dhe udhëtime hapësinore – dhe nuk ka asgjë të mërzitshme rreth kësaj.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 68 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.