Prodhuar e vitit 1970, kompjuteri “Apple 1” do të shitet në ankand - Business Magazine Albania

Prodhuar e vitit 1970, kompjuteri “Apple 1” do të shitet në ankand

Kompjuteri i emëruar “Apple 1” i prodhuar në vitet 1976-1977 nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Wozniak dhe Steve Jobs, do të shitet në ankand.

Sipas informacionit të ndarë nga shtëpia e ankandit “RR Auction” me seli në Boston të ShBA-së, kompjuteri, i cili u shit për rreth 666 dollarë në vitin 1980, ka një tastierë të integruar dhe një kuti të prodhimit të veçantë.

Ofertat e para kanë filluar të merren për kompjuterin që do të shitet më 24 gusht në ankand. “Apple 1” i nënshkruar nga Wozniak në vitin 2017 pritet të shitet për rreth 200.000 dollarë në ankand.

Krahas “Apple 1” është vënë në shitje edhe një çek banke i nënshkruar nga Jobs dhe Wozniak më 19 mars 1976.  Steve Wozniak, Steve Jobs dhe Ronald Wayne themeluan kompaninë me famë botërore Apple më 1 prill 1976, në një garazh në Kaliforni.

Në vitet e para të kompanisë, Jobs dhe Wozniak ishin detyruar të shisnin disa nga sendet e tyre personale për të financuar prodhimin e kompjuterit “Apple 1”.

Nga afro 200 “Apple 1” që Wozniak dhe Jobs prodhuan në 1976-1977, rreth 175 u shitën në atë kohë. Njëri nga prototipet e “Apple 1” u shit për rreth 700.000 dollarë në vitin 2022.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0