Po nëse jeni pa punë, si duhet të kaloni ditën? - Business Magazine Albania

Po nëse jeni pa punë, si duhet të kaloni ditën?

Autori i njohur Ernie Zelinski ka zbuluar që mënyra me të cilën e kaloni kohën tuaj të lirë kur jeni të papunësuar  mund të shërbejë si barometër i suksesit tuaj të ardhshëm

Aplikimi për punë është kyç, mirëpo plotësimi i disa qëllimeve për shëndetin fizik dhe mendor është shumë i rëndësishëm.

Për të ruajtur shëndetin mendor dhe nervat, përpiquni që t’i plotësoni edhe disa qëllime të vogla ditore.

Hulumtoni ofertat e reja , kompanitë dhe dërgoni CV-në tuaj. Kështu nuk do të ndiheni të padobishëm, por mos harroni relaksimin.

Kohën të cilën e ndani për stërvitje dhe relaksim është shumë me rëndësi dhe këto janë vetëm disa nga gjërat me të cilat mund ta plotësoni ditën tuaj derisa jeni të papunësuar.

Stërvitni

Stërvitni së paku 30 minuta, sepse aktiviteti fizik do t’ju ndihmojë të rrisni produktivitetin tuaj. Paraqituni për punë. Në këtë duhet të shpenzoni më shumë energji. Rrjetet shoqërore, tabelat e shpalljeve dhe kontaktet personale vetëm do të rrisin shanset tuaja që të gjeni punën e re.

Bëni pauza të vogla

Uluni pak, së paku 15 minuta, dhe pushoni. Shpërblejeni vetëm me një pauzë të shkurtër çdo herë kur bëni diçka të mirë për veten.

Vendosni vetes qëllime online

Sipas hulumtimeve më të reja, numri më i madh i ofertave për punë gjendet në rrjete. Vendosni vetes qëllimin i cili ka të bëjë me kontaktimin e numrit të caktuar të personave çdo ditë, mbase do të rrisni shanset që të gjeni punë.

Mësoni diçka të re

Teknologjia po ndryshon dhe po avancon, andaj është me rëndësi të mësoni dhe çdo ditë të zhvilloheni. Tregoni punëdhënësve të ardhshëm që jeni të interesuar që të zhvilloheni dhe të avanconi.

Shikoni sa keni arritur atë ditë

Bëni listën tuaj se çfarë duhet të bëni, ndërsa krahas kërkesës së punës, në atë listë le të gjenden edhe stërvitja, leximi i ndonjë libri dhe meditimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0