Podcast, një mundësi e mirë për reklamim - Business Magazine Albania

Podcast, një mundësi e mirë për reklamim


Është viti 2019 dhe kemi ardhur në pikën ku pyetja ​​’A dëgjoni podcasts?’ është zëvendësuar me ‘Çfarë podcasts po dëgjoni?’ Përdorimi i tyre po rritet nga viti në vit, që do të thotë vetëm një gjë – është rritur edhe mundësia e reklamimit. Por a është e mjaftueshme kjo për ta bërë atë pjesë të planit tuaj të marketingut?

Lexoni: 19 podcaste biznesi që vlejnë më shumë se një diplomë

Podcasts kanë qenë vërdallë për më shumë se një dekadë, duke filluar si një mënyrë për të regjistrua një shfaqje radioje pas transmetimit dhe duke u rritur nga atje. Podcasts kanë bërë një rrugë të gjatë, duke orientuar interesin jo vetëm nga konsumatorët, por edhe nga tregtarët. Madje, shpenzimet e reklamimit të podcasts pritet të dyfishohen në 1.6 miliardë dollarë deri në vitin 2022, sipas një studimi nga firma kërkimore WARC. Por çfarë saktësisht ka ky medium që e bën atë kaq tërheqës?

Acast botoi një studim që zbuloi se 76% e dëgjuesve të podcast në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanë ndërmarrë një veprim kur kanë dëgjuar reklama ose mesazhe sponsorizimi. Veprimet përfshijnë: kërkim për më shumë informacion online, vizitë në faqen e internetit të një marke dhe ndarja e informacionit me të tjerët rreth një marke online. Arsyeja mund të jetë sepse ka më pak reklama në podcasts dhe dëgjuesit janë në gjendje të ruajnë fokusin e tyre gjatë transmetimit të tyre. Ose konsumatorët kanë një marrëdhënie unike me një podcast, duke qenë se ata shpenzojnë 30 minuta ose më shumë thjesht duke dëgjuar një zë që i argëton, pasi konsumatori është i prirur të zhvillojë besim më të shpejtë dhe të ketë më shumë gjasa të ndërmarrë veprime në këtë mënyrë. Duke parë që ky 76% është shumë dhe këta persona ndërmarrin veprime kur dëgjojnë një reklamë në podcast, duhet hedhur një hap që të përfshini edhe këtë platformë në planin tuaj të marketingut.

35% e personave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018 dëgjonin podcasts gjatë ngarjes së makinës ose udhëtimit – kështu që është pothuajse si një radio, përveç se është një emision radio i veçantë që ju keni zgjedhur vetë, për diçka që ju pëlqen. Prandaj është më shumë si radio e personalizuar. Ky 30% që dëgjon podcasts ndërsa udhëtojnë ose ngasin makinën, duhet ta kuptojmë se nuk mund ta kemi vëmendjen e tyre 100%. As ata nuk mund të jenë në gjendje të bëjnë diçka në lidhje me reklamat saktësisht në atë moment. Nga kjo, ne mund të llogarisim se kur bëhet fjalë për reklamimin në podcast, më shumë mund ta përdorim për ndërgjegjësim të markës (brand awareness).

Lexoni: Podcasti i Karrierës me Gerti Boshnjaku

Gjithashtu shihet se ka një rritje të madhe në përdorimin e podcast në grupmoshën 15-24 vjeç. Kjo bën që marketerët të kthejnë vëmendjen tek podcasts, sepse gjithmonë synohet që të rinjtë të jenë fokusi i fushatave të marktingut. Por duke tërhequr si dëgjuesit e rinj dhe ata me moshë më të rritur, është një mundësi mjaft e mirë targetimi.

Stereotipi që vetëm 40 vjeçarët e pasur dhe të suksesshëm dëgjojnë podcasts është zhdukur prej kohësh dhe mundësia për të arritur këta persona me mosha të ndryshme është një ndër arsyet kryesore pse kaq shumë marketerë po i drejtohen këtij mediumi.

Ashtu si çdo kanal i ri në industrinë e marketingut, aftësia për të reklamuar në podcast është një sfidë më vete. Në përgjithësi në të gjithë platformat, matja janë përshtypjet, përveç në Apple ku mund të matni nëse dikush kalon reklamën tuaj ose jo. Por një gjë është e qartë, reklamimi në podcast ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Në vitin 2017, IAB krijoi ‘Podcast Playbook’ për të ndihmuar reklamuesit të kuptojnë se si të trajtojnë reklamat në podcast.

Megjithatë reklamimi në podcast është një medium unik për të gjetur një audiencë të angazhuar me një përqindje të lartë të dëgjuesve që shijojnë reklamat pothuajse aq sa shijojnë shfaqjen. Kjo në vetëvete duhet të jetë një nxitje e madhe për ta shtuar atë në planin tuaj të marketingut për ndërgjegjësimin e markës.

Lexoni: Mjeshtëria e shitjes (6): Brand Awareness–Njohja e Brandit

burimi: insights.newscred.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0