Pse plani i Elon Musk për kolonizimin e Planetit Mars mund të dështojë? - Business Magazine Albania

Pse plani i Elon Musk për kolonizimin e Planetit Mars mund të dështojë?


Nëse doni një vështrim “provokues” në të ardhmen e afërt, mund të lexoni një libër shkencor. Ose thjesht mund të lexoni një plan të lëshuar së fundi nga Elon Musk për krijimin e një kolonie prej një milion njerëzish në Mars.

I gjithë diskutimi i muajit Shtator i Elon Musk mbi planet e SpaceX për të marrë frenat e kolonizimit të Marsit në dekadën e ardhshme u botua së fundmi online. Në të, të fiksuarit pas hapësirës do të gjejnë teknologji për t’u mrekulluar, duke përfshirë një automjet hapësinor 35-katësh (dhe madje edhe perspektiva për raketa interkontinentale që mund t’ju çojnë nga Londra në New York në më pak se gjysëm ore) si dhe shumë diskutime për sfidat e shumta teknike për të realizuar këtë ëndërr.

Lexoni: Master Plani i Elon Musk 10 vite më parë

Por sipas Andrew Maynard, drejtor i Laboratorit të Risive në Universitetin Shtetëror të Arizonës, ajo që nuk do të gjeni në dokument është informacioni për disa nga arsyet më të mundshme që projekti frymëzues mund të dështojë. Ndërsa Musk është i zënë me ndërtimin e raketave, ai nuk po trajton një prej pengesave më të rëndësishme që ballafaqohen me çdo përpjekje për të çuar njerëz në Planetin e Kuq – të paktën nuk po e trajton publikisht.

Në një postim interesant në blogun The Conversation, Maynard jep një argument që nuk do të habitë askënd që ka lexuar ndonjë tregim fiktiv të së ardhmes ndërplanetare të njeriut – kolonizimi i planeteve të tjera ndoshta nuk do të sjellë ëngjëjt më të mirë të natyrës sonë dhe çdo përpjekje për të vënë njerëzit në Mars do të kërkojë tejkalimin e problemeve serioze sociale dhe politike, të tilla si:

  1. Astrobiologë të zemëruar

Si specie njerëzore ne kemi shpenzuar orë të panumërta duke u shqetësuar për shëndetin e ekosistemit tonë. Sigurisht, do të duhet të mendojmë po aq me kujdes para se të kemi të bëjmë me gjëra që mund ose nuk mund të jenë gjallë (ose kanë jetuar dhe kanë lënë gjurmë) në Mars përpara se ne të arrijmë atje.

“Imagjinoni se dikur ka pasur jetë në Mars, por me nxitimin tonë për të ngritur vendin tonë atje, ne fshijmë çdo gjurmë të ekzistencës së saj. Ose imagjinoni se ekzistojnë organizma të dëmshëm në Mars dhe anija kozmike pa dashje i sjell ata në Tokë,” shkruan Maynard.

Deri më tani, Musk nuk duket i shqetësuar. Ndoshta ai duhet të jetë, sugjeron Maynard: “Gjëja e fundit që Musk ka nevojë është një bashkësi e tërë astrobiologësh të pakënaqur që “lehin” për gjakun e tij, ndërsa ai shkel mbi ta dhe u rrëmben ëndrrat e tyre.”

  1. Ekoterrorizmi

Jo të gjithë rreth nesh duan të bëjnë plane me planetin tonë. Ekziston mundësia e një rezistence ndaj transformimit, paralajmëron Maynard. Ndoshta edhe rezistencë të dhunshme.

“Vizioni afatgjatë i Musk është terreni i Marsit – riorganizimi i planetit tonë fqinj si “një vend i mirë për të shkuar “- dhe mundësia e njeriut për t’u bërë një specie shumëplanetare. Tingëllon si diçka fantastike, por jo për të gjithë. Do të ekzistojnë njerëz që janë të tmerruar nga kjo ide dhe do të vendosin të marrin veprime të paligjshme për të ndërhyrë në këtë gjë,” thotë ai.

  1. Politika e hapësirës

Nëse e keni vënë re kohët e fundit njerëzit nuk është se po e qeverisin shumë mirë këtë planet. A mund të përballojnë sfidën e një planeti të dytë? Dhe a mundet që Musk të parandalojë politikat tona problematike këtu në Tokë që të mos “katranosi” ëndrrën e tij të madhe?

“Për shembull, sipas Traktatit të Kombeve të Bashkuara mbi Parimet që drejtojnë Aktivitetet e Shteteve në Eksplorimin dhe Përdorimin e Hapësirës së Jashtme, duke përfshirë Hënën dhe Trupat e tjerë Qiellorë, shtetet ranë dakord të eksplorojnë hapësirën për të mirën e të gjithë njerëzimit, jo të vendosin armë në masë shkatërrimi në trupat qiellorë dhe për të shmangur ndotjen e dëmshme,” sqaron Maynard, por kjo ishte që në vitin 1967.

Është e qartë, kompanitë si SpaceX dhe Blue Origin kanë ndryshuar situatën fuqishëm dhe kjo marrëveshje do të duhet të rishikohet. Rregullat që dalin nga këto negociata eventuale mund të dëmtojnë planet e SpaceX, kështu që “Musk duhet të sigurohet që ai nuk është lënë jashtë,” këshillon Maynard.

Lexoni: Lidhni rripin e sigurimit! Në vitin 2022 do të fluturojmë në Mars

Ndërsa Musk është qartësisht i zgjuar sa ta ketë konsideruar të gjithë këtë tashmë (ose të paktën të paguajë dikë tjetër ta konsiderojë këtë), Maynard përfundon me një fjalë për ekipin e SpaceX: “Nëse njerëzit ndiejnë mjaftueshëm se SpaceX kërcënon atë që ata vlerësojnë (si mjedisi – këtu ose atje), ose i bën ata të jenë disavantazhë në një farë mënyre (për shembull, duke lejuar njerëzit e pasur të shkojnë në një planet tjetër, duke braktisur këtu të tjerët), ata do ta bëjnë jetëgjatësinë e kësaj kompanie shumë të vështirë.”

burimi: INC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0