Në trajnimin për “Gatishmërinë e Investimeve” të EU4TECH që ka për qëllim fillimin e aktiviteteve ekzistuese dhe të sapokrijuara në Ballkanin Perëndimor mund të marrin pjesë sipërmarrësit:
- të cilët janë të përkushtuar për zhvillimin e kompanisë së tyre;
- të cilët kanë një produkt / shërbim të ofruar ose që janë afër ofrimit të produktit ose shërbimit;
- të cilët janë në fazën e vlefshmërisë;
- të cilët dëshirojnë të zgjerojnë biznesin përmes investimeve të kapitalit.
Kompanitë e përfshira në këtë program dhe që përfundojnë me sukses trajnimin e “Gatishmërisë së Investimeve” do të konsiderohen se janë gati për investime dhe do të ftohen të marrin pjesë në një ditë të plotë praktike më 24 prill, përpara se të paraqiten në një auditor të investitorëve të duhur, që kërkojnë mundësi bashkëpunimi në sektorin përkatës në Beograd, më 25 Prill 2018.
Pjesëmarrja në këtë program trajnimi është e kufizuar vetëm për 35 sipërmarrës të startup-eve nga Ballkani Perëndimor dhe afati fundit për aplikim është data 28 Shkurt 2018.
Aplikimi në këtë program bëhët nëpërmjet faqes së internetit dhe është pa pagesë, gjithashtu shpenzimet si udhëtimi dhe akomodimi mund të mbulohen për disa pjesëmarrës nga projekti EU4TECH.
Për të qenë pjesë e trajnimit ose për më shumë informacion vizitoni linkun: https://goo.gl/b2BfEt
/Aida
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto