Protestat që ndryshuan rrjedhën e historisë - Business Magazine Albania

Protestat që ndryshuan rrjedhën e historisë

Protestat politike kanë një të kaluar të pasur, me shkallë të lartë suksesi me atë që synonin të bënin përmes revoltës. Protestat e mëposhtme janë përfshijnë një ngjarje vendimtare në lëvizjen e të Drejtave Civile, dy momente historike-ndryshuese që ndodhën brenda një viti dhe sfidën mesjetare të një njeriu. Gjithashtu në listë ndodhen disa protesta të kohëve të fundit që mund të ndryshojnë historinë, përfshirë protestat e George Floyd kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit sistematik, dhe Marshimin e Grave në Uashington.

Protestat e George Floyd

Protesta nisi në 26 maj të 2020 në Minneapolis pas vrasjes së George Floyd- një afro-amerikan i vrarë barbarisht nga një efektiv policie, që i bllokoi frymëmarrjen për më shumë se 8 minuta duke i vendosur gjurin në qafë. Shumë shpejt, protestat morën nivel kombëtar dhe mijëra njerëz ju bashkuan revoltës kundër dhunës policore në më shumë se 50 shtete të SHBA-së. Deri në 3 qershor, protestat organizoheshin çdo natë, rezultati i të cilave çoi në 12 vdekje të tjera, plaçkitje, incidente dhe vendosjen e 20,000 trupave të Gardës Kombëtare në 24 shtete.

Marshimi për shkencën

Në ditën botërore të Tokës, (22 prill) të 2017-ës, rreth 100,000 njerëz marshuar në Washington, në një tubim jo partiak për të festuar arritjet e shkencës, dhe për të promovuar marrjen e vendimeve dhe politikave duke përdorur fakte dhe prova shkencore- veçanërisht për çështje që lidhen me ndryshimin e klimës dhe shëndetin publik. Kjo protestë u frymëzua edhe nga presidenti Trump, i cili më herët e kishte quajtur ndryshimin global të klimës një mashtrim, një cilësim i konsideruar shqetësues nga ana e shkencës.  Marshimet për Shkencën u mbajtën në më shumë se 600 qytete në Ditën e Tokës dhe sipas organizatorëve, numri i pjesëmarrësve shkoi deri në 1 milionë njerëz.

Marshimi i Grave

Më 21 janar të 2017-ës- një ditë pasi Donald Trump u shpall si presidenti i 45-të i Amerikës- më shumë se 470,000 njerëz marshuan në Washington, në mbështetje për të drejtat e grave dhe për të kundërshtuar deklaratat misogjeniste apo sjelljen e presidentit të ri asokohe.

Marshimi fitoi mbështetje ndërkombëtare, me më shumë se 600 marshime të tjera të planifikuara në SHBA dhe 81 vende të tjera, ekzaktësisht në të njëjtën ditë. Sipas ekspertëve pjesëmarrja e lartë në këtë protestë e bëri “Marshimin e Grave” protestën më të madhe të organizuar brenda një ditë në historinë e Amerikës.

Reforma Protestante

Reformimi ishte një lëvizje brenda krishterimit perëndimor në Evropën e shekullit të 16-të që paraqiste një sfidë fetare dhe politike për Kishën Katolike Romake dhe autoritetin papal në veçanti. Megjithëse Reformimi zakonisht konsiderohet të ketë filluar me botimin e Tezave të Nëntëdhjetë e Pesë nga Martin Luther në 1517, në fund rezultoi e përgjakshme dhe solli copëtimin e Perandorive.

Stuhia e Bastille

Kjo ngjarje, e ndodhur në 17 korrik të 1789-ës simbolizon sot gjithë Revolucionin Francez dhe në të vërtet shërbeu si një katalizator për rebelimin 10 vjeçar të njerëzve kundër fronit të asaj kohe. Atë ditë, një turmë parizienësh zbritën në kështjellën e Bastille (simbol i autoritetit mbretëror) duke i prerë kokën guvernatorit.

LEXO: Protesta po tregon fuqinë e followers-ave

Partia e Çajit në Boston

Pavarësisht nga emri i saj i çuditshëm, “festa e çajit” e vitit 1773 ishte në të vërtetë një reagim i ashpër ndaj akteve të reja të taksave britanike. Gjatë tre orëve më 16 dhjetor, më shumë se 100 persona hipën fshehurazi në tre anije britanike që mbërritën në port dhe hodhën 45 tonë çaj në det. Kjo protestë ishte një pararendës kryesor i Revolucionit Amerikan.

Sheshi Tiananmen

Rreth 1 milionë njerëz, kryesisht studentë që kërkonin reforma demokratike, pushtuan në mënyrë paqësore sheshin Tiananmen të Beijing-ut për 7 javë me radhë kur ushtria kinezi nxori papritur tanket për t’i shpërndarë. Ndonëse numrat nuk janë të saktë, thuhet se me qindra protestues humbën jetën atë ditë, duke sjellë kritika të ashpra ndërkombëtare.

Marshi në Uashington

Fjalimi historik i Martin Luther King “Kam një ëndërr” u mbajt gjatë këtij tubimi të gushtit 1963 për të promovuar barazinë racore në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 200,000 demonstrues u mblodhën paqësisht në Memorialin e Linkolnit në D.C dhe ngjarja vlerësohet si presion ndaj Presidentit John F. Kennedy për të hartuar një legjislacion për të drejtat civile.

Muri i Berlinit

Ndarja e Berlinit perëndimor me atë lindor për plot 28-vjet mori fund 2 muaj pas protestave popullore në Gjermani. Presioni për të rrëzuar murin e famshëm sa vinte dhe rritej dhe në 1989, demonstruesit ishin pika e fundit për qeverinë e Gjermanisë Lindore, e cila hapi portat më 9 nëntor.

Protestat për Luftën në Irak

Me miliona njerëz në qytete anembanë botës u mblodhën për të protestuar kundër luftës në Irak. Turma më e madhe u bë në Londër bashkë me marshimet globale, ku të paktën 1 milion njerëz  në shkurt të 2003-it u bënë bashkë në atë që besohet se është demonstrata më e madhe ndonjëherë politike në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Revolucioni Portokalli

Në fund të 2004-ës, mijëra njerëz mbushën sheshet kryesore të Kievit për të protestuar kundër zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. Demonstruesit vazhduan për 12 ditë rresh mes dëborës dhe të ftohtit derisa u vendos një rivotim, duke përmbysur rezultatin dhe do të vendoste kandidatin opozitar (ngjyrat e partisë së të cilit ishin portokalli), në krye.

LIVESCIENCE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0