Çfarë të bëni nëse shefi juaj ju detyron të punoni deri vonë? - Business Magazine Albania

Çfarë të bëni nëse shefi juaj ju detyron të punoni deri vonë?


Gjithmonë largohuni nga zyra në kohë.

Pra, çfarë do të thotë në të vërtetë kjo dhe pse ju duhet të besoni në largimin nga zyra në kohë?

Lexoni: 3 mënyra se si të veproni kur punonjësit tuaj janë të pakënaqur

  1. Puna është një proces i pafund – Është fakt dhe ne gjithashtu mund të mësohemi me të, prandaj mos  përqëndroni çdo gjë në 1 ditë apo 1 javë dhe filloni të planifikoni karrierën tuaj. Pra, shfrytëzoni aftësinë e menaxhimit të kohës dhe ndaloni duke u përpjekur të bëni gjithçka në vetëm një ditë!
  2. Klienti është i rëndësishëm, po kështu është dhe familja juaj – Sinqerisht suprizohem me ata që mendojnë se 2 orë në mbrëmje është e mjaftueshme për familjen e tyre, në të vërtetë nuk është. Ata gjithmonë do ta pasurojnë jetën tuaj më shumë sesa një klient. Jepjuni atyre kohën që meritojnë.
  3. Nëse rrëzoheni në jetë, as klienti, as shefi juaj nuk do t’ju japin ndihmë, familja juaj po – Mos më keqkuptoni kur e them këtë, mund të ketë shefa të mirë që përpiqen t’ju mbështesin, por familja juaj qëndron aty për ju në çdo kohë pa pyetur për asgjë.
  4. Jeta nuk është vetëm për punën, zyrën dhe klientin – I dua njerëzit dhe industrinë në të cilën punoj dhe kur festojmë për arritjen tona është fantastike, por e dini çfarë, ky është thjesht një moment. Me miqtë dhe familjen, çdo gjë është e vazhdueshme dhe pa kompromis. Kujtoni momentet tuaja me familjen / miqtë dhe përjetoni aventura të reja me ta.
  5. Personi që qëndron vonë në zyrë nuk është një person që punon fort – Kjo ndoshta do të ngrejë shumë debate dhe e kuptoj pse shumë njerëz nuk do të pajtohen me këtë, por çdokush ka një pikëpamje të ndryshme për gjërat. Kam mësuar se ata që punojnë në mënyrë efektive në orarin zyrtar të punës rezultojnë të jenë jashtëzakonisht të suksesshëm dhe gëzojnë një ekuilibër jetë-punë. Nëse jeni duke punuar 10-12 orë, ju lutem reflektoni në atë që po përpiqeni të arrini dhe pyesni veten nëse vërtetë po përfitoni diçka. Planifikojeni ditën tuaj përpara se ajo të fillojë, mos e bëni atë në orën 9 apo 8:30 të mëngjesit, kur dita juaj ka filluar.
  6. Ju nuk keni studiuar fort apo keni luftuar në jetë për t’u kthyer në një makineri – Makineritë mund të punojnë 24 orë në ditë me karburantin e duhur. Ju nuk mund ta balanconi jetën tuaj në këtë mënyrë, mos harroni se keni 24 orë në ditë, 8 orë për të fjetur, 8 orë për të punuar, 8 orë për veten tuaj!
  7. Nëse shefi juaj ju detyron të punoni deri vonë, jepni dorëheqjen – E dini çfarë askush nuk duhet t’iu kërkojë të punoni deri vonë dhe nëse e bëjnë këtë mund të ndodhë në shumë pak raste kur ka diçka super urgjente, jo ndryshe.

Lexoni: 10 shprehje nga liderë biznesi për të frymëzuar punonjësit tuaj

Kjo është një temë që mund të vazhdojë me orë të tëra, por mos harroni që shumë familje përçahen për arsye se prindërit vënë përpara punën se sa vetë familjen e tyre. Kemi dëgjuar që prindër të rinj janë shuar nga jeta për shkak të stresit në punë dhe duke punuar 16 orë në ditë. Nëse shefi juaj ju detyron të punoni deri vonë, jepni dorëheqjen.

burimi: LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0