Pse Richard Branson është kaq i suksesshëm?

Pse Richard Branson është kaq i suksesshëm?


Richard Branson themeloi biznesin e tij të parë, revistën “Student”, pasi u lagua nga shkolla e mesme në moshën 15 vjeç.

Shumë shpejt ai bashkëthemeloi kompaninë e muzikës Virgin, që më pas u bë një etiketë e njohur për prodhimet muzikore. Pas 10 vitesh sukses, Branson i braktisi partnerët e tij për t’u bërë pjesë e industrisë së linjave ajrore.

Gati 50 vjet më vonë, Branson është kryetari miliarder i Virgin Group dhe ka mbikëqyrur rreth 500 kompani, me markën e tij aktualisht drejton diku midis 200 dhe 300 prej tyre.

Është pasioni i tij i madh, vizioni dhe cilësitë e lidershipit që e bëjnë atë një “sipërmarrës shembull.”

Ai di të argëtohet

“Branson i thotë vetes, ‘nëse unë argëtohem duke e bërë këtë, atëherë kjo duhet të jetë argëtim edhe për njerëzit e tjerë,’ kështuqë argëtimi është ai që përcakton sipërmarrjet e tij ‘duhet ta bëj këtë gjë apo jo?’, thotë Kotler.

Ai është i suksesshëm, i pasur dhe ka një karrierë të gjatë sepse ai argëtohet me ato që bën.

“Kënaqësia është një nga përbërsit më të rëndësishëm në çdo sipërmarrje të sukesesshme. Nëse nuk argëtoheni, atëherë është koha të hiqni dorë dhe të provoni diçka tjetër,” shkruan Branson në librin e tij “The Virgin Way: Everything I Know About Leadership.”

Ai mbrohet nga dobësitë

“Unë mendoj se në sipërfaqe duket sikur sipërmarrësit kanë një tolerancë të lartë ndaj rrezikut,” thotë Branson. “Por, një nga fazat më të rëndësishme në jetën time është ‘mbro dobësitë.’”

Reduktimi i dështimeve të mundshme përpara se të ecësh përpara me një sipërmarrje të re është një nga këshillat që i ati i ka mësuar kur ishte vetëm 15 vjeç.

I ati do ta lejonte të largohej nga shkolla për të nisur një revistë, vetëm nëse do të shiste reklamat 4000 paund për të mbuluar shpenzimet e printimit dhe shtypjes.

Gjatë 5 dekadave të kaluara, Branson, sigurisht ka përjetuar shumë dështime, si Virgin Cola dhe Virgin Clothing.

Por ai është i shpejtë për të realizuar idetë e tij, dhe akoma më i shpejtë për t’u larguar nga dështimi. Në total, edhe pse Branson njihet se ka filluar rreth pesëqind kompani, ai gjithashtu ka mbyllur dyqind prej tyre që nuk kanë funksionuar.

Ai është i përqëndruar te klienti

“Nëse jeni të fokusuar te klienti, ju mund të krijoni diçka të mrekullueshme, por nuk do të mbijetoni gjatë,” thotë Branson. “Çdo detaj është i rëndësishëm.”

Branson shkruan në “The Virgin Way” se ai shpesh telefononte në kompanitë e tij, duke luajtur rolin e një klineti me zë të ngjirur për të testuar shërbimet.

Mund të duket për të qeshur, por komunikimi i mirë është lidhja kryesore me klientin, aset i rëndësishmëm që çdo kompani duhet ta ketë.

Ai është një mjeshtër i delegimit

Branson është 60 vjeç dhe vazhdon të bëj ski, por kjo nuk do të thotë që ai është një njeri i mbinatyrshëm. Ai vazhdimisht kërkon mënyra të reja për të zgjeruar markën Virgin, i sigurt se edhe njerëzit që e rrethojnë mund t’i bëjnë ëndrrat e tij realitet.

“Këshilla më e mirë që mund t’i jap çdo menaxheri të një kompanie është të gjejnë dikë më të mirë se veten për ndjekur punën hap pas hapi,” tha Branson për Business Insider. ‘Më pas çlirojeni veten dhe mendoni për më tepër. Duke lehtësuar veten nga detyrat, unë kam qenë në gjendje të ëndërroj më shumë dhe ta zhvillojë Virgin në drejtime të ndryshme. Kjo zgjidhje ma ka bërë jetën më të bukur.”

/ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0