“Drejtuesit nuk duan të rrethojnë veten me një numër njerëzish që thonë PO, por duan të sfidohen me mendimet e tyre dhe të dalin jashtë flluskave të tyre”, tha autori Liz Nolley Tillman.
Prisni, kjo nuk është puna ime
Ndodh në disa raste që ju ngarkohet një punë që nuk ju përket. Marrja në detyrë mund të tregojë se je një lojtar i ekipit që dëshiron të ndihmosh kompaninë të ketë sukses. Por, kur kjo mund të përsëritet shpesh shndërrohet në një problem.
Për shembull, duke qënë gruaja e vetme në takim dhe gjithmonë u kërkohet të mbani shënime, të merrni kafe, të rezervoni dhomën ose të bëni kopje. Kjo mund të dëmtojë rritjen tuaj në karrierë. Dana Brownlee, autore dhe presidente e Çështjeve të Profesionalizmit rekomandon gatishmërinë për të ndihmuar, por gjithashtu sugjeron një rend pune, ku kolegët e tjerë marrin përgjegjësitë e tyre për të ndarë të gjitha detyrat e shtëpisë nga ato të zyrës.
Ndëshkimi i performancës
Është mirë që të jesh person që i përkushtohesh punës. Dhe kur vazhdimisht bëni një punë të mirë, menaxherët kanë tendencë të vijnë tek ju me më shumë projekte. Por, kur jeni shumë të ngarkuar me projekte, afate dhe detyra të ndryshme, bëheni më pak efikas dhe produktiv dhe cilësia e punës mund të bjerë. Nëse shtyrja e afateve nuk është një opsion, ju duhet të keni një qasje taktike. Ju mund t’u tregoni kolegëve gjithashtu se duke pranuar një detyrë të re, një tjetër mund të vonohet. Ndonjëherë duhet t’u kujtojmë njerëzve pasojat. Performuesit më të mirë, mund të përfundojnë duke u promovuar në rolet e menaxhimit, por jo të gjithë janë të interesuar në menaxhimin e njerëzve ose në ndarjet e punës.
Lexo: Çfarë të bëni nëse shefi juaj ju detyron të punoni deri vonë?
“Ndershmëria është politika më e mirë”, tha Brownlee. “Është krejtësisht mirë të thuhet se nuk mendoni se është përshtatja e duhur në këtë kohë”. Por, para së gjithash duhet të qartësoni me punëdhënësin tuaj qëllimet tuaja të karrierës. Ju duhet të siguroheni që qëllimet dhe pritjet tuaja janë në përputhje me atë që punëdhënësi juaj pret. Kjo ka të bëjë me komunikimin.
Një “jo” mund t’ju vijë në ndihmë
Nëse po mënjanoni një projekt ose një detyrë, provoni të shtoni vlerën e situatës. “Ju mund të thoni jo, por të jeni pjesë e zgjidhjes”, tha Pollak. Sugjeroni një bashkëpunëtor tjetër që mund të ketë më shumë përvojë ose të kërkojë një projekt të ri. “Ju po tregoni se keni kuptuar që personi ka nevojë dhe duhet të jeni një koleg mbështetës”, tha Pollak.
Thuaj po, por sipas kushteve të tua
Nëse po dilni përtej rolit tuaj, mos hezitoni të kërkoni kushte të caktuara. Për shembull, nëse ju kërkohet të mbuloni fundjavat, kërkoni ta bëni atë nga distanca. Ose nëse është një projekt i madh, kërkoni një ekip për të menaxhuar në mënyrë që të përmirësoni përvojën tuaj të udhëheqjes ose trajnimin. “Ju duhet të thoni strategjikisht po”, tha Brownee. “Ndonjëherë kjo mund t’i ngjajë një negociate”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.