Post Startup Grind me Miranda Ademaj: "Dashuroje atë që do të bësh." - Business Magazine Albania

Post Startup Grind me Miranda Ademaj: “Dashuroje atë që do të bësh.”


Eventi i radhës i Startup Grind Tirana u bë më 15 Dhjetor në Protik Innovation Center dhe e ftuar ishte Miranda Ademaj nga “Skënderbeg Alternative Investments AG“. Në këtë event morën pjesë mbi 50 pjesëmarrës me qëllimin për të dëgjuar të gjithë eksperiencën e saj si sipërmarrëse. Prania e Mirandës në këtë takim u mundësua me përkrahjen e SECO Entrepreneurship Program – Program i Swiss Contact për Sipërmarrjen. 

Ne si staf i Business Magazine Albania ishim pjesë e këtij eventi, ashtu siç do të jemi edhe në të gjitha eventet e tjera të organizuara nga Startup Grind Tirana, jo vetëm si partner mediatik por edhe për të mësuar më shumë mbi botën e sipërmarrjes. Është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për sipërmarrësit apo startup-et por për të gjithë të rinjtë të cilët aspirojnë të futen në botën e sipërmarrjes dhe inovacionit.

Miranda lindi në Kosovë. Më pas emigroi në Gjermani ilegalisht me familjen e saj dhe atje filloi një jetë të re. Ajo mbaroi kolegjin në Gjermani, por gjithmonë kishte patur ëndërr të krijonte një sipërmarrje të vetën.

Në moshën 25 vjeçare ajo udhëtoi për një vit në të githë botën duke njohur kulturën e shumë shteteve dhe kjo ishte një shtysë mjaft e madhe për të hapur kompaninë e saj.

Miranda po mendonte se në cilin shtet duhej të zhvendosej midis Zyrih, Frankfurt, Londër dhe New York, ku do të kishte mundësinë që të punonte me financat globale. Ajo zgjodhi Zyrih-un për të hapur kompaninë e saj dhe për të patur edhe prindërit e saj afër.

Ajo e filloi kompaninë e saj në moshën 29 vjeçare dhe e menaxhon atë që në themelimin e saj. Miranda tregoi sesi nisi kompania e saj, si ishte njohur me dy bashkë-themeluesit, të cilët kishin të njëjtin background si ajo dhe vendosën që ta quanin kompaninë “Skënderbeg Alternative Investments AG” në nder të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Disa nga këshillat që ajo tha për të gjithë sipërmarrësit e rinj janë:

“Nëse dashuron vërtet diçka, ekziston dëshira dhe ëndrra për ta realizuar atë nuk të nevojitet një kapital i madh për të nisur një startup.”

“Nëse e ke pasionin, nëse e dëshiron vërtet, go for it, mos u ndal.”

Së fundmi ajo u shpreh në lidhje me suksesin që kishte arritur deri më tani në jetën e saj:

“Unë mendoj se kam arritur vetëm 10% të suksesit dhe është pjesa më e vështirë. Pjesa tjetër vjen shumë më shpejt dhe shumë më lehtë.”

Në fund, si çdo rradhë u bënë pyetje nga pjesëmarrësit, duke mësuar edhe më shumë prej saj.

Nëse dëshironi mund të shikoni videon live KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0